NEWS 2014



04 / 12 / 2014

Per mikun tim  Deejay nga Mati : DJ Matjani

Nje djalë i ri, i talentuar, punëtor dhe ambicioz. Ju ftoj të vizitoni faqen e tij të facebook-ut dhe ti bëni sa më  shumë  “like” :

 

https://www.facebook.com/DJMatjanVela

 

Një mesazh të veçantë për ju nga DJ Matjani :

 

Të nderuar miq, dashamirës, bashkëqytetarë, dhe kolegë pasi tani jemi në përfundim të sezonit 2014, në veçanti ju që ma dhatë besimin per dasmat dhe ahengjet tuaja familjare, ju që më përkrahët në ç'do moment publikisht, ju përshëndes dhe dhashtë Zoti që vetëm për gëzime të vij në familjet tuaja…

 

Me rrespekt :

Dj Matjan Vela

Klos Albania

 

Suksese të mëtejshme Matjan Matjanit...

 

Nga/De : AB²


28 / 11 / 2014

SHQIPËRI (ALBANIE - ALBANIA)

102 vjet pavarësi (années d'indépendance - years of independence)


Gëzuar ditën e pavarësisë mbarë popullit të Kombit Shqipëtar !


Bonne fête nationale au peuple de la Nation Albanaise !


Happy Independence Day to all the people of Albanian Nation!


13 / 11 / 2014

Për etimologjinë e toponimit Darsi-a

Të shprehesh për etimologjinë e emrit të një krahine pa vërejtur më pare se ç’toponime të tjera mbulohen në atë terren, puna bëhet më e vështirë. E shohim me vend dhe dobiprurëse, që zgjerimi i fushës së kërkimit,duke u mbështetur në dritën e mikrotoponimeve, hidronomisë,emrat e rrugëve, të vendbanimeve, arave,kodrave etj. na ndihmon më shumë për të dhënë një mendim të drejtë në etimologjinë e toponimeve.

 

Në lidhje me toponimet E. Çabej sqaron se: Ka dhe emra, sidomos toponime, me kuptim të paditur,si Lura, Dajti, Erzeni, Darsia ,Vjosa ,Labëria, Çamëria e plot të tjera. Në vijë të përgjithshme mund të thuhet se emrat sa më të reja të jenë ,aq më të qarta paraqiten për nga ana e domethënies dhe e burimit të tyre;sa më të moçme të jenë,aq më të paqarta e më të errëta janë.

 

Duke i pare të veçuar, këto toponime që numëron Çabej ,natyrshëm që paraqesin vështirësi në qartësimin e origjinës së tyre. Mendoj se do ishte me vend që të bëjmë një ndarje, konkretisht kur përmendim Erzeni apo Vjosa, zgjidhja është e kufizuar vetëm rreth një toponimi, ndërsa në rastin e Lurës ,Darsisë,Labërisë, Çamërisë etj që janë emra krahinash,problemi duhet pare ndryshe. Të kihet parasysh se toponimet në përgjithësi, janë parë të veçuar, duke i krahasuar me fjalë të gjuhëve të tjera, janë pare në lidhje me ndryshime të karakterit fonetik e gramatikor, duke lënë mënjanë një vështrim të tyre në bashkësi, e në marrëdhënie midis tyre.

 

Konkretisht ,rrugën e hapur nga gjuhëtari ynë i shquar E. Çabej, në lidhje me etimologjinë e emrit Darsi , mund ta mbështesim më tej, nëse e shohim atë bashkë me toponime të tjera. Sipas Çabejit: Një nga parimet që duhet të ketë parasysh etimologu,dhe që për gjuhën shqipe e ka theksuar dhe sqaruar Norbert Jokli në disa raste është ky,që në shpjegimin historik të një fjale, para se ta krahasojmë atë me fjalë të gjuhëve të tjera,të vështrojmë njëherë se mos lidhet përbrenda gjuhës me ndonjë fjalë a me fjalë të tjera… Atëherë dhe interpretimi etimologjik i saj s’ka se si të mos jetë më i mire, duke qenë më real dhe i mbështetur mbi një bazë të shëndosh. Po për të pare një toponim në një marrëdhënie më të gjerë, nevojitet lënda. Këtu qëndron dhe problemi, se për një mendim të drejtë dhe një qasje bindëse, në rastin tone,toponimit Darsi , nevojitet vargu i gjatë i toponimeve të gjithë zonës .

 

Etimologjia nga Çabej se Dars, nga një Dardhës, Dardhs me zhdukje të spirantit në një grup tri konsonatesh. E më tej: Aty pas gjase ,si një zgjerim kolektiv më –i ,emri i krahinës Darsi-a në Shqipëri të Mesme, në qoftë se ka dale nga një Dardhsi; për kuptimin kolektiv të sufiksit –I Xhuvani-Çabej 47. Megjithatë toponimia e një krahine jo domosdoshmërish lidhet ne mënyre te drejtpërdrejtë me emrin e saj. Hulumtimi i toponimeve ne një territori me te gjere mund te japë një pamje me te plotë. Mund të shohim konfiguracionin e toponimeve dhe brenda një njësie,pra brenda territorit të një krahine,megjithëse kjo rruge jo gjithmonë është gjithpërfshirëse dhe ndriçon si duhet dritëhije në çështje që janë unike ne rastin e tyre,pra që nuk mund të përgjithësohen.

 

Në mbështetje të variantit të dhënë nga Prof.E.Cabej mbi etimologjinë e toponimit Darsia ,mund të themi që kjo fjale përveçse jeton dhe si mikrotoponim, ka në dukje dhe një tendence drejt dendronomisë (emërtime nga drurët),e cila shfaqet në të gjithë zonën, në emra vendbanimesh,lagjesh,malesh(në fakt kodrash),grykash etj.

