Ismail Qemali, gazetarit të Giornale d’Italia (Konstandinopojë, 1910) : “Shqiptarët nuk do të dorëzojnë armët para se qeveria turke të plotësojë kërkesat e tyre.”


Ismail Qemali
Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – … Korrik 2019

 

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 17 majit 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Ismail Qemalit mbi çështjen shqiptare, të zhvilluar asokohe në Konstandinopojë me korrespondentin e Giornale d’Italia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Revolta shqiptare

Një intervistë me Ismail Qemal Beun

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

 

Romë, 16 maj.

 

Korrespondenti i Giornale d’Italia, në Konstandinopojë, ka zhvilluar një intervistë interesante mbi situatën aktuale në Shqipëri me Ismail Qemal Beun, i cili ka deklaruar se shqiptarët nuk do të dorëzojnë armët para se qeveria turke të plotësojë kërkesat e tyre.

 

Represioni i organizuar nga Turqia, shtoi Ismail Qemali, është një gabim katastrofik; E vetmja mënyrë për të qetësuar gjakrat (paqësuar shpirtrat) është përdorimi i një metode të re qeverisjeje. 

 

Ekspedita ushtarake aktuale, në fakt, vetëm se e nxit situatën dhe irriton popullin shqiptar. — C.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-gazetarit-te-giornale-d-italia-konstandinopoje-1910-shqiptaret-nuk-do-te-dorezojne-armet-para-se-qeveria-turke-te-plotesoje-kerkesat-e-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.