Fato Male



Fato Male me prindër arsimtar me profesion edhe unë arsimtare. Banuese në Burrel. Lindur ne dhjetor 1959 në Tiranë. Studimet e shkollës së mesme kryer në Burrel dhe të lartat për arsyre biografike nuk munda t'i ndjek dhe pse rezultatet e mija ishin absolute 10.

 

Vij nga një baba (Skënder Male) mësues letërsie dhe gjuhe nipi i Rilindasve Frashëri. Mamaja ime mësuese cikli "Qytetare Nderi"e Burrelit me origjinë nga Peja familja e Zekajve, që njihen si gjuhëtare dhe atdhetarë.

 

Sot, jam mama e tre fëmijëve e martuar prej 35 vitesh. Aktualisht mësuese ndihmëse me nx me AK në shkollën "31Korriku" Burrel. Botuar vetem një vëllim poetik "Në ëndërr hyhet pa trokitur". Së shpejti vij me dy libra që do të jenë dhuratë për miqtë e poezisë dhe prozës...diçka surprizë titujt.