 

Është e udhës të përmendim këtu emra fshatrash si Dushk,Shegas, Mollas,Murriz,ndoshta dhe Xibrrake,Manasufaj e Gramsh;emra lagjesh si Dardhas (Gjyshaj),”lagja e poshme”e “lagja e cipme”qe thirren ndryshe dhe Dardha e Kuqe”e”Dardha e Zeze”,(Matjan),”Lagja e Qarrit”(Karbunarë e Vogël);emra malesh e kodrash si “Mali i Dardhas”(Gjyshaj),”Kodra e ferrës”(Matjan),”Sopi i Qarrit”(Çelhakaj),”Sopi i Drizës”(Karbunarë e Vogël); një varg i gjate toponimesh e mikrotoponimesh si “Gryka e Blinave”,”Fusha e Frashnit”,”Gryka e Fikut”(Gramsh),”Gryka e Hisllit”,”Ullijtë e Gjatës”,”Ullijt e Shumtë”,”Shkoza e Zeze”,”Thonat e shpeshta” (Çelhakaj), “Mollas”, ”Gryka e larushkut” “Shkoza e matjanëve”, “Shkoza e gështenjës”, “Shpati i dardhës zezë”, “Gryka e blinit”, “Shpati i lithatës”(Matjan), “Linorja”, “Fiku i Paleut”, “Bathorja”, “Baça e Çaponëve”, (Vashaj), “Qarri veç”, “Meli i Sinapit”(Shegas), “Dardha e zezë”, “Gryka e dërdhockës”, “Shpati i mollës” “Blinishta”,”Shkoza”, (Garunjas), “Dardha lbores”, “Qafa e lbores”, “shkëmbi i lbores” (lbore, emër dardhe, ndoshta dardhë elbore,që piqet në një kohë me elbin), (Hajdaraj), “Shkoza e Gjinalit” (por dhe gjinarit), “Shkoza e Sharkës”, “Frashnët”, “Tranafilas”, “Dardha e Bardhë”, “Qarrishta”, “Vau i Vidhit”, “Gorica vgjethit”, “Dardha e mokut”, (shqiptohet edhe dardamoku),”Dardha shytë”, (Ballagat); e kështu me radhë një varg i gjatë toponimesh të kësaj natyre, të cilat nuk po i rendisim të gjitha këtu. Prania e një konfiguracioni të tillë toponimesh dhe mikrotoponimesh, mbështetur në emra bimësh e drurësh, nuk është se justifikon plotësisht mundësinë e emërtimit të zonës Darsi-a, nga “Dardhë”, “Vend dardhash”, por duke parë logjikën fonetike të ndjekur nga prof E. Çabej, si dhe shfaqjen në masë të toponimeve dhe të mikrotoponimeve, aq sa mund ta quajmë një fenomen, mendoj se kjo etimologji duhet pranuar si e tillë.

 

Mund të sjellim raste të ngjashme,ku emri i një bime shërben për të emërtuar një vend,pra ka kaluar në funksionin e një mikrotoponimi:dardhas,mollas,përcëllimas(nga një lloj bime e quajtur përce),tranafilas,lqinjas,shegas,shpardhas(lloj bime e quajtur shpardhë);dhe më tej fjalë që lidhen me karakteristikat e terrenit apo veçori të tjera si:rremas,shalcas guras,burgjas,vështallas,shemas,kuqas,fushas,toshas etj.

 

Në planin tjetër,për ta parë më gjerë këtë ecuri fonetike,duke e krahasuar me fjalë të tjera që ligjërojnë këtë dukuri,na duhet të shohim raste të ngjashme. Problemi që e kufizon këtë etimologji,është se forma të tilla të ngjashme,të një shumësi në –i (thanas,thanas-i;dushk,dushkës-i etj.)mungojnë ose janë shumë të rralla. Një rast që mund ta marrim si të tillë(gjithmonë nëse kjo etimologji qëndron) lidhet me toponimin “Gryka e Verrisë”,”Verria”,ku verr ,lloj plepi i bardhë,në shumës verr-i~verri~verria. Këtë fjalë e shqyrton Çabej në librin “Në botën e arbëreshëve të Italisë”,verr,verrë,verri, (lloj plepi, plep i bardhë).


Jo për të anashkaluar çështjen e mësipërme,por është e njohur ndër gjuhëtarë marrëdhënia mes teorive dhe fakteve gjuhësore,dhe shihet më e suksesshme rruga nga faktet gjuhësore,nga studimi i tyre në tërësi e në mënyrë shteruese,dhe duke kaluar nga përshkrimi filologjik në interpretimin historik të tyre,arrihet në përgjithësime teorike më të shëndosha sesa kur rrihet udha e përkundërt,kur zbritet nga disa teori në faktet gjuhësore.

 

Për më tej duhet shtuar që përveç toponimit të zonës,Darsia,kjo fjalë na del dhe si mikrotoponim në formën Darsias,ke Darsias,Arat e Darsias (në fshatin Gjuzaj).Prania e një mikrotoponimi me përbërje fonetike të njëjtë,brenda territorit të zonës,na shtyn të mendojmë që edhe nëse nuk është ky mikrotoponim burimi i emrit të kësaj krahine,duket i pamohueshëm fakti që funksioni emërtuesi tij lidhet me një tendencë a veçori që vepron në të gjithë zonën në fjalë.


Në funksionin e toponimit, kjo fjalë shfaqet dhe në vise të tjera. Të tilla kemi: Dardha, fshat në rrethin e Korçës,në anën jugore të malit të Moravës;Dardha,fshat në rrethin e Librazhdit,që përmendet në regjistrat osmanë të vitit 1467 me emrin “Dardan”;po ashtu Dardha, fshat në rrethin e Pukës ,në rrëzë të malit të Korabit,i përmendur si vendbanim që në shekullin e XV; Darsi, fshat në rrethin e Matit, përmendet që në shekullin e XV në trajtën Dardas dhe në pjesën perëndimore në kufi me Xibrin, ndodhet kalaja ilire e shek. të IV p.e.r; Darzeza, fshat në rrethin e Gramshit ,në bregun e majtë të Devollit,njihet me këtë emër që në fund të shekullit të XVII,më parë quhej Dardhë e zezë;njëkohësisht Darsia, zonë kodrinore midis fushës së Myzeqesë në perëndim e në jug, dhe pllajën e Dumresë në lindje.

