Lodhje nga llumi politik shqiptar



Klasa politike shqiptare, me « metodat » e saja menaxhuese, apo më saktë me mungesën e tyre, e ka lodhur popullin shqiptar, në planin ekonomik dhe moral. Me një « sy qorr » dhe një « vesh të shurdhër », kundrejt kritikave, fatkeqësisht sporadike, ajo vazhdon të bëjë një gjë të tillë e pa tronditur. Gjithnjë e më i madh është numri i njerëzve që ndihen të neveritur nga llumi politik shqiptar.

 

Aurenc BEBJA, Klara Buda Post - Francë, 3 tetor 2015

 

Dhjetë konstatime, edhe pse mund të mungojnë shumë të tjera, mjaftojnë për të bërë tabllonë e « keqtrajtimit » të popullit shqiptar dhe origjinën e lodhjes së tij…

 

1. me premtimet politike të pambajtura [1] :

 

- 300 000 vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës 2013 – 2017 ;

- 95 % e popullsisë do të përfitojë ulje taksash ;

- 5 fish rritje të financimit për bujqësinë ;

- Shëndetësia, falas për të gjithë ;

 

2. me gjuhën e degraduar në Parlament [2] :

 

- akuza nga më të rëndat për njëri-tjetrin, por çuditërisht nuk ka asnjë arrestim…asnjë dënim ;

- një gjuhë shkëmbimi tepër e degraduar : e ke fajin ti, e kam fajin unë (si fëmijë kopshti), ti je horr, ndërsa ti je sorrë [3], ti je legen, ti merresh më këtë, ti shkon me atë ;

 

3. me lojën politike të dyfishtë [4] :

 

- kaloj djathtas, pastaj majtas, dhe anasjelltas ;

- krijoj parti të re dhe pastaj e shkrij partinë pasi ribashkohem me një tjetër parti ;

- braktis filan parti edhe pse më kanë zgjedhur me votë (d.m.th kam premtuar shumër gjëra elektoratit) për një parti tjetër ;

 

4. me një pozitë që sillet sikur është gjithmonë në opozitë, dhe me një opozitë që s’po ndërgjegjësohet e të ribashkohet për të bërë opozitë ;

 

5. me mbijetesën në fshat :

 

- punimin e tokës si në mesjetë ;

- prodhimet bujqësorë që nuk u gjejnë dot treg ;

- rrugët që nuk mund të quhen rrugë ;

- faturat e çmimit të lartë të energjisë elektrike që nuk mund të paguajnë ;

- mungesa e ujit te pishëm që nuk e kanë në shtëpi ;

- mungesën e shërbimit shëndetësor ;

 

6. me jetesën në qytet :

 

- trafikun e dendur ;

- ndotja dhe smogu [5] ;

- mbeturinat ;

- mungesën e hapsirave të gjelbërta dhe e këndeve të lojrave për fëmijë ;

- taksat, faturat ;

 

7. me aksidentet rrugore [6]me krimin [7] dhe dhunën [8] në familje ;

 

8. me pritjen nëpër kampet gjermane pa shpresa [9] :

 

- sigurisht nuk u larguan me dhunë nga Shqipëria por u larguan nga varfëria ;

- u larguan pa e ditur mirë se çfarë i priste ;

- u larguan se u lodhën duke pritur ;

 

9. me ëndërrën europiane [10] :

 

- sa herë që kemi një shans për tu afruar në BE e djegim ;

- sillemi me arrogancë ndaj autoriteteve të BE-së, dhe dihet që duke vëzhguar sjelljet tona, na e mbyllin derën çdo herë, apo më mirë na e plasin në surrat ;

 

10. me imazhin e keq që kemi në Botë për arsye të veprimeve apo lidhjeve politiko – kriminale. Populli perëndimor, kur janë në dijeni se nga bie Shqipëria, na quajnë popull mafioz (drogë, prostitucion, vjedhje).

 

Si përfundim, sa do të mund të durojë populli shqiptar lodhjen e shkaktuar nga klasa politike ? A ka limite durimi i tij ? A do të ndryshojë klasa politike përpara se populli të humbë durimin? Kjo është tanimë një domosdoshmëri.

 

Burimi : Klara Buda Post 

http://klarabudapost.com/sq/lodhje-nga-llumi-politik-shqiptar/#.VhAX3Hrtmkp

 

 

Publikuar (Publié) nga :

 

Dielli :

http://gazetadielli.com/lodhje-nga-llumi-politik-shqiptar/

 

Gazeta Ora :

http://gazetaora.com/lodhje-nga-llumi-politik-shqiptar/

 

Koha Jonë :

http://www.kohajone.com/index.php/opinione-dhe-komente/lodhje-nga-llumi-politik-shqiptar