Gazeta franceze (1942) / Riza Lushta, futbollisti i talentuar shqiptar nga Mitrovica, mund të kishte luajtur për Montpellier-in nëse…


Riza Lushta (Mitrovicë, 1916 – Torino, 1997)
Riza Lushta (Mitrovicë, 1916 – Torino, 1997)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Gusht 2019

 

“L’Auto” ka botuar, të mërkurën e 16 dhjetorit 1942, në ballinë, një rrëfim të rrallë për futbollistin e talentuar shqiptar nga Mitrovica, Riza Lushtën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ai thjesht kaloi

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në fund të verës së vitit 39, një i ri u paraqit me modesti para drejtuesve të “SO Montpellier”.

 

“Unë jam një student nga Shqipëria”, u tha ai, “dhe do të doja të luaja futboll në ekipin tuaj.”

 

Kandidati dha provat dhe…u integrua menjëherë.

 

Por një javë më vonë, ngjarjet e detyruan atë të kthehej në Itali.

 

Futbollisti në fjalë ishte Lushta, të cilin që prej atëherë e seleksionuan në Squadra Azzurra (kombëtaren italiane) dhe aktualisht luan në të majtë te Juventusi, midis Meazza-s dhe Ventimiglia-s. Dhe Juventusi mundi liderin (kryesuesin) e kampionatit, Livornon.

 

Drejtuesit e skuadrës së Montpellier-it pranojnë se nuk janë gati të gjejnë një sulmues të kësaj vlere...

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1942-riza-lushta-futbollisti-i-talentuar-shqiptar-nga-mitrovica-mund-te-kishte-luajtur-per-montpellier-in-nese/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://www.syri.net/arte-media/275060/riza-lushta-futbollisti-nga-mitrovica-mund-te-kishte-luajtur-per-montpellier-in-nese-hellip/

 

https://27.al/riza-lushta-futbollisti-i-talentuar-shqiptar-nga-mitrovica-mund-te-kishte-luajtur-per-montpellier-in-nese/

 

https://opinioni.al/1942-cfare-shkruante-gazeta-franceze-per-futbollistin-shqiptarriza-lushta/

 

https://politiko.al/gazeta-franceze-1942-njihuni-me-riza-lushten-futbollistin-shqiptar-qe-luajti-me-juventusin-midis-meazza-s-dhe-ventimiglia-s/

 

http://www.gsh.al/2019/08/20/riza-lushta-futbollisti-talentuar-shqiptar-qe-u-zgjodh-ne-kombetaren-italiane-e-luajti-juventusin/

 

https://www.kohajone.com/2019/08/20/riza-lushta-mund-te-kishte-luajtur-per-montpellier-in/

 

https://www.voal.ch/gazeta-franceze-1942-riza-lushta-futbollisti-talentuar-shqiptar-nga-mitrovica-mund-te-kishte-luajtur-per-montpellier-nese/