 

Duke rimarrë dhe njëherë atë që thamë më lartë,tendencën e toponimeve të zonës drejt një fenomeni që mund ta quajmë dendronomi, pra emërtimi i vendeve nisur nga emrat e bimëve; praninë e një mikrotoponimi darsias,që shkon në të njëjtën rrugë me emrin e zonës,toponimin verri-a,parë në këndvështrimin tonë si një shumës i verr(plep i bardhë):verri; toponimi Darsi, Darsia, me një shpërngulje të theksit(aksentit)inicial,në theksin parafundor, mendoj se i jep një mbështetje etimologjisë së gjuhëtarit tonë të madh E. Çabej ,dhe pse jo, pa “në qoftë se”.

 

Duke e parë këtë problem më gjerë, pra dhe në rastin e krahinave të tjera të përmendura më lartë ose jo,besoj se një fakt është i qartë ,që studimi sistematik i toponimeve në Shqipëri do të sillte dritë dhe fakte të reja,në ndihmë të një gjykimi objektiv mbi origjinën e toponimeve në trojet shqiptare. Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu gjuhëtarin tonë të madh E.Çabej, i cili duke shqyrtuar qëndrimet e studiuesve të huaj,del në përfundimin se shumë deduksione të tyre,e në veçanti argumenti i G.Vajgandit për mbizotërimin e toponimeve sllave në trojet shqiptare, do të jetë e nevojshme të rishikohen, po të kemi përpara një listë të toponimeve e mikrotoponimeve nga gjithë territori ku jetojnë shqiptarët. Duke shmangur metodat selektive në mbështetje të qëndrimeve të ndërtuara mbi baza teorike,dhe gjykimeve nisur nga harta, mund të jemi më të plotë e të drejtë,kur nisemi nga mozaiku i plotë i vend emërtimeve, pa shmangur asnjë prej tyre.Nëse ne nuk do të kemi një studim tërësor të lëndës toponimike, kuptohet natyrshëm që debatet në këtë lëmë do të jenë të pambështetura dhe në kufijtë subjektivitetit. 

 

Nga / De : Muharrem Sharka

Prejardhje / Source :  http://gazetadielli.com/toponimia-e-darsise/#sthash.8yzk76Jj.dpuf 



13 / 11 / 2014

Gjermeni: Krahina e Matit, zonë me potencial të madh për zhvillimin e turizmit

Postuar më: 03 Nëntor 2014

 

Ditën e premte, më datë 31 tetor, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit znj. Eglantina Gjermeni inspektoi zbatimin e projektit të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili po implementohet në qendrën e qytetit të Burrelit. 

 

E shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë së Burrelit, znj. Adelina Farrici, prefekti i qarkut të Dibrës z. Melaim Damzi dhe përfaqësues të pushtetit vendor, Ministrja  u njoh nga afër me punimet e kryera për rikonstruksionin e Këndit të Lojrave në sheshin përkrah bashkisë Burrel, ku deri më tani janë kryer rreth 70 për qind e punimeve. Ky projekt me  vlerë investimi rreth 68 milionë lekë,  pritet të përfundojë para afatit, marsit të 2015. Ai parashikon rehabilitimin e godinave ekzistuese që do të përshtaten sipas funksioneve në projekt, ndërtimin dhe sistemimin e ujrave të bardha dhe të zeza, ndërtimin e fushave sportive, sistemimin e sheshit brenda parkut, ndërtimin e murit rrethues dhe ambienteve çlodhëse për të gjitha moshat. “Projekti për rehabilitimin e këtij parku, i financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka rëndësi të madhe jo vetëm për  t’i dhënë qyetarëve të  Burrelit një jetesë më cilësore, por edhe për të nxitur  zhvillimin e turizmit të kësaj zone”, - deklaroi Ministrja.  Për  Kryetaren e Bashkisë së Burrelit, znj. Adelina Farrici, parku i ri është konceptuar si një qendër argëtimi dhe çlodhjeje  që do t”i shërbejë jetës së komunitetit. “Prej më shumë se 20 vjetësh në këtë shesh nuk ishte  kryer asnjë  investim. Brenda një kohe të shkurtër,  qytetarët e Burrelit do të kenë një qendër që do t’i shërbejë të gjitha grupmoshave: nga këndi kushtuar më të vegjëlve e deri tek salla e forcës për aktvitete. Punimet janë kryer me një cilësi shumë të mirë dhe janë mbikëqyrur vazhdimisht nga bashkia. Ato priten të përfundojnë para afatit të parashikuar në kontratë”, - tha ajo.  Znj. Farrici falënderoi qeverinë qendrore për financimin e  këtij  projekti dhe kërkoi mbështetjen e vazhdueshme edhe për të tjera projekte më të rëndësishme në të ardhmen.  Ministrja inspektoi edhe dy projekte që po financohen nga vetë Bashkia e Burrelit, rehabilitimi  i sheshit dhe hapsirave të gjelbra në lagjen “Pjetër Budi”  dhe rikonstruksioni i fasadave në hyrje të qytetit.  Vizita vijoi në mjediset e  bashkisë së qytetit, në Zyrën e Shërbimit Turistik ku Ministrja u njoh me projektet e hartuara për zhvillimin e turizmit në rrethin e Matit.  Znj. Gjermeni foli për  mundësitë e mëdha për zhvillimin e  turizmit në krahinën e Matit  si një trevë që ka të gjithë potencialin e nevojshëm për të aplikuar turizmin e aventurës; për t’u kthyer në një destinacion  të preferuar turistik brenda vendit. Sipas ministres Gjermeni po punohet shumë për promovimin e burimeve turistike të kësaj zone, siç janë liqeni i Shkopetit, i Ulzës apo lumi Mat.

