NEWS 2013



23 / 12 / 13

Për Popullin dhe Kombin Shqipëtar...

Miq të dashur Darsianë, Klosianë, Matjanë, Shqipëtarë, Shqipëtarë të Kosovës, të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Camërisë, dhe Shqipëtarë të Diasporës…ju uroj nga zemra gëzuar festat e fundvitit. Suksese, mbarësi, lumturi, harmoni, e begati për ju të gjithë si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale.

 

Dëshiroj t’iu falenderoj, ju të gjithëve qe keni vizituar faqen time të internetit dedikuar Darsit dhe Kombit Shqipëtar. Mbi 7000 vizitorë të shpërnadarë në 55 shtete e 800 qyetete botërore. Eshtë një kënaqësi të shohësh ekzistencën e popullit shqipëtar në çdo vend të botës…dhe është akoma më shumë një kënaqësi që ju interesoheni për Kombin Shqipëtar edhe pse ndodheni larg tij.

 

Ju ftoj të shkruani një koment gjatë vizitës tuaj në kët faqe. Gjithashtu në qoftë se dëshironi, ju mund ta shpërndani linkun e faqes së internetit, që edhe të afërmit apo miqtë tuaj të kenë mundësinë gjithashtu ta vizitojnë. Duke ju falenderuar edhe njëherë, po e mbyll me këtë shprehje miq të dashur atdhetarë : - « Ngjofsha gjithmonë të mirën për ju dhe Kombin Shqipëtar ! »

 

Me rrespekt : AB²


17 / 12 / 13

STATUS !

Jo (Non - No) !

Statusi për në qershor 2014 !

 

Statut d'adhèsion pour juin 2014 !

 

Status, june 2014 !

 

Nga/De : AB²


17 / 12 / 13

BE (UE - EU) - STATUS !

Po apo Jo (Oui ou Non / Yes or No) ???

Sot, një eveniment i rëndësishëm për popullin shqipëtar !

 

Aujourd'hui, un évenement important pour le peuple albanais !

 

Today, an important event for the Albanian people !

 

Nga/De : AB²


15 / 12 / 13

Arif Mati (Aref Mathieu)

« Shkencëtari dhe shkrimtari me origjinë prej Mati »

Miq të nderuar Darsianë, Klosianë, Matjanë dhe Shqipëtarë, kam nderin sot t’iu flas për shkencëtarin dhe shkrimtarin e njohur në botë, ARIF MATIN (AREF MATHIEU), me origjinë nga fshati Rrëmull, i rrethit të Matit. Ai është lindur me 1 mars 1938 ne Kajro (Caire), Egjipt. Eshtë i martuar, ka tre djem dhe një vajzë.

 

23 vitet e para të jetës së tij i ka kaluar në Egjipt, ku edhe ka kryer gjimnazin dhe studimet universitare. Më pas, në vitin 1961, ai udhëton drejt Francës, ku edhe jeton që prej asaj kohe. Eshtë i diplomuar në fusha të ndryshme, si  « Literaturë, Artet e bukura, Arkitekturë, Drejtësi e shoqërive, dhe Histori antike ». Ai flet gjithashtu 5 gjuhë të ndryshme : shqip, frëngjisht, arabisht, italisht dhe anglisht.

 

Në vitin 2003 et 2004 ka publikuar dy libra në gjuhën frënge dhe më pas të përkthyer edhe në gjuhën shqipe :

 

1 - « Albanie (histoire et langue) ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique. -Shqipëria (historia dhe gjuha) ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2007.

 

2 - « Grèce (Mycéniens = Pélasges) ou la solution d’une énigme. - Greqia (Mikenët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme », Shtëpija botuese Plejad, Tiranë 2008.

 

Me 3 janar 2012, Zoti Mati mori gradën Doktor në degën « Histori dhe Civilizimet Antike », në universitetin e njohur francez dhe me famë botërore Sorbona (Sorbonne – Paris IV). Ai mbrojti temën « Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek » duke e justifikuar me argumentat e mëposhtëm :

 

1. Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji ;

2. Pellazgët ishin "barbarë" që nuk flisnin greqisht, pra ishin jo grekë, me ta nuk kishin lidhje etnike dhe gjuhësore. Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve ;

3. Pellazgët ju dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor (siç dëshmon Herodoti) nëpërmjet Jonianëve që ishin Pellazgë përpara se të bëheshin ata helenë ;

4. Grekët e lashtë nuk e njihnin "qytetërimin Miken" ;

5. Homeri i përcaktonte Pellazgët dhe gjuhën e tyre të shenjtë dhe gjuha greke nuk është folur përpara shk. 6 p.k dhe prandaj nuk ka patur asnjë "qytetërim Miken" ;

6. Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan "mikenë" dhe gjuhën si "greqishtja e lashtë" ;

7. Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë. Në të kundërt të gjithë autorët antik i kanë trajtuar si populli më i lashtë në vendin që më vonë u bë Greqi dhe banorë të vetëm para-grek ;

8. Qytetërimi i emërtuar Miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emërtim. Qytetërimi i vetëm që ka ekzistuar para ardhjes së grekëve qe ai i Pellazgëve.

 

Neve si Matjanë, puna e Arif Matit, na bën të ndihemi krenarë, sepse vë në dritë një pjesë të historisë, që për shkak të luftërave dhe pushtimeve të ndryshme në shekuj, ka qenë disi e modifikuar. Siç e dini dhe ju, historia është shkruajtur shpesh nga ata që kanë fituar luftërat. Dhe ata që kanë fituar luftërat e kanë shkruajtur historinë jo ashtu siç është në të vërtetë,  por ashtu siç kanë dëshiruar.

