20 – vite në skenë instrumentisti i talentuar matjan Ikli Punavija



Nga Grupi Folklorik “Petralba” – Klos, më 15 shtator 2021

 

Mbështetën këtë aktivitet :

 

Biblioteka e Bashkisë Klos - Aishe Kodra

Tim Dardha - Spanjë

Dorart Hoxha - Angli

Mevlan Karaj - Angli

Ibrahim Kthella  - Klos

Shefki Shinjatari - Klos

Shaban Bytyqi - Malishevë

Fiqiri Zeneli - Klos

 

Grupi Folklorik “Petralba” Bashkia Klos mban një minut heshtje për ndarjen nga jeta qytetarit të nderuar Klosjan Bajram Bebja, pasi vdekja e tij parakohe tronditi gjithë qytetin e Klosit dhe gjithë ata që e njohën nga afër.

 

Më 15 shtator 2021 në bibliotekën e bashkisë Klos u zhvillua një aktivitet artistik-kulturor kushtuar instrumentistit matjan Ikli Punavija, me rastin e 20-vjetorit të daljes në skenë për herë të parë.

 

Në këtë eveniment merrnin pjesë të ftuar nga Malisheva e Kosovës, Tetova, Lezha, Shkodra dhe anëtar të grupit folkloric “Petralba”.

 

Ramazan Mjeshtri, ish-përgjegjësi i ZA Bashkia Klos, Hajri Ismani nga Tetova, Llesh Gjin Prenga nga Lezha, Avni Halili nga Klosi, Prelë Milani nga Shkodra, folën për jetën dhe veprimtarinë artistike të instrumentistit matjan Ikli Punavija.

 

 

Nderuan me pjesmarrjen e tyre artistët nga Tetova, Hajri Ismani, Besart Abdurahmani , Dashmir Saiti .

 

Nderuan me pjesmarrjen e tyre artistët nga Shkodra, Prele Milani, Gjon Kosteri.

 

Nderuan me pjesmarrjen e tyre artistët nga Malisheva, Shaban Bytyqi sëbashku me djalin e tij.

 

Nderuan me pjesmarrjen e tyre artistët nga Lezha, Llesh Gjin Prenga së bashku me djalin e tij artist popullorë.

 

Gjatë aktivitetit ishin të pranishëm ZA BASHKIA KLOS, Aishe Kodra, Kanarina Çeka, Dinë Gjini, Ish- kryetari i Bashkisë Klos zoti Ramazan Mjeshtri, anëtarë të grupit folklorik “Petralba”, Avni Hoxha, Man Xhepi, Resul Fatmira Baleta , Sajme Kurti, Adhurim Xhepi, Hasan Turiçi, Sokol Xhepi, Mane Hoxha, kryetari i Klubi Letrar “Pjetër Budi” Mat, zoti Hamdi Hysuka, artdashës të qytetit klosjan zoti Fiqiri Zeneli, Erlind Cani,dhe Shkëlqim Disha.

Një urim i veçantë nga Londra online ku përshëndeti dhe autori matjan emigrantë në Londër, zoti Xhavit Gasa.

 

Falenderoj të gjithë pranishmit dhe gjithmon në takime të tilla u mbledhshim u shpreh artisti matjan Ikli Punavija, kryetar i Grupi Folklorik “Petralba”, Bashkia Klos).

 

Prelë Milani dhe Gjon Kosteri – Grupi Folklorik “BESA SHOSH” SHKODËR dhe pjesë e stafit drejtues Ansambli Folklorik Burimor Mbarkombëtar Kosovë.

 

Klos, më 15 shtator 2021 

 

Blogu : © Dars (Klos), Mat – Albania