 

 “Gjithë kjo krahinë, Burreli, Krahina e Matit, të intensifikojë përpjekjet bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për tërheqjen e sa më shumë turistëve edhe për ta kthyer në një destinacion të preferuar turistik brenda vendit. Në kuadrin e promovimit të paketave turistike rajonale, ne si Ministri në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe me Agjencinë e Udhëtarëve Ndërkombëtarë,  kemi promovuar rafting apo kanoe në lumin e Matit dhe në liqen. Kjo krahinë është e bekuar jo vetëm me bukuritë natyrore, por duke shtrytëzuar edhe traditën, mikpritjen, kostumografinë, kulinarinë mund të kthehet në një zonë ku të ketë turistë përgjatë gjithë vitit”,- përfundoi Ministrja Gjermeni.

 

Prejardhje/Source : http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/gjermeni-krahina-e-matit-zone-me-potencial-te-madh-per-zhvillimin-e-turizmit 



10 / 10 / 2014

Për mikun tonë Nazmi Bebja

Me papritshmërinë dhe keqardhjen më të madhe mora lajmin e shuarjes nga jeta të mikut tonë, Nazmi Bebja. Pata fatin të takohem me të gjatë vizitës time në Dars, ku dhe folëm gjatë e gjerë për të ardhmen e zonës. Pata fatin ta takoj edhe në Klos, përpara Bashkisë, ku me dashamirësinë më të madhe më propozoi të më dërgonte me makinë deri te shtëpia. Mik i dashur të shkoftë shpirti në xhenet. Ngushëllimet më të sinqerta, gruas së tij, Bedes, fëmijëve te tij, gjithë familjes, miqëve e shokëve…


Nga :

AB²



08/ 10 / 2014

Kur Facebook-u bashkon Matjanët...

Miqtë e mi Klosianë, Matjanë dhe Shqipëtarë kishim kohë pa u parë e pa u dëgjuar. Sikur ky Facebook-u na bashkoi sërish…Shumë ndryshime kanë ndodhur gjatë këtyre viteve. Kemi ecur goxha përpara si vend, edhe pse akoma shumë gjëra bazike duhen përmirësuar…

 

Kush mund ta besonte se sot do bashkoheshim në një rrjet social e do komunikonim me njëri-tjetrin ?! Kush do e vinte këte bast  para 20 apo 30 viteve? Kur mendoj që në vitet 1990 e deri në fillimin e viteve 2000, emigrantët e shkretë (e di që një pjesë e juaja e ka vuajtur shumë këtë gjë) nuk kishin mundësi dot të komunikonin me të afërmit e tyre, dhe ne tani, jo që vetëm komunikojmë me njëri-tjetrin pa asnjë lloj problemi, por i bëjmë « like » statuteve tona, jo vetëm nga shteti në shtet, nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, nga lagjia në lagje,  por edhe nga dhoma në dhomë. Nejse kjo gjë më gëzon shumë, sepse ky fakt dëshmon që edhe ne ia kemi arritur kësaj dite.

 

Kur po shikoja profilet tuaja, tek gjithë këta « friends-at» të rinj pashë shumë ndryshime pozitive, madje një pjesë prej jush as që nuk do ju njihja në qoftë se do ju takoja në rrugë.  Po bëj marshalla, se ne jemi popull supersticioz : ). Shumë prej jush jeni të shpërndarë nëpër botë (Amerikë, Angli, Gjermani, Itali, Greqi etj etj) dhe një pjesë tjetër jeni të shpërndarë nëpër Shqipëri, dhe të gjithë keni arritur të avanconi për mirë, si në jetën profesionale dhe në atë private, dhe kjo gjë më bën të ndihem krenar për të gjithë, se e di që ju është dashur të bëni shumë sakrifica për t’ia arritur në jetë, se ne si popull kemi vuajtur mjaft. Bravo ju qoftë !

 

Edhe unë ashtu si puna juaj jam munduar të avancoj si në jetën profesionale dhe në atë private, por jam munduar të kontribuoj në të njëjtën kohë edhe për vendlindjen time. Siç e keni parë edhe vetë, kam krijuar një website (në 2007, në bashkëpunim me bashkëshorten time) për Darsin, për Klosin dhe fshatrat përreth, për Matin, për shqipëtarët mbarë botën. Gjatë këtyre viteve persona të tjerë si Avni Dani, Sami Milloshi, Arif Mati, Eno Kola, Matjan Vela  etj etj kanë kontribuar aq sa kanë pasur mundësitë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj faqje. Edhe ju, në qoftë se keni mundësi dhe dëshirë mund të kontribuoni ose duke e shpërndarë websitin në facebook, ose duke dërguar fotografi të ndryshme në lidhje me zonën e Matit, ose duke dërguar informacione sociale, ekonomike, politike e kulturore në lidhje më krahinën tonë.

 

Pres të bashkëpunojmë të gjithë së bashku, me aq sa mundemi, që të vëmë pak dritë në krahinën tonë Matjane, disi e lënë mbas dore nga politikanët tonë.

 

Me rrespekt,

 

AB²


25/ 09 / 2014

Rruga e Arbërit, Klos - Mat, Albania (La route d'Arbëri - Road of Arbëri) - by AB²


25/ 09 / 2014

Pazari i Klosit (Le marché de Klos - Bazaar of Klos) - by AB²


06/ 08 / 2014

Status !

 

E morëm më në fund !

 

 


11 / 06 / 2014

Shqipëria (Albanie - Albania)

Statusi kandidat për në BE

 

Le dossier de statut candidat à l'adhèsion à l'UE 

 

Candidate membership status of Albania to the EU

 

23 QERSHOR ( JUIN - JUNE ) !

 

PO apo JO ? OUI ou NON ? YES or NO ?

