NEWS 2015



16 / 12 / 15

Rrezikohet jeta e 35 nxënësve, shkolla në fshatin Plan i Bardhë në rrënim

Top Channel, 15 Dhjetor 2015

 

Ndërtesë një katëshe e mbuluar me eternit dhe që i ngjan një stalle të vjetër, në të vërtetë ështe shkolla fillore e fshatit Plan i Bardhë në bashkinë Klos. Në këtë ndërtesë të rrënuar, çdo ditë shkojnë 35 fëmijë që bëjnë mësim.

 

Përveç të ftohtit të dimrit, mungesës së kushteve, fëmijët duhet të qëndrojnë edhe më rrezikun e shembjes. Muret e kësaj ndërtese kanë nisur të lëvizin nga vendi dhe është vetëm çështje kohe shembja e plotë.

 

Gjatë verës shkolla bëhet e rrezikshme nga materiali kimikisht i ndaluar me të cilin është mbuluar, ndërsa gjatë dimrit nga shirat por edhe dëbora. Megjithatë fëmijët e frekuentojnë rregullisht shkollën e tyre.

 

Mësuesit dhe prindërit të shqetësuar për gjendjen thonë se vazhdimisht u është premtuar një ndërtesë me kushte më të sigurta për të bërë mësim, por fëmijët vazhdojnë të qëndrojnë në këto ambiente të rrezikshme. Premtimet bëhen prej 10 vjetësh, dhe asnjëherë nuk janë realizuar.

 

 

Burimi : Top Channel - http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=315358

 


15 / 12 / 15

Në Derjan të Matit përkujtohet 70-Vjetori i votimit kundër Komunizmit

Sulejman GJANA, Gazeta Dielli, 15 Dhjetor 2015

 

Në fund të LDB, sllavo-komunizmi rrëmbeu pushtetin nëpërmjet një lufte asgjësuese të çdo elementi nacionalist dhe atdhetar në vend. Për të legjitimuar pushtetin e tyre, komunistët organizuan më 2 Dhjetor 1945 një maskaradë duke përdhosur fjalën “zgjedhje” ku votuesit u gjenden përballë 2 kutive ku do të mund të hidhnin “kokrrën” (votën): njëra e zbukuruar dhe veshur brenda e jashtë me kadife e ornamente për qejfin e syrit të kastës së re politike, e quajtur “Fronti” ; tjetra, prej teneqeje ku kokrra e hedhur brenda nga kundërshtarët do të bënte zhurmën e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e teneqexhinjve të pushtetit të ri me pasoja fatale (…), e quajtur “Boshja”.

 

Në këto kushte, kuptohet se “Boshja” ngeli bosh në shumë Lokalitete të vendit. Në shumë të tjera, ajo zhurmonte… por boshatisej gjatë “numërimit” të kokrrave (votave) me pëlqimin e miratimin edhe të kryetarëve e sekretarëve të demek-komisioneve të votimit.

 

Në Derjan të Matit ndodhi një çudi: “Boshja” u mbush plot dhe “Fronti” ngeli bosh, ndërsa kryetari dhe sekretari i komisionit refuzuan të përkulen para presioneve të teneqexhinjve dhe konfirmuan me proces-verbal votimin kundër komunistëve dhe në favor të Legalitetit.

 

Natyrisht, nuk kishte si të ndodhte ndryshe !

 

Derjani ishte një vatër e kahershme e nacionalizmit shqiptar dhe numëronte në radhët e veta ndër familjet më besnike të Mbretit dhe Legalitetit, si ato të Deputetit Abdirrahman Mati (Lalë Krosi) dhe të Destan Prenit.

 

Pas goditjes që derjanasit i dhanë Frontit, filluan reprezaljet me masakra dhe persekutime. Të parët që e pësuan ishin Kryetari dhe Sekretari i komisionit, të ndjerët Bilal Xhetani që vdiç nga torturat në burg dhe Hysen Preni. Gjithsej, mbi 10 burra (1 ose 2 ndër shtëpiat më të mira të Derjanit) e paguan me jetë veprimin e tyre patriotik ndërsa numërohen qindra vite burgime, internime e diskriminime për mbarë Derjanasit antikomunistë.

