----------------------------
KOVAÇI I FSHATIT
----------------------------
Arkës së kujtimeve ja hapa kapakun,
dhe kërkoja mes kujtimesh ndër vite,
mes kujtimesh gjeta një pale mashna,
punuar nga kovaçi fshatit që zbuste çeliqe.
Mora mashnat c'mu kujtua xha Hasani,
Hasan Bega kovaçi fjalë-pak i Zenishtit,
që bënte plore parmende, patkoj kali,
dorëhehti që shkulte dhembin si dentisti.
Mbase ju bashkë-fshataret e mi Zenishtar,
habiteni që thura vargje Hasan Begës,
ah sikur vargjet e mia t'kaliste ai në farkë,
pena ime t'ngjante plorit të parmendës.
© Xhavit Gasa
-----------------------------
TË FALAT E MATIT
-----------------------------
Paska qenë shkruar t'bredh bregut Tamizit
të shkruaj letrës së bardhë dhe vargje,
unë fshatari rritur fushave të Zenishtit,
Tamizit, nga lumi Matit t'i sjell të falat.
Zenishtin e lumim e Matit s'i kam njohur,
më thotë Tamizi ky lum i qetë e i madh,
por për shqitaret më ka treguar Bajroni,
se ishin trima, të pashëm e shumë bujarë.
Më lumturoj mua Zenishtarin kjo bisedë,
dhe unë i thashë me kënaqësi Tamizit,
për njerzit e gjithë botes që pret e përcjell
do i tregoj lumit Matit e njerzve të Zenishtit
© Xhavit Gasa
--------------------------
BURRAT E MATIT
--------------------------
Me rastin e mbledhjes së kuvendit të Brucit për organizimin e luftës së popullit të Matit kundër pushtueseve fashistë italianë.
Shtëpi për shtëpi derë për derë,
Janë mbledh n'kuvend burrat e Matit,
Janë mbledh të rinj edhe pleq,
Kundër hasmit kanë rrok armët.
Tre mijë burra nga i gjithë Mati,
Pa dallime feje e politike,
Të gjithë kanë bashkue armët,
Me shporr nga trojet hordhitë fashiste,
More këmishëzi mor gjeneralë,
Ma të zi se njyra e korbit,
A e harruat çfarë ju ka thanë,
Biri i Matit Shahin Toçi.
Se kjo shqipëri ka lind burra,
Që s'të falin për liri,
Pa rrafshue male e fusha,
S'ke vend more këmish zi.
Ç'po kërcet pushka n'katër anët,
Gjëmojnë malet o rreth për rreth,
Me trimëri luftojnë matjanët,
Këta stërnipa të Skënderbeut.
Gjëmon pushka rreth e rrotull,
Sula i Sulkurtit u prin në ballë,
Me Tahir Matën e Bajram Hoxhën,
I madh e i vogël asht çue në kamë.
Nderim për gjithë bijtë matjanë,
Për gjithë bijtë e Shqipërisë,
Gjaku i tyre ndriçon si fanar,
Në themelet e lirisë.
© Xhavit Gasa
---------------------------------
KRENAR NDER BREZA
---------------------------------
Kreshtat e Dejës kësulëbardhë,
shqiponjat krahëhapur në qiell
janë të pavdekshëmit dëshmitarë,
si këta trima lirisë ju bënë kështjellë.
Nuk i vrau plumbi i zi okupatorit,
pushtuesit s'ju nënshtruan kurrë,
pabesisht i vranë hordhitë e diktatorit,
shqiptarët kundër njëri tjetrit vu me dhunë
Në memorial gdhendur në gurë mermeri,
krah për krah kreshtave të Dejës së lashtë,
brezat që ikën, janë e do vijnë ndër shekuj,
ishin, janë dhe do të jenë për ju krenar.
© Xhavit Gasa
-----------------------
VARGJE MALLI
-----------------------
Në dhé të huaj larg vendlindjes time,
shkruaj vargje çdo ditë fletës së bardhë,
pastaj kërkoj një pëllumb a dallëndyshe,
vargjet e mia plot mall në krahë t'i marrë.