 

 


31 / 03 / 2014

Gangster Putinit i shfaqet një admirues ! - by Sami Milloshi

 

Kur e gjithe Bota, ose me sakte  pothuaj e gjithe Bota , perfshi edhe Tiranen zyrtare e kane denuar pushtimin e Krimese nga Putini, per cudi shfaqen ne Tirane edhe ca dashnore te tij. Njeri prej tyre, Fatos Tarifa,  eshte stermunduar shume te na shpjegoje motivin pse  shfaq dashuri ndaj Putinit. Verejeni ju lutem se si  nje delirant i vogel perpiqet te mbroje absurditetin e nje deliranti ta madh si Putini. Ne artikullin " Tarifa: Siguria kombetare eshte ne duar diletantesh" botuar ne " Gazeta Shqiptare" te se Dieles se fundit te Marsit, autori ne fjale  na thote: "Ne cilesine e nje studiuesi dhe autori me eksperience njezetvjecare ne fushen e gjeopolitikes dhe te marredhenieve nderkombetare dhe me nje pervoje te gjate dhe te pasur ne diplomaci, e ndjej te nevojshme te replikoj me autoret e raportit ne fjale, te pergenjeshtroj dhe te kritikoj shume nga tezat e tyre..."

              

Pa e zgjatur, Tarifa i vetshpallur me   " pervoje te gjate dhe te pasur" i ka bere cope e therrime autoret qe thone se Putini eshte treguar i marre  kur sulmoi dhe pushtoi Krimene. Ne thelb kritika "shkencore" e Tarifes bazohet  ne kujdesin qe te ruhet  nje fare "balance" dhe te mos sulmohet Putini si "paranojak",sepse, sidoqofte, sipas tij, Putini eshte serioz, meqe te tille e ka quajtur edhe Kisingeri. Ne fakt, pavaresisht formulimeve qe kane bere autoret shqiptare te cileve iu versulet Tarifa, njesoj sic do t'iu ishin versulur sherbetoret e Putinit te dhjamosur me dhjamin e KGB dhe me parane e piste, ata, jane ne te njejten gjatesi vale me zerat e arsyeshem kudo ne bote, vecanerisht ne Perendim  qe e kane denuar me te drejte agresionin e Putinit ne Krime.  Keta autore shqiptare, perfshi edhe edhe zonjen Starova qe e percmon ne menyre te paturpshme Tarifa (ngaqe  paska vetem Master Degree,)nuk kane bere tjeter vecse kane treguar nje sensibilitet politik te admirueshem ne kete moment .Ata kane dhene disa ide qe mund t'i vlenin zyrtareve te larte shqiptare te orientoheshin per te thene nje fjale  per krizen ukrainase dhe kaq. Tarifa, ne vend qe t'i pergezoje, perkundrazi rreket te na mbushe mendjen se ata ne qenkan medemek "medioker" dhe "diletante" dhe ai, ne stilin e Belulit te na shpallet " me pervoje te pasur dhe te gjate".

              

Per ta na deshmuar nje stil, "shkencor" Tarifa i ka marre nje e per nje idete e autoreve te Qendres se Sigurise Kombetare. Se pari i versulet kolonel Zaim Kucit. " Se pari, -thote Tarifa-konstatimi i kolonel Zaim Kucit se arsyeja qe vazhdon ta mbaje rajonin e Ballkanit te "hallakatur" eshte mbajtja peng e Serbise prej ruseve eshte krejt e pajustifikuar.Rusia nuk e ka njohur Kosoven si shtet sovran e ta pavarur dhe, ndoshta mund te mos e njohe edhe per nje kohe te metejshme,por marredheniet e Serbise me Kosoven dhe problemet me te cilat perballet rajoni yne,nuk jane thjesht ose vetem pasoje e interesave te Rusise dhe e angazhimit e rolit te saj ne kete rajon."(Cituar nga Gazeta Shqiptare online, 30 Mars 2014)

 

Me kaq , pra me nje paragraf Tarifa e ka hedhur poshte si "diletant" Kucin. Por, po ta veshtrosh edhe thjesht nga pikepamja e konstruktit te paragrafit ai thjesht ka hedhur nje pohim dhe nuk ka qene ne gjendje ta mbeshtese me nje arsye. Une nuk e marr vesh pse pohimi i Tarifes sipas te cilit Serbia nuk qenka peng i Rusise qenka i justifikuar, ndersa ai i kolonel Kucit qenka  " i pajustifikuar". Tarifa do te duhej te na jepte nje SEPSE te forte, perndryshe  pohimi i tij per te kunderten nuk ka kurrfare vlere, jo me gjeopolitike sikurse pretendon,por as  edhe sintaksore. Ceshtja eshte fare e thjeshte: a eshte Serbia peng i Rusise dhe c'mund te nxjerrin si mesim shqiptaret ne nje moment te tille kur  Rusia e Putinit i versulet nje vendi sovran dhe ia rremben nje pjese te territorit pa e care koken per askend? Koloneli Kuci i eshte pergjigjur kesaj pyetje dhe, sipas tij, me te drejte, shqiptaret duhet te hapin syte nga nje fqinj si Serbia qe ka qene, eshte, dhe ka gjasa te jete per shume kohe peng i Rusise. Kete te vertete do te duhej ta dinte edhe  Tarifa, por mjerisht duket se as kete nuk e di. Fakti qe as kete nuk e di, ose ben sikur nuk  e di, nuk i jep atij te drejte te kaloje dege me dege dhe te  jape leksione shkollareske  per njohjen e Kosoves si shtet prej Rusise. Shqiptaret  e dijne fare mire se Rusia as e ka njohur e as ka per ta njohur Kosoven si shtet,por Tarifa do te bente mire te na tregonte se cilet jane ato forca te tjera qe kane interes ne Ballkan,pasi edhe ne kete rast ai shfaqet "vague" kur le te kuptoje se jo vetem Ruset, por edhe te tjere jane te perzier ne problemet me te cilat perballet Ballkani. Po he pra, cilet jane keta?  Tarifa kete nuk na e thote, na le te fantazojme,njesoj sic fantazon vete kur  pohimet e tij i kosideron "shkencore", kurse te te tjereve "diletante".