 

Zoti Mati (gjatë një shkëmbimi në nëntor – dhjetor 2013) më ka ndihmuar në mënyrë vullnetare për zhvillimin e faqes së internetit « Dars (Klos) - Albania », duke më dhënë një hartë të komunave të zonës së Matit dhe një hartë të lashtësisë së Shqipërisë. Për këtë arsye e falenderoj përzemërsisht për kontributin e tij.

 

Zoti Mati më ka konfirmuar gjithashtu që në rrethin Mat, dhe sidomos në zonën e Klosit janë gjetur gjurmë shumë të vjetra pellasgo-ilire. Kjo gjë na bën te jemi krenarë që jetojmë në një zonë gjeografike mbase e varfër ekonomikisht por e pasur historikisht.

 

Miq të dashur, po e mbyll këtë artikull duke iu sugjeruar, në qoftë se keni mundësinë, të lexoni veprat e këtij shkencëtari dhe shkrimtari të vlerësuar në botë...

 

Nga/De : AB²


13 / 12 / 13

Statusi (Statut - Status)

Hollanda bëri një gabim të madh duke i vënë veton dhënies së statusit për Shqipërinë!

 

Les Pays – Bas ont fait une grande erreur en posant leur veto sur l’attribution du statut candidat à l’Albanie dans le but d’adhérer l’Union Européenne.

 

Netherlands have made a big mistake by asking veto award candidate status to Albania in order to join the European Union.

 

Nga/De : AB²


10 / 12 / 13

Shqipëtarët e Amerikës

(Les albanais d'Amérique - The Albanian of America)

Faqja e internetit e Darsit është  vizituar masivisht këto kohët fundit në 75 qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Shihni të dhënat më poshtë). Për këtë gjë, një falenderim të veçantë shqipëtarëve të Amerikës, për interesin që kanë pasur për Darsin. Një falenderim gjithashtu edhe shqipëtarëve të tjerë të Diasporës dhe të Shqipërisë, për të cilët do të sjell të dhëna në ditët në vazhdim. Ju falenderoj edhe një herë për vizitat tuaja.

 

Le site web de Dars a reçu beaucoup de visites ces derniers temps dans 75 villes des Etats-Unis (Regardez les données ci-dessous). Pour cela, je tenais à remercier particulièrement les albanais d’Amérique, pour leur intérêt apporté au site web. Un remerciement également aux autres albanais de la Diaspora et de l’Albanie, sur lesquels, je fournirai des données dans les jours à venir. Je vous remercie encore une fois de vos visites.

 

Website Dars received many visits lately in 75 cities in the United States (See data below). For this, I wanted to especially thank the Albanian of America for their interest madeto the website. A thank you also to the other Albanian Diaspora and Albania, on which I will provide data in the coming days.Thank you again for your visit.

 

Me rrespekt / Cordialement /With respect: AB²


05 / 12 / 13

Rruga (La Route - The Road) DARS

Pse rruga e Darsit nuk u asfaltua ?

 

Pourquoi la route de Dars n'est pas goudronnée ?

 

Why Dars road not paved ?

 

Nga/De : AB²


28 / 11 / 13

101 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë

(101 ans d'indépendance de l'Albanie - 101 years of independence of Albania)

Gëzuar ditën e pavarësisë gjithë popullit shqipëtar brenda dhe jashtë trojeve shqipëtare !

 

Bonne fête d'indépendance au peuple albanais en Albanie et dans le monde!

 

Happy Independence Day to the Albanian people in the world !

Nga / De : AB²


16 / 11 / 13

Armët kimike të Sirisë

(Les armes chimiques de la Syrie - The chimical weapons of Syria)

Populli shqipëtar i tha "JO" armëve kimike të Sirisë ! Kjo është demokracia e vertetë ! 

 

Le peuple albanais a dit "NON" aux armes chimiques de la Syrie ! C'est ça une vraie démocratie ! 

 

The Albanian people said "NO" to chemical weapons in Syria! That's a true democracy!

 

Nga / De : AB²


09 / 11 / 13

Gjokë Dabaj: Takimi në Klos (Burrel) me nënën pas 30 viteve, erdhi si turiste në Shqipëri

Ekskluzive / Rrëfimi i 75-vjeçarit Gjokë Dabaj nga Tivari, një nga ish-drejtuesit e organizata patriotike ‘Liria’ në vitin 1962 në ish-Jugosllavi. Si i shpëtoi Dabaj dënimit për “Agjitacion e propogandë”, martesa me studenten nga Përmeti, dasma e veçantë në Korçë dhe takimi pas 30 vitesh në Klos të Matit me nënën e tij që kishte ardhur si turiste në Shqipëri.

 

75-vjeçari Gjokë Dabaj: Pasi u verifikua nga Sigurimi i Shtetit dhe Partia se unë nuk isha armik, kur nuk e prisja, nga internimi në Tepelenë, më çuan për studime në Universitetin e Tiranës. Aty u njoha dhe në vitin e tretë u martova me shoqen e jetës, Fotininë. Pas vëllait që erdhi në Shqipëri dy dit me një grup shokës, 30 vite pas arratisjes në Shqipëri, nëna mundi të vijë si turiste dhe më takon në Klos të Burrelit.

 

Pasi i shpëton dënimit si i akuzuar për agjitacion e propagandë kundër shtetit, atëherë kur nuk e priste, Gjokë Dabajt i jepet bursa për studime në Fakultetin Gjuhë-Letërsi në Tiranë. Aty njihet dhe kur ishte në vitin e tretë martohet me Fotininë, vajzën nga Përmeti. Ndërkohë, pas përfundimit të studimeve, fillon punën si mësues në fshatrat e Matit. Jetën e tin si student, si mësues dhe takimin pas 30 vitesh në Klos të Matit me nënën e tij, të ardhur si turiste nga Jugosllavia, Dabaj i rrëfen në intervistën e tij në vazhdim….

 

Si vazhdoi jeta juaj pas fillimit të studimeve universitare në Tiranë?

