Avni Dani


Avni Dani (Adi Darsi)
Avni Dani (Adi Darsi)

Avni Dani, ka lindur në vitin 1969 në Dars, të Matit. Më i madhi i 7 fëmijëve të Limanit e Lemes. Në Dars mbaron arsimin bazë, me vlerësim maksimal. Me konkurs, fiton të drejtë studimi në Liceun Artistik Tiranë. Diplomohet me notë maksimale në pikturë, por për shkaqe administrative nuk vijon studimet e larta në këtë degë. (Drejtuesit e rrethit i kishin shkruar shkollës se nuk kishin më nevojë për piktorë). I jepet një e drejtë studimi për mësuesi në Institutin e Lartë Petagogjik në Elbasan. Diplomohet me notë maksimale në pedagogji-psikologji. Për 10 vjet punon si mësues e drejtor shkolle në fshatrat e Matit. Që prej 2001 punon si gazetar në Tiranë. Ka qindra artikuj, reportazhe, intervista e kronika në gazetat, revistat e televizionet kombëtare të Tiranës, ku vijon të shkruajë me emrin Adi Darsi.    



































Budi dhe publicistika e gjysmës së parë të shek. 20

…Prashtu, o Zotëni e shokë e vllazën, tashti ende sa asht moti e koha, eni nqohemi e nçelnjem sytë pakzë vetë ndë vehte, mos na gjenjë mortja me sy të mbërshelë e tue fjetun ndë gjumët të pakujdesit, me vdjerrë Rregjënin e qiell’et…

 

PJETËR BUDI

nga parathënia e veprës

PASQYRA E TË RRËFYEMIT

 

 

1.     Publicistika shqipe nga nisja e vet

2.     Budi dhe gjuha shqipe. Albania e Konicës


3.     Lumo Skendo për Budin, Diturija


4.     Mjeda për Budin. Revista LEKA


5.     Hylli i Dritës dhe Pjetër Budi


6.     Budi në penën e Camajt. Shejzat

  
7.     Koliqi, Budi në tekstet shkollore