Nëse nuk i lexon askush nuk mërzitem,
mbase jemi të harruar nga ikja e gjatë,
poetët flasin me pëllumba e dallëndyshe,
nëse s'na besoni lexoni Shirokën e madh.
Rrugëve të kalldrëmta nëpër botë,
mes mijëra njerzve bëjmë shetitje,
cicërima në gjuhë ndryshme dëgjojmë
S"ka më të ëmbël se cicërima e vendlindjes
© Xhavit Gasa
-------------
BLERON
-------------
Zgjati rrënjët lisi shekullor n'zemër t'gurit,
u zgjaten degët më shumë gjethe bleruan,
ky lis poetik mbjellë nga Pjeter Budi,
zogjt nëpër degë të tij ëmbël kënduan.
Këto emicione më dhanë valët e TV Matit,
kur dëgjoja pasardhësit e Budit t'recitonin,
afër erdhi vendlindja n'Londrën e largët,
në vendlindjen e Xhorxh Gordon Bajronit.
Bleron si lis shekullor vargu Pjetër Budit,
degëhapur shqiponjë rrenje n'zemër guri.
© Xhavit Gasa
-------------------------------
NË KRAHË TË MUZËS
-------------------------------
Si një fëmijë krahë të saj më mori muza,
se kundrështova pas saj u nisa plot mall,
sa e dëgjova kur tha do të çoj viseve tuaja,
u bëra dallëndyshe e shtegëtimit të gjatë…
Në krahët e muzës brodha male e fusha,
me valët shkumëbardha të matit vallëzova,
etjen shova me ujë burimi nëpër gurra,
kosita në livadhe pas qingjash vrapova...
Zgjohu gjysh thiri zëri ëmbël i mbesës,
para televizorit më kishte zëne gjumi,
ah, në pafundësi të zgjatej kjo ëndërr,
viseve të mia të bridhja në krahë të muzës
© Xhavit Gasa
--------
DEJA
--------
Sa hije i ka ajo kësulë e bardhë,
Malit të Dejës, kreshtë mbi kreshtë.
Breza breza i rrijnë si gjerdan,
pyje dhe lëndina me ngjyrë të blertë...
Mali i Dejës me lartësi e prek qiellin,
askush para tij nuk puthet me diellin.
Askush më pranë të së vërtetës.
Nuk është sa mali gjigant i Dejës...
© Xhavit Gasa (Nga libri Shpirt e zemër në vendlindje)
-----------------------------------
PRANVERA NË ZENISHT
-----------------------------------
Janë zgjuar milingonat,
nga gjumi i dimrit,
parmedna e bujkut,
folete do ju ka prishë.
Dhe rrënjët e pemëve,
kanë filluar punën,
t'ju çojnë ushqim degëve,
që të mbushen plot me lule.
Zogjt këndojnë me hare,
dhe fluturojnë lart në qiell,
nëpër degë të pemëve,
po ngrenë foletë.
Eh, sa e mirë është pranvera,
rrezet e diellit më shumë ndrijnë,
nga zgjojet dalin bletët,
nëpër fusha qinjgjat blegërijnë.
E shikoni pra o njerëz,
sa e bukur është pranvera,
i tremben vetëm dembelët,
që në gjumë duan t'ju shkojë jeta.
Sa mall kam per Zenishtin tim,
kostumin pranveror ka vesh plot gjelbërim.
© Xhavit Gasa
-------------------
PËRJETËSIM
-------------------
(Frymëzuar nga pikura magjepse
e Sefedin Stafës)
Zemër bardhë si bora mbi mal të Dejës,
kaq e bukur si livadhi njomë pas ylberit,
ty të kanë zili të gjitha lulet e bjeshkës,
syte e tu të blertë magji e buzëqeshjes..
Drejt diellit si zjarr në kreshtat e malit,
kostum qendisur me lulet aromë makthi,
përjetësim nga peneli artë i Sefedin Stafës,
moj bukura lule petalçelur cuca e Matit!!
