Esat Pashë Toptani – gazetës greke (1913) : “Nuk besoj në krijimin e një shteti shqiptar! Shqiptarët janë popull me të meta, të paditur…”


Esat Pashë Toptani
Esat Pashë Toptani

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Nëntor 2019

 

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 25 marsit 1913, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit, dhënë asokohe gazetës greke “L’Acropolis” në lidhje me opinionin e tij mbi krijimin e një shteti të pavaur shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :  

 

Intervistë e Esat Pashës për shtetin e ardhshëm shqiptar

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Athinë, 24 mars.

 

“L’Acropolis” boton një intervistë me Esat Pashën. I pyetur se çfarë mendon mbi formimin e shtetit shqiptar, ai u përgjigj :

 

Unë mendoj se një shtet i tillë, midis Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, kurrë nuk do të mund të jetojë : mosbindja është diçka e pranishme në mesin e shqiptarëve; ata duan rrëmujën dhe vjedhjen. Si do të mund të jetojë ky popull, me të meta të tilla, të paditur, pa civilizim dhe mysliman ?

 

E rrethuar nga elementë të një race dhe feje tjetër midis kombeve të përparuara në civilizim dhe artin ushtarak, Shqipëria është një Turqi e vogël. Kur një Turqi e madhe nuk mundi të jetonte në Evropë, si mund të rezistojë një Turqi e vogël si Shqipëria ?

 

Nëse Austria dhe Italia, vazhdoi Esat Pasha, kërkojnë të krijojnë një Shqipëri të pavarur, ato humbin kohën e tyre, por nëse kërkojnë të krijojnë një provincë austro-italiane, atëherë këto fuqi do të mbështesin këtë shtet të vogël, por pa dobi do të kërkojmë në të ardhmen shtetin shqiptar. (Havas).

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pashe-toptani-gazetes-greke-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-shqiptaret-jane-popull-me-te-meta-te-paditur/ . Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-esat-pashe-toptani-fyente-shqiptaret-ne-gazetat-greke/

 

https://gazetamapo.al/esat-pashe-toptani-ne-1913-shteti-shqiptar-nuk-do-mbijetoje-gjate/

 

https://shqiptarja.com/lajm/esat-pashe-toptani-per-gazeten-greke-1913-nuk-e-besoj-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-shqiptaret-jane-popull-me-te-meta

 

https://www.kultplus.com/lajme/esat-pashe-toptani-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar/

 

https://www.javanews.al/historia-esat-pashe-toptani-per-gazeten-greke-1913-nuk-e-besoj-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar/

 

https://tirananews.al/esat-pashe-toptani-ne-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-shtetit-shqiptar-shqiptaret-popull-me-te-meta/

 

https://balkanweb.com/esat-pashe-toptani-per-gazeten-greke-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar/

 

https://www.fmimages.net/esat-pashe-toptani-gazetes-greke1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-shqiptaret-jane-popull-me-te-meta-te-paditur/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1194964/esat-pashe-toptani-ndash-gazetes-greke-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-shqiptaret-jane-popull-me-te-meta-te-paditur-hellip/

 

https://www.voal.ch/esat-pashe-toptani-gazetes-greke-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-shqiptaret-jane-popull-te-meta-te-paditur/

 

http://www.thealbanian.co.uk/esat-pashe-toptani-gazetes-greke-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-shqiptaret-jane-popull-me-te-meta-te-paditur.html

 

https://opinion.al/esat-pashe-toptani-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar/

 

http://www.gazetatema.net/2019/11/30/dossier-esat-pashe-toptani-per-gazeten-greke-1913-nuk-e-besoj-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar/

 

https://www.kohajone.com/2019/11/30/esat-pashe-toptani-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar/

 

https://www.mekulipress.com/tradhetari-esat-pashe-toptani-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar/

 

http://www.shkodranews.org/esat-pashe-toptani-per-gazeten-greke-1913-nuk-e-besoj-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-eshte-popull-me-te-meta-te-paditur/

 

https://reporteri.net/shqiperia/esat-pashe-toptani-per-gazeten-greke-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-ata-jane-popull-me-te-meta/

 

https://vloranews.al/kulture/esat-pashe-toptani-gazetes-greke-1913-nuk-besoj-ne-krijimin-e-nje-shteti-shqiptar-shqiptaret-jane-popull-me-te-meta-te-paditur/