Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Dhjetor 2018
“Le Gaulois” ka botuar, të hënën e 21 janarit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendimin e mbretit Zog për të shpallur të dielën dhe jo më të premten si ditë pushimi javore për të gjitha sektet fetare në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Në Shqipëri
Vendimet e mbretit Zog
Tiranë, 20 janar.
“Mbreti Zog ka shpallur të dielën dhe jo më të premten si ditë pushimi javore tani për të gjitha sektet fetare në Shqipëri.
Muslimanët, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së mbretërisë, do të duhet të punojnë të premten, por atyre do t’u lejohen disa momente atë ditë për të recituar lutjet e veçanta të Sabbat-it.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-gaulois-1929-kur-mbreti-zog-shpallte-te-dielen-dhe-jo-me-te-premten-si-dite-pushimi-javore-per-te-gjitha-sektet-fetare-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://balkanweb.com/le-gaulois-1929-kur-mbreti-zog-shpallte-te-dielen-si-dite-pushimi/
http://opinion.al/le-gauloisvendimi-i-mbretit-zog-e-diela-dite-pushimi-per-te-gjitha-fete/
http://www.njekomb.com/?p=166476