 

-Gjatë studimeve universitare, unë u njoha me një vajzë nga Përmeti, e cila do të bëhej më pas shoqja ime e jetës. Ajo ishte Fotini Dabaj, që studionte në Institutin dy vjeçar për Gjuhë-Letërsi. Njohja erdhi natyrshëm, ashtu siç njiheshin e martoheshin të rinjtë e asaj kohe në Shqipëri. Po ashtu, edhe dasma jonë ishte një dasmë e veçantë, duke filluar nga vendi, krushqit e dasmorët dhe mënyra e organizimit…

 

Kur dhe ku u bë dasma juaj?

 

-Martesa ime me Fotininë u bë në vitin 1979, kur unë isha në vitin e  tretë të universitetit. Unë isha njeri i vetëm në Shqipëri, pasi të gjithë familjarët e të afërmit i kisha lënë në vendlindje, në ish-Jugosllavi, isha ndarë me ta nga viti 1962… Gruan, Fotininë, pasi mbaroi Institutin, e emëruan dhe nisi punë si mësuese në Vinçan të Korçës. Edhe dasmën e bëmë në Korçë, por nuk ka lidhje me këtë… Dasmën e bëmë në shtëpinë e njeriut të nderuar, kosovarit Rifat Kuçi…

 

Kush është Rifat Kuçi?

 

-Rifat Kuçi është një emër i njohur, është nga Suhareka. Ai, për bindje dhe aktivitet patriotik, është burgosur nga regjimi i Tito-Rankoviçit në vitet 1952-1956 në burgun famëkeq në Golitek. Ai ishte profesori i njohur i gjuhës shqipe në Prizren. I përndjekur nga UDB-ja dhe regjimi vendas, në vitin 1964 ai u detyrua të ikë familjarisht dhe të akomodohet familjarisht në shtetin amë, në Korçë. Unë e njihja Rifatin që më parë, që kur ishte në Prizren… Thashë që njeri tjetër unë në Shqipëri nuk kisha, e ai u bë njeriu im më i afërt. Pra, dasmën e bëmë në shtëpinë e Refatit. Ishte një dasmë e thjeshtë, tradicionale shqiptare, me këngë, valle e dolli. Ai njeri zemër mirë, më trajtoi e më martoi sikur të më kishte fëmijën e tij. Nuk ja kam harruar dhe nuk do ja harrojmë gjatë gjithë jetës, unë, gruaja e fëmijët atij burri… Kështu, edhe pas martesës, unë ndiqja mësimet si student në Tiranë, ndërsa gruaja, Fotini, vazhdonte punën si mësuese në Vinçan të Korçës…. Kështu, unë shkoja e vija në Korçë, deri sa mbarova dhe studimet në universitet…

 

Ku ju emëruan pas përfundimit të studimeve në Tiranë?

 

-Më emëruan në rrethin e Matit, mësues në fshatin Fullqet. Në fakt, dëshirë kisha që të më emëronin në qytetin e Burrelit, por e dija se kjo do të ishte vetëm dëshirë, pasi shpesh mendoja me vete se dhe kaq që më kishin dhënë, e kisha tepër… Kjo, edhe pse kisha përfunduar studimet me rezultate të mira… Unë kisha një dosje, dhe ajo do të më ndiqte pas ngado që unë të shkoja…  Më kujtohet një detaj nga ditët e para të fillimit të mësimit në Fullqet të Burrelit, që lidhet me Mehmet Cenin, një mësues i njohur në atë zonë e që në atë kohë ishte zëvendësshef i Arsimit të rrethit të Burrelit. Në intimitet ai më tha:”Kemi nevojë shumë për ty në qytet, por nuk mundem!”. Dhe unë e mirëkuptova, e dija këtë…


Më pas, për rrethana që ende nuk u mësuan plotësisht, ky njeri i mirë vrau veten… Kështu, si mësues e gjuhës e letërsisë shqipe, unë dhashë mësim 6 vjet në fshatin Fullqet të Matit… Pastaj, më lëvizën që aty…

 

Ku u dërguan më pas?

 

-Më emëruan mësues i së njëjtës lëndë në shkollën e mesme të Klosit në Burrel, që ishte afër rrugës nacionale Tiranë-Peshkopi, e jo shumë larg nga qyteti i Burrelit… Këtu, në Klos, qëndrova e jetova më gjatë… Kështu, nga 400  libra që kisha në bibliotekën time modeste, i bëra 12 mijë. Është një pasuri që unë e ruaj si sytë e ballit dhe e shtoj atë vazhdimisht… Por theksoj këtu, se nuk harroj njerëzit e mrekullueshëm të Klosit, që ishin bashkëqytetarë të mi të gjithë gjendur… Po për këtë do flas më poshtë… Këtu në Klos të Burrelit, unë e bashkëshortja Fotinia, përjetuam gëzimet më të shtrenjta të jetës sonë…

 

Cilët janë këto gëzime?

 

-Lindja e rritja e fëmijëve tanë. Këtu më lindën fëmijët, përjashto Dardanin që lindi në Korçë dhe kur unë fillova punë në Klos të Matit, ai ishte tre muajsh. Sot, djali i madh, Dardani, punon dhe jeton në Neë-York të Shteteve të Bashkuara ët Amerikës. Në Klos të Burrelit lindi vajza, Ujkina, sot inxhiniere ndërtimi, drejtoreshë e një firme. Na lindi djali, Auloni, që sot është arkitekt, punon në Tiranë. Po na lindi dhe djali tjetër, Molosi, me profesion inxhinier që sot punon me subjekte të ndryshme në Tiranë dhe ën Durrës. Ndërsa vajza e fundit, Është Ditjona, që lindi në vitin 1981…

 

Na bën përshtypje se emrat e fëmijëve tuaj, kanë emra vendesh historikë, emra tradicional apo që përkojnë me ngjarje e data të rëndësishme?

 

-Po, sigurisht që po. Kjo ka qenë dhe mbetet një tendencë për shqiptyarët, veçanërisht për ata që banojnë në trojet e tyre jashtë shtetit amë, apo për shkaqe ekonomike janë në emigracion nëpër botë.


Ja për shembull Dardani, të kujton Dardaninë… Ujkina, një trevë të njohur shqiptare, Auloni e Molosi po ashtu. Ndërsa vajza e ka emrin Ditëjona (Erdhi dita jonë) pasi ajo lindi në vitin 1991, vit në të cilin në Kosovë ndodhën protestat e mëdha që paralajmëronin lirinë e shqipatrëve nga regjimi shtypës serb…

 

Të kthehemi tek marrëdhëniet me bashkëqytetarët tuaj në Klos?

 

-Përmenda më lart se mes tyre gëzonim një respekt e admirim të veçantë. Ishim pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve të tyre, sikundër dhe ata pjesë e gëzimeve e hidhërimeve tona. Nga që ishim jabanxhinj, ata bënin çmos që të na i lehtësonin hallet dhe problemet e jetës. Këto lidhje i kemi mbajtur dhe më vonë e vazhdojmë t’i mbajmë edhe tani. Banorët mua më kanë shpallur ‘Qytetar Nderi i Klosit’, e kjo është një nga mirënjohjet që unë atyre ua shpërblej me mirënjohje të pakufishme…

 

Që nga arratisja më 1962 e në vitet më pas, kishit lidhje me familjen tuaj në Jugosllavi?

 

-Asnjë kontakt fizik apo telefonik për dekada të tëra. Dihet si ishte ajo kohë. Kishim kontakte tepër të rralla, vetëm me letra. Dhe komunikimi me letra (shumë i rrallë, siç ju thashë), nuk bëhej direkt por nëpërmjet njerëzve tanë që kishim në Stamboll të Turqisë. Babai shkruante letrën për mua e ua dërgonte njerëzve në Stamboll, ndërsa ata, ma nisnin mua nga Stambolli në Shqipëri.

 

Po kontaktet e para fizike me familjarët kur i keni pasur?

 

-Vetëm pas 18 vitesh munda të takoj vëllanë. Kur u arratisa nga Jugosllavia, ai ishte vetëm 13 vjet. Pra, ishte burrëruar, shkolluar e martuar… Në vitin 1981, vëllai im, Palë Dabaj, me një grup inxhinierësh të Obiliqit, vijnë për probleme pune në Shqipëri, ashtu siç vinin atëherë, në bazë të marrëveshjeve që kishin du shtetet, Shqipëria dhe Jugosllavia. Lajmërohem për këtë, e më japin lejë të takohem. Shkoj e rri me ‘të dy dit në Shkodër. Thashë se e kisha lënë 13 vjeç kur u arratisa në Shqipëri, e ai tani ishte 31 vjeç. Qamë sa nuk pushonim dot. Nuk e besoja se do ja arrinim kësaj dite. E pyesja për babanë, nënën, për shokë e miq, e bisedat tona nuk kishin të mbaruar. Kujtoj se atë kohë, jo vetëm vëllai, por dhe shokët që ishin me të e që kishin mundur të vinin në shtetin amë, ishin tejet të lumturuar. Shkonim ato dy netë në ato koncerte e lokale ku këndoheshin këndë shqip. Qante vëllai, qanin edhe shokët kur këngëtari i talentuar Sali Mani këndonte këngë për Enver Hoxhën e për Shqipërinë. Enveri ishte idhull për kosovarët atë kohë, ndërsa Shqipëria identifikohej nga ne njëlloj si nëna biologjike…

 

Ndonjë të veçantë gjatë takimit të parë me vëllanë e shokët e tij?

 

-Janë të shumta. Nuk mjaftonin orët e ditës, por natën e kalonim pothuaj të pa gjumë. Vinin me radhë në dhomën ku flija unë, e bisedonin e qanim… Mall për ndarjen e largët, por dhe dhimbje për situatën e rënduar në Kosovë nga shtypja e shtetit serb… Ditëk e qëndrimit të tyre kaluan shpejt, e erdhi ndarja… Atë tani e kam të vështirë ta përshkruaj… Por ky çast do të vinte… Gjithë se si, për herë të parë pas 18 vitesh, unë isha takuar me vëllanë, të vetmin pjesëtar të familjes që kisha lënë pas ikjes në vitin 1962. Diçka prekëse me vëllanë, para se ai të largohej. U ndamë me një anë dhe më afroi 13 mijë marka dhe më tha: “Mbaji, të duhen për hallet që ke!” I thashë se nuk më duhen pasi isha mirë e atyre që ishin shumë njerëz, këto para u nevojiteshin… Por të them të drejtën, atëherë nuk mund të pranoje para kështu në Shqipëri, pa deklaruar, pa e ditur shteti. Vëllai këmbënguli. E kuptoi me sa duket, e shkoi aty në sportel të ‘Turizmit’, i ktheu markat në lekë shqiptare e m’i dha mua. I mora, pasi ishte e pamundur t’i refuzoja… Në fakt, unë kisha marrë nja 30 mijë lekë borxh, e paratë që më dha vëllai, ma zgjidhën këtë problem…

 

Po takimi i parë me nënën?

 

-Eh. Pas shumë vitesh, pas rreth 8 vitesh… Po bëheshin 30 vjet që nuk ishim parë. Bile, dhe kur erdha ilegalisht kufirit, për shkak të konspiracionit të detyrës që më ishte ngarkuar, unë nuk u thashë asgjë. Vetëm pasi shokët u bindën se unë isha futur në Shqipëri pa problem, diçka i kishin thënë babait, por i kishin thënë se do të kthehesh pas 5-6 ditësh. Por kishin kaluar rreth 30 vite, e unë s’u ktheva dot në vendlindje…

 

Po nëna juaj, si mundi të vijë në Shqipëri?