         

Pamfleti i  Tarifes nuk vuan vetem nga deliri i studiuesit te vetshpallur "me pervoje". Ai vuan gjithashtu nga nje keqperdorim i emrave te medhenj si Kisingeri apo Brzezinksi. Ne mungese te dukshme te aftesise per ta interpretuar nje fakt real sipas bindjes se tij, Tarifa kerkon si paterice emrat e medhenj qe permenda. Kerkon t'u imponohet te tjereve me ta dhe gati gati sa nuk e thote se  ata, doemthene TE MEDHENJTE   "vetem une i di". Eshte krejt ne te drejten e tij t'i citoje ne dac Kisingerin,  a ne dac Brzezinskin. Por duhet t'i citoje te plote dhe jo gjysma gjysma ashtu sic ia do interesi i tij, apo me sakte ashtu sic i do interesi Putinit. Keshtu, per shembull, kur ben fjale per menyrat se si mund te zgjidhet kriza e Ukraines, ai perseri duke perdorur ate qe do ta quaja "trick of quotation", domethene  duke perdoruar hilene e citimit gjysmak, Tarifa perseri i versulet krejt pa te drejte autoreve te raportit  mbi sigurine kombetare. "Se pesti, -thote Tarifa- te mendosh se situata e krijuar ne Ukraine do te mund te zgjidhej duke "pershpejtuar iniciativat europiane per t'i hapur dyert integrimit te Ukraines ne BE dhe integrimit sa me pare ne NATO", nuk eshte nje mendim i urte, te pakten jo per mjeshtrit me te medhenj te gjeopolitikes ne kohen tone, Henry Kisinger dhe Zbigniew Brzezinskij..." ( Cituar nga Gazeta Shqiptare Online, 30 Mars 2014)

         

Ne fakt ne artikullin e tij te 5 marsit te ketij viti " How the Ukraine crisis ends" Kisinger vertet shprehet kunder pranimit te Ukraines ne NATO , gje te cilen e ka deklaruar   edhe shtate vjet me pare.Por, ai  eshte krejt i hapur per pranimin e Ukraines ne BE.Ne piken e pare te kater principeve te tij per perfundimin e kesaj krize Kisingeri thote shprehimisht:" 1.Ukraine should have the right to choose freely its economic and political associations, including with Europe."  Cfar do te thote ne shqip se " Ukraina duhet te kete te drejten  te zgjedhe lirisht aleancat e saj ekonomike dhe politike, perfshire edhe Europen.". Sic shihet pra, Tarifa citon  pergjysme. Pse e ben kete? Une nuk e di me mire se ai, po nga sa duket nga larg le te kuptoje qe  kete e ben t'i pelqeje sejmeneve te Putinit, ose larg qofte edhe atij vete. E them kete se ne asnje rresht te artikullit te tij, ndersa i ka bere cope autoret shqiptare, nuk i ve asnje emer asaj cfar beri Putini ne Krime. Kur e gjithe Bota e quan agresioin, dhe kur  100 vende ne OKB e quajne si te tille dhe e denojne Putinin, "studiuesi me pervoje te gjate", kerkon ta shpetoje Putinin nga epiteti qe i ve kolonel Zeno Jahaj si "paranojak". Cfare mjerimi "shkencor"?!! Nuk mund dhe s'ka se si  personalitete madhore si Kisinger apo Brzezinski ta tolerojne si "strategjist" te madh, nje gangster si Putini. Brzezinski vete kur e pershkruan menyren se si hyri Putini ne Krime thote fjale per fjale ne artikullin e tij te botuar ne  3 mars te ketj viti "Putin's aggression needs a response" ( Agresioni i Putinit ka nevoje per nje pergjigje" se "...ai( Putini. shenimi im SM) nuk ishte i sigurte se si njesite e vogla e te lehta te ushtrise ukrainase do te reagonin, keshtu qe ai hyri brenda si nje gangster i Mafias". Ja pra, Brzezinski e quan Putinin "gangster te Mafias", kurse per ironi, ish ambasadori shqiptar ne Washington as agresor nuk ka guximin ta quaje. A thua  se ka qene  jo perfaqesues i Tiranes zyrtare ne Washington, por perfaqesues i Kremlinit...

       

 Zoti e shpetofte Shqiperine nga kjo fare "studiuesish e ambasadoresh  me pervoje"  !

 

 

Nga/De : Sami Milloshi (USA)

 


09 / 03 / 2014

Monumentet e natyrës në Rrethin e Matit

(Les monuments de la nature dans le district de Mat - Monuments of nature in the district of Mat)

01. Guri i Gjate – Urxuall

02. Kepi i Skenderbeut Varosh

03. Kanioni i Urakes

04. Rrapi i Marqethit

05. Lisi i Qershizes

06. Puset e Valzes

07. Maja e Boshtres (Macukull)

08. Gurri i Vashes

09. Lisi i Tushes,  Frankth

10. Lisi i Bershinit

11. Kanioni i Filmit

12. Kroi i Gjeneralit (Gur i Bardhe)

13. Lisat e Mbasdejes

14. Lisat e Lam Pores

15. Burimi i Shutrese

16. Geshtenja e kalit e Gurrit te Bardhe – Mat

17. Lisi Qafe Shenkollit

18. Rrapi i pazarit te Klosit

19. Qarri i Bardhe ne Sheshaj

20. Lisi i Fushe Lores ne Barbullej

21. Lisi i Bershinit – Bershi

22. Vidhi i Patllit Suç

23. Lisat e Pores – Macukull

24. Lisi varreve te Rexhes (Macukull)–

25. Lisi Macukull (Varrit te Mire)

26. Lisi i Varrit te Turkut

27. Lisat e shkolles ne Macukull

28. Vidhi i Qafe Shenkollit (Dukagjin)

29. Lisi te varret e Shqypit (Barbullej)

30. Lisi i koder varreve (Urxuall)

31. Lisi te varret e Kurrmetes (Shqefen)

32. Lisi i Bushkashit

33. Lisi i Teqese se Domit

34. Rrapi i Çeles – Patin

35. Lisat e Kishes Groshot

36. Lisat e Xhamise Remull

37. Rrapi i Zabelit – Gurre e Madhe

 

Nga/De : AB²

Prejardhje/Source : http://archive.is/jfRfB


08 / 03 / 2014

Festa e nënave dhe grave

(Le fête des mères et des femmes - The Mother's Day and Women)

Gëzuar festën e tetë marsit të gjithë nënave dhe grave matjane, shqipëtare.

