Le Figaro (1951) / “Arsyeja” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Dhjetor 2022

 

Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 4 gushtit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me “arsyen” e shkëputjes së Kishës Katolike të Shqipërisë nga Vatikani, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Kisha Katolike e Shqipërisë është e ndarë nga Vatikani

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 3 gusht (Reuters, A.F.P.). — Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, sot në Shqipëri ka hyrë në fuqi statuti i ri i Kishës Katolike.

 

Kjo kishë i ka shkëputur lidhjet me Vatikanin dhe është konstituuar në Kishë kombëtare, njofton gazeta “Zëri i Popullit” e Tiranës, e cila, duke theksuar rëndësinë “primordiale” të kësaj ngjarjeje, sulmon ashpër Vatikanin, të cilin ajo e akuzon se i ka vënë “parimet e tij fetare në shërbim të imperializmit amerikan” dhe se është kthyer në “një nga qendrat më të rëndësishme të spiunazhit dhe diversionit që punon kundër Shqipërisë”.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1951-arsyeja-e-shkeputjes-se-kishes-katolike-te-shqiperise-nga-vatikani/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/le-figaro-1951-arsyeja-e-shkeputjes-se-kishes-katolike-te-shqiperise-nga-vatikani/

 

https://www.kultplus.com/lajme/le-figaro-1951-arsyeja-e-shkeputjes-se-kishes-katolike-te-shqiperise-nga-vatikani/

 

https://diasporashqiptare.al/2022/12/17/le-figaro-1951-arsyeja-e-shkeputjes-se-kishes-katolike-shqiptare-nga-vatikani/

 

https://konica.al/2022/12/shkeputja-e-kishes-katolike-te-shqiperise-nga-vatikani/

 

https://vloranews.al/lajme/le-figaro-1951-arsyeja-e-shkeputjes-se-kishes-katolike-shqiptare-nga-vatikani/

 

https://plavaeguciasot.com/le-figaro-1951-arsyeja-e-shkeputjes-se-kishes-katolike-te-shqiperise-nga-vatikani/