 

-Histori më vete dhe kjo. Mundi të sigurojë një ardhje me vizë si turiste. Sigurisht, ardhja e saj kishte të bënte me mua. Nuk më kishte parë e nuk e kisha parë për tri dekada. Isha martuar, kisha lindur fëmijët, ata ishin rritur, e nëna nuk i kishte parë. Erdhi nëna, e si i themi ne, ‘ma gjeti shtëpinë’ në Klos të Burrelit. Nuk jam në gjendje që ta përshkruaj tani takimin me të… Nuk jam në gjendje të përshkruaj përqafimin e nënës me fëmijët e mi, me bashkëshorten… Por ardhja e nënës time, ishte festë edhe për bashkëqytetarët e mi në Klos të Burrelit. Është pak ta them që e pritën si ‘Ambasadore’. Shqipërisë në atë kohë i mungonin shumë gjëra, por fqinjët, shokët e shoqet u kujdesën për gjithçka, u kujdesën që në shtëpi të mos mungonte vaji, sheqeri, kafeja, orizi, mishi…. Siç i themi ne, u kujdesën që të kishte dhe ‘qumësht dallëndyshe’, që nëna të ndjehej sa më mirë….

 

Sa kohë qëndroi nëna në Shqipëri?

 

-Qëndroi tre muaj, aq sa e kishte dhe vizën turistike. U çmallëm, por mungesa e afro 30 viteve, nuk mund të kompensohej… Hynin e bisedonin me nënën njerëz pa pushim. Lotonte nëna kur dëgjonte t’i thoshin fjalët më të mira për mua, për familjen time. “Nuk e kam parë djalin për 30 vjet, e kam lënë në duart tuaja të sigurta nëna”, u thoshte ajo mes lotëve.

 

Pati ndonjë reagim nga nëna juaj për situatën tënde shoqërore e ekonomike, për qytetin ku jetonit?

 

-Jo, jo. Nëna ime fisnike, edhe pse i kuptonte ca gjëra që asaj i dukeshin absurde(bie fjala kolektivizimi), nuk tha një fjalë… Nuk donte që të shtonte ndonjë brengë jetës sime, që dhe ashtu siç kishte ardhur deri në atë ditë, nuk i kishte të pakta… Vetëm në një rast të vetëm, nëna bëri një konstatim dhe më tha diçka…

 

Më konkretisht?

 

-Gjatë kohës që nëna ishte tek unë, e shëtitëm nga mundëm. Shpesh, pasditeve, e nxirrnim dhe në periferi të qytezëz ku banonim, ku ishin dhe ekonomitë bujqësore, administratat dhe peisazhi i zakonshëm i jetës kolektive në fshat në atë kohë. Në një moment kur u ndodhëm para një stalle lopësh, nëna qëndroi pak, pasi diçka i kishte bërë përshtypje. Lopët e kooperativës, ishin shumë të dobëta. Asaj, duke i krahasuar me lopët që kishin fshatarët andej(të mbajtura mirë, të shëndosha), mu drejtua dhe më tha: “Kështu i keni lopët të gjitha në Shqipëri, more bir?!”. “Po”, ja ktheva unë. “Ah more bir, nuk paskeni gjë kështu”, vazhdoi ajo. Por mos harrojmë, se në sytë e bashkëkombasve jashtë kufijve, Shqipëria ishte shteti amë, nuk shahej… Edhe po të kishte diçka që stononte…

 

 

Nga/De : Kujtim Boriçi


09 / 11 / 13

Logo e re e Darsit

(Nouveau logo de Dars - New logo of Dars)

Logo e re e Darsit (Nouveau logo de Dars - New logo of Dars)
Logo e re e Darsit (Nouveau logo de Dars - New logo of Dars)

29 / 06 / 13

Qytete/Villes/Cities ku (où/where) është (est/is) vizituar (visité/visited) "Dars - Albanie"


15 / 06 / 13

Zgjedhjet politike (Les éléctions politiques - The political elections)

Zgjedhjet politike të 23 qershorit do të jenë një test i vërtetë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarve. Ju bëj thirrje të gjithëve që të shkoni e të votoni në mënyrë paqësore, cilido qoftë kampi politik që ju i përkisni.

 

Les élections politiques de 23 juin seront un vrai test pour l'avenir de l'Albanie et des albanais. Je vous fais appel d'aller voter de manière pacifique, peu importe au camp politique dont vous appartenez.

 

Political elections of June 23 will be a real test for the future of Albania and Albanian. I am asking you to vote in a peaceful manner, regardless of the political camp you belong.

 

Nga/De : AB²


01 / 05 / 13

Antoine de Maximy në Shqipëri (en Albanie - in Albania)

Antoine de Maximy është një gazetar i njohur francez që ka udhëtuar nëpër gjithë botën duke filmuar vetë udhëtimet e tij. Ai erdhi edhe në Shqipëri, ku ne veri, ku njerëzit janë më të varfër, aty e pritën më mirë se në jug të Shqipërisë.

 

Antoine de Maximy est un journaliste connu et français, qui a voyagé partout dans le monde. Il filme lui même ses voyages. Son voyage en Albanie s'est bien déroulé, surtout dans le nord du pays, où les gens sont pauvres, mais c'est là-bas qu'il a été le mieux accueilli.

 

Antoine Maximy is a known French journalist, who traveled around the world. He filmed himself on his travels. His trip to Albania went well, especially in the north of the country, where people are poor, but it is there that it was the best received.

 

Nga/De : AB²


14 / 04 / 13

Rruga e Darsit

(La route de Dars - The road of Dars)

Rruga e Darsit po asfaltohet ! Ky është një hap i madh drejt zhvillimit ! Bravo !

