Il Piccolo di Trieste (1956) / Dy konferencat e studiuesit të shquar shqiptar Ernest Koliqi në qytetin e Triestes


Ernest Koliqi (1901 – 1975)
Ernest Koliqi (1901 – 1975)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shtator 2023

 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të shtunën e 10 marsit 1956, në faqen n°6, një shkrim për studiuesin e shquar shqiptar Ernest Koliqi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Studiuesi i shquar shqiptar sot i ftuar i Triestes

 

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e shtunë, 10 mars 1956, faqe n°6
Burimi : Il Piccolo di Trieste, e shtunë, 10 mars 1956, faqe n°6

Sot pasdite, Profesori Ernest Koliqi, i Universitetit të Romës, do të mbajë dy konferenca në Trieste për çështje aktuale mjaft interesante : në orën 18:30, në hotelin Excelsior, ai do të flasë për kushtet e kulturës dhe intelektualëve në vendet prapa perdes, dhe në veçanti për Shqipërinë, vendin e tij të origjinës : më parë në orën 16:30, Profesor Koliqi do të zhvillojë një bisedë në klubin “Maria Cristina” për jetën e grave në vendet komuniste.

 

Profesori Koliqi është një nga personalitetet kryesore të kolonisë shqiptare në Itali, pasi në kohën e tij ka qenë kryetar i Kuvendit të Tiranës dhe Ministër i Arsimit Publik. Aktualisht është i detyruar të qëndrojë në ekzil nga regjimi aktual i vendit të tij dhe mban katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/il-piccolo-di-trieste-1956-dy-konferencat-e-studiuesit-te-shquar-shqiptar-ernest-koliqi-ne-qytetin-e-triestes/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/dy-konferencat-e-ernest-koliqit-ne-qytetin-e-triestes-me-1956/

 

https://ampress.ca/1956-dy-konferencat-e-studiuesit-te-shquar-shqiptar-ernest-koliqi-ne-qytetin-e-triestes/

 

https://www.botasot.info/kultura/2056830/il-piccolo-di-treiste-1956-dy-konferencat-e-studiuesit-te-shquar-shqiptar-ernest-koliqi-ne-qytetin-e-triestes/

 

https://bulevardionline.com/il-piccolo-di-treiste-1956-dy-konferencat-e-studiuesit-te-shquar-shqiptar-ernest-koliqi-ne-qytetin-e-triestes/