Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shkurt 2024
“The Christian Science Monitor” ka botuar, të mërkurën e 29 dhjetorit 1937, në faqen n°5, një shkrim rreth vullnetit të modernizimit të bujqësisë në kohën e mbretërisë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Filma për t’u mësuar shqiptarëve mënyrat moderne të bujqësisë
Nga një korrespondent i Stafit të The Christian Science Monitor
Tiranë, Shqipëri — Në përpjekje për të inkurajuar fshatarin shqiptar që të braktisë metodat e tij primitive të bujqësisë dhe ta edukojë atë në rotacionin e të korrave, përdorimin e parmendëve të çelikut dhe trajtimin higjienik të bagëtive të tij, qeveria mori masa për importimin e filmave nga Amerika dhe Anglia që tregojnë përmirësimet më të fundit bujqësore.
Ministria e Ekonomisë Kombëtare po përgatitet që filmat të shfaqen në të gjithë fshatrat e brendshme të Shqipërisë me një projektor portativ të instaluar në një furgon që prodhon energjinë (rrymën) e tij.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-christian-science-monitor-1937-qeveria-shqiptare-importon-filma-nga-amerika-dhe-anglia-per-t-u-mesuar-fshatareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://alb-spirit.com/2024/02/23/filma-per-tu-mesuar-shqiptareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/