 

Në këtë vit jubile të 70-vjetorit të aktit heroik të derjanasve, më 2 Dhjetor 2015, nën kujdesin e Bashkisë Burrel dhe të komisionit organizativ, u mbajt një ceremoni përkujtimore bash në Derjan ku edhe u përurua një Memorial që do të ngrihet së shpejti nga Bashkia Burrel.

 

LTM Princi Leka II ishte pa dyshim personaliteti më i lartë në atë takim. Asnjë personalitet i nivelit parlamentar apo qeveritar nuk mori pjesë. Është e vërtetë se Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë larg Derjanit…!

 

Pata nderin të jem i ftuar nga Kryetari i Bashkisë Burrel, z. Nezir Rizvani, një njeri fisnik që e kam njohur kohët e fundit, që flet pak e sak dhe tek i cili edhe heshtja e vet flet shumë. Gjej rastin ta uroj edhe njëherë këtu për zgjedhjen e merituar në krye të Bashkisë Burrel.

 

Gjatë fjalës time përshëndetëse në atë takim, nuk bëra histori por u ndala në aktin shembullor të vetëflijimit e vetëmohimit të derjanasve për vlerat e lirisë, për familjet e fëmijët e tyre, tokat dhe pasuritë e tyre, besimet dhe bindjet e tyre, kombin dhe atdheun e tyre, për gjithçka që po rrezikohej nga komunistët dhe theksova se akti i derjanasve 70 vite më parë, duhet të frymëzojë edhe sot çdo shqiptar.

 

Gjatë fjalës time, dëgjova pas shpine një gojë që i thoshte një veshi: “tash do të na bëjë politikë ky”. I sprovuar me ndërhyrje të ndryshme gjatë ligjëratave të mia në një jetë tjetër, nuk më bëri përshtypje ajo ndërhyrje aq më tepër sepse e dija se nuk po bëja politikë dhe sepse kisha vendosur të përdor vetëm një herë fjalën Legalitet gjatë përshëndetjes time.

 

Por, mendësia që përfaqëson ajo shprehje, më bëri dhe vazhdon të më bëjë shumë përshtypje!

 

Edhe pse i gjithë Derjani, Mati dhe Shqipëria e dinë mirë se derjanasit më 2 Dhjetor 1945 votuan me shumicë dërrmuese për Mbretin e Legalitetin, në banderolën që mbulonte memorialin që po ndërtohet dhe në pllakën përkujtimore shënohej “martirëve të legalizmit…” dhe “…mbrojtën me votë legalizmin…”, dhe unë nuk shpreha asnjë qejfmbetje për këtë gabim të qëllimshëm dhe me ngjyresa politike të organizatorëve pasi mendoj se Derjani dhe Mati i kuptojnë vetë hilet dhe mashtrimet dhe, në fund të fundit, vullnetin e tyre e respektoj. Përkundrazi, qesha kur lexova atë shënim sepse mendova se komisioni organizativ “apolitik” mund të kishte qenë i dyzuar ndërmjet fjalëve “legalizmit” dhe “legalizimit”…

 

Për mendimit tim, është e papranueshme për derjanasit, matjanet dhe të gjithë shqiptarët që të bëhen përpjekje të qëllimta për të zhdukur edhe emrin Legalitet duke mohuar ose përvetësuar sakrificat e atyre që u flijuan për kauzat legaliste.

 

Kam mësuar se në besimet monoteiste mynafiku merr dënimin më të rëndë të mundshëm në boten e përjetshme! Me sa duket kjo vërtetohet edhe në këtë dynja…

 

Ata që përpiqen të përvetësojnë kauzat legaliste për qëllime thjesht politike kur kauzat e tyre i kanë humbur gjatë 25 viteve të fundit, mos të mendojnë se populli është injorant dhe mashtrohet pafundësisht.

 

Unë i këshilloj miqësisht ata që i kanë humbur kauzat e tyre, që të shkojnë e ti gjejnë tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

 

Ne legalistët i gjejmë tek varrezat e Derjanit, Matit dhe gjithë Shqipërisë ku nuk ka shteruar akoma gjaku i nacionalistëve dhe atdhetarëve legalistë e antikomunistë shqiptarë.

 

Shënim: Pas ceremonisë përkujtimore në Derjan bashkë me LTM Princin Leka II zhvilluam vizita në familjen e vëllait të Major Qazim Prenit, z. Selman Preni, dhe të nipit të Deputetit Abdirrahman Mati, z. Baftjar Rizvani, ku përveç ngrohtësisë që na krijuan këto vizita familjare, u njohëm edhe me vuajtjet në pushkatime, burgime dhe internime të këtyre familjeve zogiste dhe legaliste gjatë gjithë periudhës së diktaturës komuniste.

 

 

 

Burimi : Gazeta Dielli -  http://gazetadielli.com/ne-derjan-te-matit-perkujtohet-70-vjetori-i-votimit-kunder-komunizmit/#sthash.vZmViy2w.dpuf


02 / 10 / 15

Shqipëri : Politikanët dhe Populli

Me pak imagjinatë dhe në formë krahasimi, kjo foto tregon fare mirë sesi një pjesë e politikanëve shqiptarë (pëllumbat mbi çati, shans për ta që nuk janë sorra) e shohin popullin dhe si e sa e konsiderojnë atë !


31 / 08 / 15

Klos, drama e familjes Sulaj, nëna me dy fëmijët jetimë jetojnë prej 18 vitesh në mjerim.


19 / 08 / 15

Kriza ekonomike dhe sociale e provincës : politika shqiptare dhe ekzodi azilant.

Largimi përafërsisht i 30.000 shqiptarëve për të kërkuar azil në shtetet perëndimore të BE-së, po dëshmon që Shqipëria provinciale po kalon një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, ku përgjegjësit kryesorë janë politikanët shqiptarë, të cilët po mundohen të maskojnë apo të nënvlerësojnë këtë krizë.

 

Politikanë të pakualifikuar që drejtojnë poste kyçe, që shpërdorin detyrën, që vjedhin tendera, që kanë lidhje me krimin, që nuk krijojnë treg pune, që tallen me popullin duke i dhënë shpresa gjatë fushatave elektorale, po e dërgojnë provincën drejt greminës.

 

Varfëria e madhe, mungesa e punës, kushtet që nuk sigurojnë qoftë dhe një jetesë minimale dhe iluzionet apo gënjeshtrat e një jetë më të mirë jashtë vendit kanë shkaktuar muajt e fundit një ekzod rural sidomos drejt Gjermanisë, sikur Shqipëria të jetë në gjendje lufte, dhe sikur të mos jetë ajo Shqipëri që Rama e Meta, duke « endërruar me sy hapur », pretendojnë ta integrojnë në BE.

 

I kuptoj azilantët që ikin sepse janë të zhgënjyer nga jeta e vështirë, nga drejtuesit politikë, nga pafuqia për të reaguar kur dëgjojnë të flitet për milionat e deputetëve apo kryetarëve të bashkive, që nuk llogariten më me lek por me euro, kur dëgjojnë për pushimet « alla hollywoodiane » të njërit që i kalon në Dhërmi, tjetrit në Jalë, apo tjetrit në Korfuz, në një kohë kur populli me vështirësi po ha bukë.

 

Më dëshpëron mashtrimi që po bëhet ndaj hallexhinjëve, flas këtu edhe për Matjanët, të cilëve, duke i dërguar për azil në kampet apo « burgjet » e hapura të Gjermanisë, po u merren dhe ato pak para që kanë ose që i kanë marrë borxh, dhe duke njohur seriozitetin e shtetit gjerman, fatkeqësisht pjesa më e madhe e shqiptarëve do të rikthehen me dashje apo padashje në vendlindje.

 

Eshtë e vërtetë që Gjermania e Merkelit kërkon fuqi punëtore, por ajo ka rregulla strikte. Nuk të punëson sepse i tregon një kartë identiteti, nuk të punëson në qoftë se nuk ke eksperiencë në vendin e punës që propozon, nuk të jep azil ekonomik sepse azili jepet kryesisht për njerëzit që largohen nga vendet në luftë, dhe Gjermania e Merkelit « fatkeqësisht » ju rikthen në Shqipërinë e Ramës dhe Metës, duke ju treguar qartë se llogari për gjendjen në të cilën ju ndodheni duhet të kërkoni tek shteti juaj, tek politikanët që votuat, të cilët po u zhvasin nga dita në ditë.

 

Si shqiptar, i larguar prej Shqipërisë që nga 2005, i kërkoj shtetit tim, në vend se të tallet, të gjejë një rrugëzgjidhje për këta mijëra azilantë në mëshirë të fatit dhe për shqiptarët e tjerë në provincë. I kërkoj pushtetit qendror dhe atij lokal më shumë seriozitet dhe përkushtim në detyrë, i kërkoj opozitës më shumë reagim, dhe se fundmi i kërkoj popullit tim më shumë revoltim.

 

Shqipëria ka det, male, fusha, lumenj, miniera, bujqësi, dhe blegtori. Roli juaj të « nderuar » politikanë është që me këta resurse të krijoni dhe të menaxhoni një jetë më të mirë për popullin tuaj. Stop vjedhjes, mashtrimëve dhe egoizmit ! Kini kujdes, se kur populli do të kuptojë me të vërtetë lojën tuaj, atëherë do të revoltohet, dhe fatura do të jetë shumë e rëndë për ju. Franca e ka paguar një herë këtë faturë, dhe ju garantoj që nuk ka dëshirë ta ripaguajë…

 

Aurenc Bebja


17 / 07 / 15

Festa e Fiter Bajramit

Gëzuar Fitër Bajramin të nderuar besimtarë myslimanë !



29 / 06 / 15

DARS (KLOS), MAT – ALBANIA GJEN MBESHTETJEN E TE MADHES, ZONJA KLARA BUDA :

http://klarabudapost.com/sq/dars-klos-mat-tani-ekzistojne-ne-google/#.VZDlJxvtmko

 

E talentuara, Zonja Klara Buda (gazetare, shkrimtare, themeluese e TV & Film Production Studio, Beratinus në New York, dhe pjesëtare e shoqatës më të madhe të shkrimtarëve amerikanë të angazhuar në shprehjen e lirë dhe mbrojtjen e shkrimtarëve dhe gazetarëve që punojnë për lirinë e shprehjes), që ka punuar për Radio France International, UNESCON, BBC, mbështet faqen e Dars (Klos), Mat – Albania dhe e promovon atë në websitin - gazetën e saj, më një artikull që kam shkruajtur për zonën tonë.

 

Faleminderit Zonja Buda !

 

Për më shumë për këtë zonjë të nderuar, në qoftë se dëshironi të informoheni :

 

http://klarabudapost.com/sq/#.VZDl2Rvtmko

 

https://www.pen.org/klara-buda?member=

 

https://www.facebook.com/KlaraBuda?fref=ts

 

Nga / De : AB²

 


27 / 06 / 15

Bashkëpunim - promovim shqipëtar (Collaboration albanaise - Albanian cooperation) :

NJE FALENDERIM TE VECANTE TE GJITHA FAQEVE SHQIPETARE QE KANE KONTRIBUAR NE PROMOVIMIN E FAQES SE DARS (KLOS), MAT - ALBANIA :

 

ALBANIAN ROOTS – RRENJET SHQIPTARE :

https://www.facebook.com/AlbanianRoots

 

THE ALBANIAN AMERICAN ORGANIZATION CHAMERIA (AAOC) :

https://www.facebook.com/pages/Albanian-American-Organization-Chameria/139972746069827?sk=timeline 

 

ALBANIAN TALENT IN THE WORLD :

https://www.facebook.com/pages/Albanian-Talent-in-the-World/170849366302603?fref=ts

 

ANCIENT ILLYRIA :

https://www.facebook.com/illyria.al?fref=ts

 

BASHKEATDHETARET NE DIASPOR NGA GJITH TREVAT SHQIPTARE :

https://www.facebook.com/pages/Bashkeadedhetaret-Ne-Diaspor-Nga-Gjith-Trevat-Shqiptare/201632340010922?fref=ts

 

GAZETA KOMBI :

https://www.facebook.com/pages/Gazeta-Kombi/114405651935998?fref=ts

 

I LOVE-ALBANIA .AL :

https://www.facebook.com/ILOVEALBANIA?fref=ts

 

ILIRIDA :

https://www.facebook.com/pages/Ilirida/575378745822237?fref=ts

 

MADE IN ALBANIA

https://www.facebook.com/Official.Albanian.Page

 

SHOQERIA SHQIPETARE NE IRLANDE/ ALBANIAN SOCIETY OF IRELAND :

https://www.facebook.com/shoqeriashqiptareirlande?fref=ts

 

NACIONALALBANIA .AL

https://www.facebook.com/pages/NacionalAlbaniaal/275519309308652?sk=timeline

 

NJEKOMB.COM

https://www.facebook.com/1komb

 

ZGJOHU SHQIPONJE :

https://www.facebook.com/Zgjohu.Shqiponje?fref=ts


22 / 06 / 15

Urime (Félicitations - Congratulations) Basir Cupa !

Kryetari i ri i Bshakisë Klos


29 / 05 / 15

"Më në fund paska edhe zona e Klosit gra !"

Duke qenë larg atdheut, u "tmerrova" para disa ditësh, se nuk po shihja asnjë grua në fushatën elektorale të dy kandidatëve për Bashkinë e Klosit, dhe thashë me vete : - Bo bo, ç'paska ndodhur atje, na paskan ngelur fshatrat vetëm me burra...por më në fund dhe shumë shpejt, kandidatja e majtë për Bashkinë e Klosit, Valbona Kola, më ktheu pjesërisht një përgjigje përsa i përket artikullit tim të mëposhtëm ku flas për rolin e gruas në fushatën elektorale...Rradhën që vjen, shpresoj që burra e gra të jenë bashkë...Shpresoj dhe uroj që edhe kandidati i djathtë, Basir Cupa, të bëjë një gjë të tillë...Tani, me padurimin dhe dëshirën më të madhe, po pres të vëzhgoj programet tuaja zyrtare për 4 vitet në vijim...

Prejardhje / Source : Valbona Kola per Bashkine KLOS 

Me rrespektin më të madh,


Aurenc Bebja

Francë


12 / 05 / 15

Zgjedhjet e 21 Qershorit - Fushata elektorale për Bashkinë e Klosit :

Pse me Fëmijët ? Ku i keni nënat, gratë, motrat, kushërirat ? çfarë programi keni për 4 vitet në vazhdim ?

Ka gati një muaj që ka filluar fushata elektorale në zonën e Klosit, le të themi në mënyrë intensive, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta. Valbona Kola përfaqëson kampin e majtë, ndërsa Basir Cupa atë të djathtë. Nuk i njoh personalisht asnjërin, por gjithsesi kam dëgjuar fjalë të mira për të dy, njerëz punëtorë dhe të rrespektuar.