 

La route de Dars est en train d'être goudronnée. C'est un grand pas vers le développement du village. Bravo !

 

Dars road is being paved. This is a great step toward the development of the village. Congratulations!

 

Nga/De : AB²


14 / 04 / 13

Revista (Revue - Magazine) EMATHIA

Pak reklamë për revisten matjane " Emathia ", që është akoma në përpunim, por që meriton të vizitohet dhe të vlerësohet puna e autorëve, që kontribuojnë për zhvillimin dhe mbijetesën e kulturës Matjane.

 

Un peu de publicité pour la revue " Emathia ", qui est toujours en construction, mais qui mérite d'être visitée. Il faudrait valoriser le travail des auteurs, qui contribuent au développement et à la survie de la culture " Matjane "


A little publicity for the magazine "Emathia", which is still under construction but well worth a visit. Should promote the work of authors who contribute to the development and survival of culture "Matjane"

 

Sitweb : http://revistaemathia.com/index.php


Nga/De : AB²


16 / 03 / 13

Shërbimi i pastrimit të qytetit Klos, 2012

(Le service de nettoyage de la ville de Klos - The cleaning service of the city of Klos)

Télécharger
Sherbimi i pastrimit të qytetit Klos, 2012
Service de nottoyage de la ville de Klos, 2012
Sherbimi i pastimit te qytetit Klos 2012
Document Adobe Acrobat 5.0 MB

16 / 03 / 13

Protestë në Klos: Do bojkotojmë zgjedhjet

KLOS – Banorë të disa fshatrave në Bashkinë e Klosit paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 23 qershorit derisa strukturat shtetërore të zgjidhin shqetësimet që ata kanë, si uji i pijshëm, rruga automobilistike, depozitimi i mbeturinave të qytetit në territorin e tyre. Në një tubim të organizuar, ata thanë se konsumojnë ujë jashtë çdo standardi dhe se kjo mund të bëhet shkak për infeksione të ndryshme apo helmime të banorëve të fshatrave Cerujë, Patin, Bërshi. Po ashtu banorët u shprehën se prej shumë vitesh nuk investohet në rrugët rurale të këtyre fshatrave, duke bërë që ato të jenë në gjendje kritike. Një problem tjetër për banorët është hedhje e mbetjeve të qytetit në afërsi të këtyre fshatrave. “Jo vetëm era e keqe, por këtu nuk mund të kullosim bagëtitë për shkak të mbetjeve të qytetit. Nëse Bashkia dhe strukturat shtetërore nuk marrin masa, jemi të detyruar të bojkotojmë zgjedhjet politike të këtij viti”, deklaruan dje banorët.


Prejardhja (Source):

http://www.panorama.com.al/2013/02/07/proteste-ne-klos-do-bojkotojme-zgjedhjet/#ixzz2NhIcGEBt


16 / 03 / 13

Princ Leka II inaguron rrugën Klos - Cërrujë.

19-10-2012

 

Ka përfunduar investimi i Agjensisë së Zhvillimit të Zonave Malore dhe Bashkisë Klos në rrugën që lidh qytetin e Klosit me fshatrat Plezhë, Patin dhe Cërujë. Gjatësia e kësaj rruge shkon në 3.5 km me vlerë 65 milion lekë të rinj. Sot është bërë inagurimi i rikonstruksionit të këtij segmenti rrugor të rëndësishëm për tre fshatrat. Në inagurimin e këtij investimi ishin të pranishëm Princi Leka II, Zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia, Deputeti i Qarkut Dibër, Bedri Hoxha, kryetari i Bashkisë Klos, Ramazan Mjeshtri si dhe banorë të zonës. Prerjen e shirit të kësaj vepre të rëndësishme për fshatrat Plesh, Patin dhe Cërujë, e bëri Princi Leka II dhe kryetari i Bashkisë Klos, Ramazan Mjeshtri. Princi Leka II tha se është kënaqësi të marrë pjesë në një ceremoni të tillë dhe është i lumtur që në vendlindjen e tij po investohet nga qeveria shqiptare.  Deputeti Bedri Hoxha u shpreh se investimi në këtë segment rrugor do t’ju vijë në ndihmë banorëve të këtyre fshatrave si dhe qeveria shqiptare ka në plan edhe njësësrë investimesh të jera të rëndësishme jo vetëm në rrugë, por edhe në fushën e vaditjes që pritet të nisin sëshpejti. Kryetari i Bashkisë Klos, Ramazan Mjeshtri falenderoi qeverinë shqiptare për investimin e bërë për  përmirësimin e infrastrukturës rrugore të Bashkisë Klos. Ai tha gjithashtu se brenda mandatit të tij, të gjithë fshatrat e kësaj bashkie do të lidhen me rrugë të asfaltuar. Banorët e fshatrave të cilët morën pjesë në inagurimin e rrugës Klos – Plezhë – Patin dhe Cërujë, falenderuan qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Klos për investimin e bërë në këtë rrugë. Ata theksuan se premtimet e dhëna nga qeveria janë mbajtur, dhe se asfaltimi i kësaj rruge do t’i japë mundësi të mëdha zhvillimit ekonomik të këtyre fshatrave.

 

Nga/De : Dritan Kurti

 

Prejardhje (Source) : http://www.77news.al/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=9054


16 / 03 / 13

Osman(e) Shahini : Burrnesha lë vendlindjen pas 82 vitesh.

23 / 07 / 12

 

Ka punuar për 15 vjet në minierë, nëntokë, si burrat. U betua se nuk do të martohej kurrë, që në rini, që t’u shërbente prindërve e sot, në moshën 82-vjeçare, dikush duhet të kujdeset për të. Shtëpia i është rrënuar dhe ajo do lërë vendlindjen për të ardhur në Tiranë, për të ngrysur ditët në një azil të moshuarish.