 

Bonne fête de huit mars à toutes les mères et femmes de Mat, Albanie.

 

Happy celebration 8 March to all mothers and women Mat, Albania.

 

Nga/De : AB²


07 / 03 / 2014

7 Mars, Festa e mësuesve

(La fête des professeurs - The day of teachers)

Gëzuar festën e shtatë marsit të gjithë mësuesve të shkollës së Darsit, të Klosit e të gjithë fshatrave përreth.

 

Bonne fête de 7 mars à tous les professeurs de l'école de Dars, de Klos et des villages aux alentours.

 

Happy celebration 7 March to all teachers of the school of Dars, Klos and surrounding villages.

 

Nga/De : AB²


06 / 03 / 2014

Unaza e qytetit Klos

(La rocade de Klos - The ring road of Klos)


17 / 02 / 2014

Kosova - 6 Vite (Années - Years)

Gëzuar festën e pavarësisë Kosovë !


Bonne fête nationale Kossovo !


Happy Independence Day Kosovo !


15 / 01 / 2014

Solidaritet (Solidarité - Solidarity) Matjan

Miq të dashur dua të falenderoj administruesin apo administruesit e faqes së Facebook-ut  « KLOS – MAT »  për publikimin e sitwebit  tim. Gjithashtu një falenderim për të gjithë ata që i kanë bërë një “like” këtij linku apo që kanë lënë një koment. Për të ndjekur aktualitetin në Klos, unë ju ftoj të vizitoni këtë faqe : https://www.facebook.com/pages/KLOS-MAT-Albania/754139624612524?fref=ts

 

Chers amis, je souhaite remercier l’administrateur ou les administrateurs de la page Facebook « KLOS – MAT », pour la publication de mon site web. Je souhaite également remercier tous les personnes qui ont aimé le lien et qui ont laissé un commentaire. Afin de suivre l’actualité à Klos, je vous invite à visiter cette page internet : https://www.facebook.com/pages/KLOS-MAT-Albania/754139624612524?fref=ts

 

Dear friends, I wish to thank the administrator or administrators of the Facebook page "KLOS - MAT" for the publication of my Website. I also want to thank all the people who loved the link and who left a comment. To stay informed for Klos, I invite you to visit this web page: https://www.facebook.com/pages/KLOS-MAT-Albania/754139624612524?fref=ts

 

Në të njëjtën kohë, ju ftoj të vizitoni edhe sitwebin e Eno Kolës, i cili ka realizuar disa fotografi shumë artistike të qytetit Klos dhe fshatrave përreth : http://www.enokola.com/p/klos-albania.html . Fotografitë e Enos mund ti gjeni edhe ne sitwebin tim, në faqen Dars – Fotografi.

 

Entretemps, je vous invite également à visiter le siteweb d’Eno kola, lequel a réalisé quelques photos artistiques de la ville de Klos et des villages aux alentours : http://www.enokola.com/p/klos-albania.html. Les photos d’Eno vous pouvez les trouver aussi dans mon siteweb, à la page Dars – Photos.

 

Meanwhile, I invite you to visit the Website Eno Kola, which has made some artistic photos of the city of Klos and surrounding villages: http://www.enokola.com/p/klos albania.html . Eno photos you can also find to my website, the page Dars - Photos.

 

Me rrespekt, Cordialement, With respect :

AB²


13 / 01 / 2014

Për Matin dhe Matjanët…


Miq të dashur Darsianë, Klosianë, Fullqetsa, Belsa, të fshatit Fshat, Cërrnakë, Bejnakë, Kloskatundarë, Planabardhës, Martaneshësa, Gurabardhës, Xibrrakë, Gurrsa, Suçianë, Lisdanë, Macukllanë, Burrelsa, Ulzakë...edhe të gjithë zonat e tjera të rrethit Mat që nuk i kam përmendur për arsye volumi..., ju uroj që ky vit i ri 2014, të jetë sa më i mbarë për ju të gjithë, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale. Ju uroj shëndet e lumturi për ju dhe familjet tuaja.

 

Ne kemi hyrë në këtë vit të ri 2014, duke shpresuar që për Matin ky vit të jetë më i suksesshëm se vitet paraardhëse. Shpresojmë që Qeveria Shqiptare, me premtimet e saj elektorale, të investojë disi në këtë krahinë të bukur dhe të pasur gjeografike, historike, politike e kulturore ndër shekuj. E përmend këtu fjalën “shekuj”, se shumë pak njerëz e njohin ose janë ne dijeni për historinë dhe kontributin, që kanë dhënë Mati dhe Matjanët për të mbajtur gjallë vlerat e Kombit Shqipëtar, dhe për t’i trashëguar këto vlera ndër shekuj.

 

Shumë pak njerëz janë në dijeni që Pellasgët (një ndër popujt më të vjetër në Europë), Ilirët, Arbërit kanë jetuar në këtë krahinë...Shumë pak njerëz janë në dijeni që Gjergj Kastrioti, heroi kombëtar, është lindur në Mat. Ai ishte mbreti  i shqipëtarëve dhe princi i Matit...Shumë pak njerëz janë në dijeni, që shkrimtari i madh Pjetër Budi është lindur në Gur të Bardhë, të Matit...Shume pak njerëz janë në dijeni për kryengritjet Matjane kundër pushtuesit Osman, ku mund të përmendim disa kryengritës si Zenel Vata, Zenel Gjo Leka, Mustafa Koka e Rexhep Mati.