 

Po e ndjek këtë fushatë me vëmendjen më të madhe, kështu që vendosa të shkruaj një artikull edhe pse ndodhem larg vendlindjes sime, sepse më intereson e ardhmja e atij vendi. Kush do të drejtojë atë vend ? Si do ta drejtojë dhe me kë do ta drejtojë ? Kam pyetje pa fund edhe pse e di që ju nuk mund të më ktheni dot përgjigje, se nuk i keni përgjigjet. Gjithsesi tri pyetje – çështje më kanë tërhequr me të vërtetë vëmendjen :

 

  • Së pari, përse bëni fushatë me fëmijët (adoleshentët – të miturit) ? Ata nuk kanë të drejtë vote duke e ditur që nuk kanë mbushur moshën legale 18 vjeç. Sigurisht janë e ardhmja e atij vendi, por besoj se nuk duhen përzier në politikë në atë moshë kaq të re dhe febrile, edhe pse e kuptoj që është më e lehtë t’i përdorësh për të bërë publicitet për forcën politike që ju mbështetni. Fëmijët nuk kanë maturinë e duhur për të kuptuar politikën tuaj…

 

  • Së dyti, po ndjek vizitat tuaja nëpër fshatra (komuna), dhe ajo që më spikat më shumë është se nuk shoh fare ose shumë pak mbështetëse të gjinisë femërore. E majta ka bërë një hap para duke mbështetur kandidaturën e një zonje në Klos, por kur shoh fotografitë e fushatës të të dy kandidatëve nëpër rrjetet sociale, më duket se roli i femrës është inekzistent, edhe pse ato votojnë dhe ju sjellin madje shumë vota. Duam Shqipëri Europiane, por dijeni që rruga drejt Bashkimit Europian nuk do na hapet pa gratë…

 

  • Së treti dhe së fundmi, jemi gati një muaj larg ditës së zgjedhjeve dhe nuk kam parë apo dëgjuar akoma se cili është programi juaj për 4 vitet e ardhshme. Cfarë projektesh keni : rrugë, shëndetësi (këtë e ka premtuar e majta falas), shkollim – edukim, tregti, punësi, ndihma sociale. Slloganet tuaja “Punë dhe dinjitet” apo “Drejtimi i duhur”, për momentin nuk më bindin… Në një artikull që kam shkruajtur në dhjetor të 2014 propozoja që të bëhen disa lëvizje të rëndësishme në këto fusha (detajet mëposhtë), kuptohet që nuk mund të realizohen të gjitha në një kohë të shkurtër por le të jemi vizionar dhe të mendojmë më shumë se 4 vjet :

 

Amenaxhimi dhe ndarja përfundimtare e pazarit të Klosit në tri zona :

  • pazari i shitjes së blegtorisë dhe mishit (sa do e mirë të jetë cilësia e mishit, kushtet higjenike janë tmerrësisht të papranueshme) ;
  • pazari i prodhimeve me prejardhje nga bujqësia dhe blegtoria lokale ( një pazar dedikuar vetëm këtyre mallrave, me tavolina të gjata e të gjëra, ku mund të rreklamosh atë çfarë ke vënë në shitje , me stola ku mund të ulesh, me ujë për të larë prodhimet, etj etj) ;
  • pazari i rrobave, mobiljeve, prodhimeve kozmetike etj etj.

 

Amenaxhimi dhe ndërtimi i rrugëve :

  • ndërtimi i rrugicave në qytet ;
  • asfaltimi i rrugëve nëpër fshatra : Dars, Bel, etj

 

Amenaxhimi i rrjetit elektrik ;

 

Amenaxhimi i mjedisit :

  • i ujit të pishëm dhe ujërave të zeza ;
  • i mbeturinave ;

 

Amenaxhimi i dhënies së ndihmës - përkrahjes sociale : S’mund të vazhdohet të jepet ndihmë sociale për interesa politike.