 

Në minierë e kanë thirrur Osman, ndërsa në fshat Osmane. Deri tani banon në fshatin Bejnë të bashkisë Klos, ndërsa ka përgatitur dokumentet për t’u “dorëzuar” në një azil të Tiranës. 15 vjet ka punuar nëntokë, bashkë me minatorët e Batrrës. Ndërkohë pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në fshat, si çobaneshë. Nuk është martuar kurrë. Vishet e sillet si burrë. Megjithëse ka jetuar më shumë se tetë dekada, është e ndrojtur. Mosha ka bërë të sajën. Nuk dëgjon mirë. Nuk di as shkrim e as këndim. Thotë se deri në moshë madhore iu përkushtua prindërve të saj. Jeton në një banesë të vjetër, gati të rrënuar. Nuk e ndihmon askush. Dy vëllezërit janë larguar prej kësaj shtëpie, ndërkohë fqinjët as që e shohin Osmanen. Prej disa ditësh troket në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë Burrel, Mexhit Sina. Ka përgatitur me ndihmën e tij të gjitha dokumentet ligjorë për t’u strehuar në azilin e të moshuarve në Tiranë. “Nuk mund të rri vetëm. Askush nuk më vjen në ndihmë. Nuk më vjen hiç keq që po largohem prej këtu. Shtëpia po shembet”, shprehet e moshuara e vetmuar.


Është burrë apo grua 82-vjeçarja? Minatorët e Krastës dhe kuadrot e minierës “11 heronjtë e Batrrës” e kanë thirrur Osman. Ndërkohë të afërmit dhe banorët e fshatit përherë e kanë thirrur Osmane. Teksa “guxojmë” ta pyesim: Nëse do të martohej, do të merrje burrë apo grua? Ajo përgjigjet me zë të mekur: Burrë! Pra Osmania lindi femër, jetoi, u rrit dhe u plak si burrë. “Kurrë nuk kam menduar të martohem. U jam përkushtuar prindërve të mi. Nuk ka guxuar njeri të më thotë fjalë që i thuhen një femre”, shprehet Osmane Shahini.


Udhëtojmë bashkë me të nga qyteti i Klosit deri në Bejnë. Djemtë e atij fshati na transportojnë me mjetin e tyre. Pasi ecim 4 kilometra, mbërrijmë një kodër të fshatit. Aty janë disa ndërtesa, njëra pranë tjetrës. Shtëpia më e dëmtuar është ajo e Osmanes. Ngjisim disa shkallë të drunjta, të ndërtuara shumë dekada më parë. Ajo hap derën (derë i thënçin) dhe hyjmë në bujtinën e saj. Gjithçka është grumbulluar në një dhomë 3 x 3 m. Mbi krevatin e drunjtë Osmania ka vënë të paktën 10 qese të mëdha plastike, të mbushura me rrobat e saj. “I kam bërë gati se do t’i marr me vete në azil. Plaçkat e tjera i kam shitur në fshat”, thotë ajo dhe tregon disa sende që nuk vlejnë për asgjë. Muaj më parë i kanë vjedhur të holla dhe kjo është një tjetër shtysë që burrnesha ikën nga fshati i lindjes, ndoshta për të mos u kthyer kurrë.

 

Kur keni lindur, sa vëllezër e motra keni dhe ku keni punuar gjatë jetës suaj?


Datën e lindjes nuk e mbaj mend, por sipas prindërve kam lindur në vitin 1930. Kam një motër të martuar dhe dy vëllezër. Njëri banon në Tiranë dhe tjetri në një lagje tjetër të fshatit Bejnë. Deri në vitin 1970, pra në moshën 40-vjeçare kam punuar pranë familjes sime, kryesisht me blegtori dhe në ish-kooperativën bujqësore. Isha e gjallë dhe bëja çdo punë. Në ato vite prindërit u ndanë nga djemtë dhe unë vendosa t’u përkushtohem vetëm atyre. Vendosa të mos martohem kurrë. Pas një viti kërkova leje në ish-Komitetin Ekzekutiv të Rrethit për të punuar në minierën e kromit Batërr. Fatmirësisht leja m’u dha pa shumë pengesa. Fillimisht drejtuesit e minierës më caktuan në punë të lehta, më pastaj për shumë vite kam punuar në front, në nxjerrjen e kromit.Punoja me lopatë po aq sa burrat dhe mbushja vagonët. Nuk e kisha problem fare. Punoja sa burrat. Ndërkohë isha e respektuar nga drejtoria e ndërmarrjes, specialistët dhe minatorët. Punova në minierë deri në vitin 1986, deri atëherë kur dola në pension.

 

Ku flije dhe si e kaloje kohën në qytetin e minatorëve?


Në dhomë flija me tetë burra minatorë, madje më patën caktuar si përgjegjëse të dhomës. Të gjithë më thërrisnin Osman. Respekti ishte i plotë dhe i ndërsjellë. Për 15 vjet nuk pati minator të më thotë gjysmë fjale të keqe apo që lidhej me marrëdhëniet mes meshkujve e femrave. Hanin, pinim, bisedonim si të barabartë. Flija kur të doja dhe zgjohesha herët për në punë, që në orën pesë. Në vitet e para kam punuar vetëm turni i parë, më vonë edhe i dytë dhe tretë. Vetë e kisha zgjedhur këtë punë dhe nuk bëja zë.

 

Çfarë është kjo që mbani mbi jelek?


Ne minatorët e Batrrës, afro 30 veta, punuam në vitet 1972-1974 në elektrifikimin e zonës së Martaneshit. Transportonim shtylla, tel, hapnim gropa dhe ndihmonin specialistët elektricistë. Atëherë, kur Martaneshi u elektrifikua, u dha një dekoratë. Ajo m’u dha vetëm mua. Siç e shihni, ajo shkruan “30-vjetori i çlirimit”. Jam shumë krenare që kam punuar edhe për elektrifikimin e krahinës së Martaneshit, përkrah burrave e grave të mira të kësaj zone.

 

Sa pension merrni dhe si jetoni aktualisht?


Unë marr 13 mijë lekë pension miniere. Për veten time ai më mjafton. Por, tani nuk mund të jetoj aty ku më lindi koka. Shtëpia është e vjetër dhe po shembet. Gjatë dimrit gjithë shiu bie brenda. Një dhomë që pata ma ngushtuan njerëzit e mi. Po ashtu fqinjët nuk më duan. Jam e thyer në moshë dhe duhet që vitet e mbetura t’i kaloj diku tjetër, në azil.

 

Kush ju ka ndihmuar të shkoni atje?


Deputeti Qemal Minxhozi dhe nënkryetari i Bashkisë Klos, Mexhit Sina, më kanë ndihmuar të përgatis dokumentet dhe ndoshta brenda këtyre ditëve do ta lë fshatin dhe do të strehohem në azil. Më vjen keq ndonjëherë që do ta lë vendin e lindjes, por në këto kushte nuk mund të jetoj.

 

Kohët e fundit banesa juaj është grabitur ?


Po. “Dikush” ka hyrë në shtëpi dhe më ka vjedhur të gjitha të hollat që kisha. Jam e moshuar dhe nuk i njoh lekët, pra nuk di sa para kam pasur në dy zarfe të fshehura në rrobat e shtëpisë. U ankova në polici, por autori nuk u gjet. Tani kam vendosur që paratë e pensionit t’i dorëzoj në azil dhe të jetoj vitet e mbetura atje.

 

Pse nuk vajte te njerëzit e tu të afërm?


E pleqërova edhe këtë që thoni ju. Pasi u mendova mirë, vendosa të mos shqetësoj askënd. Ata kanë familjet e tyre dhe pse t’i fus në sherr me gratë apo fëmijët. Secili kërkon ta ndërtojë jetën siç dëshiron.

 

A nuk ju vjen keq që nuk u martuat dhe të kishit edhe ju fëmijët tuaj, të cilët do t’ju vinin në ndihmë në këtë moshë të thyer?


Kështu vendosa që në rini dhe nuk jam bërë pishman aspak. Duke parë si ka ardhur koha, nuk më vjen keq pse nuk kam fëmijë. Shoh bashkëfshatarët apo miqtë që kanë plot fëmijë, por jetojnë si unë, të vetëm. Disa kanë emigruar jashtë vendit dhe nuk i shohin fëmijët as një herë në 10 vjet, të tjerë janë braktisur nga ata. Shumë i kanë fëmijët vetëm në letra, ndërsa realisht jetojnë vetëm, madje si puna ime.

 

Nga/De : HASAN PASHA

 

Prejardhja (Source), Gazeta Panorama:

http://www.panorama.com.al/2012/07/23/osmane-shahini-burrnesha-le-vendlindjen-pas-82-vitesh/#ixzz2Ni5jay7Z


08 / 03 / 13

Princ Leka II

Sit Webi i Princit Leka II në shqip dhe anglisht (Le site web du Prince Leka II en albanais et anglais) : http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/pages/princeleka


08 / 08 / 13

Festa e nënave dhe grave

(Le fête des mères et des femmes - The Mother's Day and Women)

Gëzuar festën e tetë marsit të gjithë nënave dhe grave matjane, shqipëtare.

 

Bonne fête de huit mars à toutes les mères et femmes de Mat, Albanie.

 

Happy celebration 8 March to all mothers and women Mat, Albania.

 

Nga/De : AB²


07 / 03 / 13

7 Mars, Festa e mësuesve

(La fête des professeurs - The day of teachers)

Gëzuar festën e shtatë marsit të gjithë mësuesve të shkollës së Darsit, të Klosit e të gjithë fshatrave përreth.

 

Bonne fête de 7 mars à tous les professeurs de l'école de Dars, de Klos et des villages aux alentours.

 

Happy celebration 7 March to all teachers of the school of Dars, Klos and surrounding villages.

 

Nga/De : AB²


03 / 02 / 13

Burrel - Klos : Asfaltohet edhe rruga e vjetër.

Për aq kohë sa Rruga e Arbrit do të jetë në ndërtim, transporti nga Peshkopia në drejtim të Tiranës do të duhet të bëhet përmes rrugës ekzistuese, me një gjendje problematike, por për të cilën puna e rikonstruksionit ka filluar. Për të inspektuar punimet në aksin Burrel-Klos ishte dje ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi. Puna që sapo ka filluar në këtë rrugë pranë qytetit të Burrelit do të konsistojë në përmirësimin tërësor përpara sezonit të pritshëm dimëror. Në detaje, kreu i Transporteve u shpreh se segmenti që do të rikonstruktohet i pari është ai që lidh Bazin me Klosin në rrethin e Matit, segment ky që është edhe më i dëmtuari, kryesisht për shkak të makinave të tonazhit të rëndë që transportojnë kromin në drejtim të Portit të Durrësit. Në total, investimi për këtë rrugë parashikohet të ketë një kosto 82 milionë lekë dhe do të financohet nga fondet e buxhetit të shtetit. Kompania fituese e tenderit ka filluar tashmë zbatimin. Olldashi tha se kjo ndërhyrje është pjesë e projektit për të mbajtur në një gjendje sa më optimale aksin e vjetër Milot-Burrel-Peshkopi, për sa kohë vazhdon ndërtimi i Rrugës së Arbrit, e cila përshkon një trajektore tjetër, shumë më të shkurtër se sa rruga ekzistuese.

 
Prejardhja (Source) :         http://www.panorama.com.al/2012/11/15/burrel-klos-asfaltohet-edhe-rruga-e-vjeter/#ixzz2Jp0VUo6C