© Xhavit Gasa
-------------------------
PENË GJIGANTE
-------------------------
Pena gjigante e Pjetër Budit,
kalitur në kudhërn e çeliktë,
shkroi në zemrën e gurit,
poezine me gjuhën e shqipes!
Qindra shekuj kanë shkuar,
e qindra shekuj do të vijnë,
pena gjigante e Pjetër Budit,
pemë gjithmonë në gjelbërim!
------------------------------
VARGJET E BARDHA
------------------------------
Mbi shtratin e lumit të Matit,
shkumëbardhat valë hedhin valle,
mes stërkalash pulëbardhat lahen.
Në dallgët e lumit ujëkristaltë,
Pjetër Budi ngjyu penën e tij të artë,
vargje thuri me shkumëbardhat valë.
E vargjet e bardha të Pjeter Budit,
n'krahë të tyre morën pulbardhat,
tokës arbërore shperthyen si lule.
------------------------------
MALL VENDLINDJE
------------------------------
Kam shëtitur në shumë vende.
Kam pare dhe gradaçela të larta,
shpend, kafshë e lule nëpër parqe,
të sjella nga të gjitha kontinentet,
syri im hareshëm qesh dhe shndrin,
vetëm te vendlindja i bukuri Zenisht,
Dhe nëse asnjë herë, s'kam shkruar,
e mbajtur ditar në te bardhen letër,
në çdo qelizë gjaku kam arkivuar,
mallin e vendlindjes të përjetshëm!
Kujtime kam në çdo pëllëmbë te Zenishtit,
fushat e bukura buzë lumit te Matit,
e si mund të harroj rrasën Shën Pjetrit,
mblidheshin e luanim lojën e bukur hënash,
në gropat e gdhendura nga dora e tim ati..
Kur hidheshim mbi valët shkumë bardha,
te lumit te Matit kur na përvëlonte vapa,
përroi bërracit ku shuanin etjen bagëtitë,
burimet me ujë të ftohtë brinjave të Firës,
vrapimet në kërkim të lule shtrydhave...
çdo qelizë e gjakut tim zien prej kujtimeve...
------------------------------------
SI PLORI I PARMENDËS
------------------------------------
I thashë një ditë penës,
kur mbi letër po shkruaja vargjet,
uroj të bëhesh si plori i parmendës..
unë faraxhi të ndjek brazdë pas brazde.
Fortësinë e gurëve shekullor të rrasës,
ka plori parmendës dru-fojletë gdhendur,
larë me ujë të ftohtë nga bunari i Gasës,
mbase më i vjetri në trevën e Burgajetit..
Hap pas hapi ndiqe pena ime parmendën,
me letrën e bardhë në dorë do t'ju ndjek,
rrasën e gurtë, arën,pjergullën dhe fojletën,
historinë e të parëve mes vargjesh të mbjell..
-----------------------------------
TË FALA NGA LONDRA
-----------------------------------
Të falat nga Londra e largët çdo ditë nis,
duke i kërkuar diellit rreze të ngrohta,
të trokasin në derën e drunjtë të shtëpisë,
në oborrin e gurtë ku hapat e parë hodha!!!
Dërgoj të falat e ngrohta nga Londra e largët,
njerëzve që dritë më dhënë në natën e errët,
kur rrezet e diellit dhe hënës vrisnin barbarët,
ju them atyre që dielli i rremë i verboj ju kam falur..
Ju bëj të fala nga Londra e Bajronit,
oh, sa fatlum jam që ja ktheva vizitën,
këtij poeti të madh mik i bijve të shqiponjës,
që viset e bukura shqiptare shumë e mahniten..
Të falat e mia të thurura me fjalë të ngrohta,
kartolinë stolisur me bukuri të Matit mbretëror,
mbushur me mall të gjithë shqiptareve nga Londra,
brenda meje shpërthejnë si fllad pranveror...
© Xhavit Gasa
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania