La Croix (1946) / “Gjon Shllaku, Mikel Koliqi, Musine Kokalari, Thoma Papapano…” — Persekutimet fetare dhe politike në Shqipëri


Gjon Shllaku – Mikel Koliqi – Musine Kokalari – Thoma Papapano
Gjon Shllaku – Mikel Koliqi – Musine Kokalari – Thoma Papapano

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2024

 

“La Croix” ka botuar, të enjten e 27 qershorit 1946, në faqen n°5, një shkrim rreth persekutimeve fetare e politike asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Persekutimet fetare në Shqipëri

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një fushatë sistematike kundër Kishës Katolike filloi në Shqipëri në janar të këtij viti. Sinjali u dha nga një sërë artikujsh të botuar në gazetën zyrtare “Bashkimi” që del në Tiranë. Këta artikuj të futur në botimet e 3, 8, 15, 17 dhe 18 janarit janë firmosur nën emrat e katolikëve si Tuk Jakova, Gjovalin Luka, Tonin Miloti dhe gjithashtu nën emra komunistësh.

 

Sot nuk bëhet më fjalë për arrestimin e disa priftërinjve, por për shtypjen (zhdukjen) e klerit katolik. Gjatë muajit shkurt u burgosën Dom Mark Hasi, Gjon Shllaku, Pal Doda, Dom Mikel Koliqi, të gjithë priftërinj shqiptarë. Përveç kësaj, 32 fetarë italianë dhe 3 motra të bamirësisë që ndodheshin në shtëpi të ndryshme të përkushtuara për punë bamirësie, të cilat ishin themeluar në Shqipëri në vitin 1939, u dëbuan brutalisht : u lejuan të merrnin vetëm gjërat e nevojshme. At Anton Harapi, i cili respektohej sa për virtytin dhe talentin e tij letrar, u ekzekutua në Tiranë më 15 shkurt, në të njëjtën kohë me ish-kryetarin e Këshillit Maliq Bushati dhe ish-anëtarin e Këshillit të Regjencës Lef Nosi.

 

Numri i rusëve që mbërrijnë në Shqipëri po rritet çdo ditë e më shumë. Ata janë të instaluar në të gjitha administratat. Ata janë të plotfuqishëm dhe vetë ministrat e qeverisë së Enver Hoxhës janë të detyruar t’u binden.

 

I ashtuquajturi komplot katolik i Shkodrës dhe zbulimi i simuluar i një tjetër komploti që dyshohet se ka ndodhur në Tiranë, kanë qenë shkak për arrestime të shumta në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë... Ndër arrestimet, le të citojmë emrat e Suat Asllanit, avokat; Zonjusha Musine Kokalari, shkrimtare; Spiro Disha, Qenan Dibra, të dy nëpunës; Thoma Papapano, profesor dhe anëtar aktual i Asamblesë Kushtetuese. Arrestimi i këtij të fundit është kryer në këto rrethana : i ulur në një tavolinë me një shok në tarracën e një kafeneje, Thoma Papapano dyshohet se i ka thënë të besuarit se shteti aktual nuk mund të zgjasë shumë në Shqipëri. Disa orë më vonë, ai u zhduk nga qarkullimi.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1946-gjon-shllaku-mikel-koliqi-musine-kokalari-thoma-papapano-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/la-croix-1946-gjon-shllaku-mikel-koliqi-musine-kokalari-thoma-papapano-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/

 

https://opinion.al/1946-nga-gjon-shllaku-tek-musine-kokalari-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/

 

https://www.voal.ch/la-croix-1946-gjon-shllaku-mikel-koliqi-musine-kokalari-thoma-papapano-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/multimedia/dossier/

 

https://www.drini.us/la-croix-1946-gjon-shllaku-mikel-koliqi-musine-kokalari-thoma-papapano-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/

 

https://alb-spirit.com/2024/03/31/la-croix-1946shllaku-koliqi-kokalari-papapano-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/ 

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France