Ce soir (1939) : Ja kërkesat e Italisë fashiste që Mbreti Zog refuzoi para pushtimit të Shqipërisë


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Janar 2018

 

Gazeta franceze, “Ce Soir”, ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.

 

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tyre për lexuesin shqiptar :

 

Dibër, 10 prill. - Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.

 

Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur :

 

1.Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;

 

2.Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare : fortifikimet, rrugët, urat, portet etj.;

 

3.Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj.;

 

4.Heqjen e Ministrisë së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;

 

5.Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;

 

6.Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://www.syri.net/arte-media/125528/mbikqyrje-dhe-kontroll-nga-italianet-6-kerkesat-qe-mbreti-zog-ia-refuzoi-qeverise-fashiste/

 

http://shqiperiaebashkuar.al/2018/01/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://www.gazetatema.net/2018/01/12/dossier-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://opinion.al/ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

https://www.360grade.al/kronike/item/118145-zbulohen-cilat-jane-6-kerkesat-qe-mbreti-zog-i-refuzoi-qeverise-fashiste

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/818892/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://www.bota.al/2018/01/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://perqasje.com/2018/01/ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2018/01/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://www.gazetadita.al/ce-soir-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-zogu-i-refuzoi-para-pushtimit/

 

https://vloranews.net/ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

https://www.voal.ch/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://www.njekomb.com/?p=67516

 

http://27.al/ce-soir-1939-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://www.americaneye.al/ce-soir-ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit/

 

http://www.nacionalalbania.al/2018/01/ja-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/

 

http://www.pasqyre.al/te-gjitha/6-kerkesat-e-italise-qe-refuzoi-mbreti-zog-me-1939/

 

http://www.balkanweb.com/site/gazeta-franceze-ne-1939-kerkesat-e-italise-fashiste-qe-mbreti-zog-refuzoi-para-pushtimit-te-shqiperise/