 

Përkundrazi, shumë njerëz janë në dijeni që mbreti Zog I (Ahmet Zogu) vinte nga fshati Burgajet i Matit, por shumica e kujtojnë si një “vjedhës i thesarit Shqipëtar”...por sa njerëz janë ne dijeni, që për sa vite udhëhoqi Zogu I, u krijua shteti i parë modern Shqipëtar. Shqipëria u qytetërua, u civilizua. Për herë të parë u shkruajt kodi civil, kodi penal dhe Shqipëria u shpall republikë laike...Për herë të parë u rregulluan rrugë, spitale, e shkolla...Për herë të parë u dha e drejta e votës (1937) grave (kjo gjë ka ndodhur në Francë vetëm në vitin 1944,  au “Pays des droits de l’Homme”)...Fatkeqësisht Mati dhe Matjanët nuk janë vlerësuar ashtu siç e meritonin. Besoj se pas Luftës së Dytë Botërore dhe me ardhjen në pushtet të diktatorit Enver Hoxha, populli Matjan u persekutua.

 

Fatkeqësisht, regjimi diktatorial i Enver Hoxhës e “zhveshi” Matin dhe e zbehu si krahinë për plot 45 vjet, duke e bërë atë thjesht një zonë rurale, ku flitej vetëm për “bujqësi e blegtori”, duke fshehur trashëgimninë e Matit, për të cilën Matjanët ishin, janë dhe do të jenë gjithmonë krenarë...Të merresh me blegtori e bujqësi nuk është ndonjë turp, madje është një punë nobël, që i shërben vetvetes, por më shumë komunitetit, duke i siguruar ushqimet bazë. Por edhe bujqësia e blegtoria në kohën enveriane ishin në nivele shumë herë më të ulëta se në kohën e Zogut I.

 

Besoj se diktatorit nuk i pëlqenin dhe aq shumë Matjanët, për faktin se nga Mati vinte Mbreti Zog I, dhe kështu Hoxha e konsideronte popullin Matjan, si popull borgjez. Për këtë arsye nuk reshti së shtypuri këtë krahinë, duke bërë shumë pak investime.

 

Ky regjim mizor dhe fobik mori fund në vitet 1990 – 1992, me shfaqjen e një sistemi të ri politik pluralist. Që nga ato vite, Rrethi i Matit po rregullohet, apo po përdor termin rikonstruktohet nga dita në ditë. Përkundrazi, mendoj që partitë politike dhe liderët e tyre në këtë rreth, pa dallim, si të majtë e të djathtë, duhet të angazhohen më shumë në jetën e përditshme Matjane, se vetëm kështu mund të konstatojmë problemet madhore e prioritare që has populli, dhe vetëm në këtë mënyre mund të gjejmë një rrugëzgjidhje më të shpejtë këtyre problemëve. Unë jam gjithashtu i mendimit, që të gjithë bashkë mund të kontribuojmë për zhvillimin e mëtejshëm të krahinës Matjane, në mënyra e fusha të ndryshme (politikë, ekonomi-tregti, histori, arsim, kulture, shëndetësi, etj...). Ashtu siç i thonë asaj proverbës së vjetër Shqiptare “Gur gur bëhet mur”, dhe secili prej nesh, dihet me mundësitë e aftësitë e tij, mund të vë gurin e tij për zhvillimin e kësaj krahine.

 

Kur flasim për të vënë gurin e tij, në vitin 2007, pata idenë të krijoi një sitweb për fshatin Dars (Klos – Mat), vendlindjen time, me qëllimin dhe dashamirësinë, që të vëmë pak në dritë zonën ku jetojmë, sepse më dukej sikur ne ishim të izoluar, apo na kishin harruar që ekzistonim në këto zona, apo sikur koha ishte ndaluar. Sitwebi është i ndërtuar e i menaxhuar nga Franca. Ne fillim sitwebi u krijua për fshatin Dars, por me kalimin e kohës edhe për qytetin Klos dhe fshatrat përreth, mëpas edhe për Matin, dhe më në fund edhe për Kombin Shqipëtar brenda dhe jashtë trojeve Shqipëtare.

 

Sitwebi i Darsit ka qenë, është dhe do të mbetet pa qëllime fitimprurëse, për sa kohë unë do të jem administrues i tij, dhe është në shërbim të Darsit, Klosit, Matit dhe Kombit Shqipëtar. Me këtë sitweb, unë dëshiroja (si Darsianë, Klosianë, Matjanë), që tu tregojmë shqipëtarëve të Shqipërisë, të Rajonit, të Diasporës dhe të huajve, që ne jo vetëm që ekzistojmë, por që kemi një vend te bukur natyror, një histori të pasur ndërshekullore matjane, që ne kemi plot personalitete të njohura Matjane, që kanë kontribuar për Kombin Shqipëtar dhe që vazhdojnë të kontribuojnë...

 

Mati ka një popull dashamirës, zemërbardhë,  bujar e mikpritës, dhe për këtë arsye unë besoj dhe uroj që të bëhet më shumë për këtë krahinë...Kohët e fundit, Matjanë të njohur dhe më pak të njohur, që jetojnë brenda dhe jashtë atdheut, më shkruajnë e më urojnë për këtë sitweb. Të tjerë kontribuojnë, në mënyrë vullnetare,  për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj faqje interneti, dhe i falenderoj përzemërsisht. Shpresoj dhe uroj, që për vitin i ri 2014, të ketë sa më shumë risi në sitwebin e Darsit, dhe ju ftoj të më shkruani, që të vëmë në dritë akoma më shumë krahinën tonë të bukur Matjane.

 

Me rrespektin dhe krenarinë më të madhe që jam Matjan,

 

Aurenc Bebja


01 / 01 / 2014

Gëzuar Vitin e Ri 2014 !

 

Bonne année 2014 !

 

Happy New Year 2014 !

 

Nga/De : AB²