 

Kontrollimi i çmimëve :

  • në dyqane ;
  • në farmaci ;

 

Mendimi për një projekt-ndërtim të një spitali për gjithë zonën :

  • mjekësi e kirurgji e përgjithëshme ;
  • maternitet ;

 

Dinamizëm dhe aktivitete në sistemin shkollor ;

 

Ndihmë ekonomike për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, dhe sigurimin e tregut për shitjen e prodhimeve  ;

 

Tërheqjen e investitorëve shqipëtare, dhe pse jo edhe të huajve në fushën e turizmit malor ;

 

Këto janë disa fusha ku ju mund të punoni në menyrë prioritare edhe pse dihet që në një mandat 4 vjeçar nuk mund të realizohen të gjitha. Propozimet e mia janë disi ambicioze, por një gjë ju garantoj, se në qoftë se nuk kemi ambicie dhe vullnet për të ndihmuar atë zonë, dijeni se askush tjetër nuk do të vijë të bëjë këtë gjë në vendin tonë.

 

E di që kandidati që do të fitojë këto zgjedhje nuk do ta ketë të lehtë detyrën e kryetarit të bashkisë. Do të duhet shumë vullnet, guxim dhe ndershmëri në marrjen e vendimëve, në menaxhimin e ekipëve dhe të buxhetit që do keni në dispozicion...por ka ardhur koha të përveshim mëngët dhe të punojmë seriozisht…

 

Po e mbyll me kaq, duke ju uruar një fushatë sa më të mbarë, sa më paqësore dhe sa më të sinqertë…

 

Me rrespektin më të madh,

Aurenc Bebja

Francë


21 / 03 / 15

Për gjimnazisten klosjane, Elsa Reçin

Gjimnazi Shaban Collaku, Klos

KLOS, VENDI 3 NE OLIMPIADEN E KIMISE :

 

Suksesi i maturantes Elsa Reçi, nxënëse e klasës së 12, në gjimnazin “Shaban Çollaku”, Klos, të rrethit Mat, në fazën e finale të Olimpiadës Kombëtare të Kimisë në shkallë Republike. Nga 64 pjesëmarrës në këtë garë nga e gjithë Shqipëria, gjimnazistja klosjane arrin të jetë fituese e vendit të tretë, me 34 pikë, vetëm një pikë larg vendit të dytë.

 

Por një talent i tillë kurrë nuk do të kishte spikatur pa punën specifike që ka bërë me nxënës të tillë mësuesi me përvojë i kimisë pranë Gjimnazit Klos, Hazis Bala.

 

Arritja e të qenit fituese e vendit të tretë në olimpiadën kombëtare të Kimisë, nuk është krenari e prestigj vetëm për nxënësen Elsa Reçi, familjen dhe mësuesin e saj, por edhe për gjimnazin “Shaban Çollaku”, Klos, ku ajo studion. Një gëzim të tillë të ligjshëm nuk e fsheh edhe drejtori i këtij gjimnazi, Bashkim Dardha.

 

Suksese të tilla në shkallë kombëtare duhen inkurajuar dhe stimuluar nga institucionet përgjegjëse. I takon qeverisjes vendore të akordojë, në bazë të ligjeve në fuqi, mbështetje financiare për nxënës të tillë ekselent dhe për të gjithë ata të fëmijë që na përfaqësojnë denjësisht në olimpiada kombëtare.

 

Prejardhje/Source : http://www.tvbulqiza.al/klos-vendi-3-ne-olimpiaden-e-kimise/

 


07 / 01 / 15

Për (Pour  - For) Charlie Hebdo ! - By AB²

Rrofte liria e shprehjes ! - Vive la liberte d'expression !

Jean Julien
Jean Julien
Plantu, Journal le Monde
Plantu, Journal le Monde
Ygreck, Journal du Québec
Ygreck, Journal du Québec
Stéphane, internaute 20 Minutes
Stéphane, internaute 20 Minutes
Gary Varvel, Indianapolis Star
Gary Varvel, Indianapolis Star
Tom Toles, Washington Post
Tom Toles, Washington Post