Le Petit Parisien (1939) / Mbreti Zog në Versailles përballë dyzet gazetarëve dhe reporterëve fotografë : « Shqipëria është një emër i formuar nga fjala Iliria, e cila në gjuhën tonë do të thotë liri »


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  1 Maj 2017

 

Zhvendosja e Familjes Mbretërore Shqiptare në Francë – në Kështjellën e Maye (Versailles) – gjatë gushtit të 1939, ka ngjallur asokohe kureshtje në median franceze.

 

Gazetari, Auguste Dupau, shkruante për gazetën franceze, « Le Petit Parisien », se ditën e mbërritjes së saj në kështjellë, ishin të pranishëm, dyzet gazetarë dhe reporterë fotografë, të cilët prisnin me padurim, që në orën shtatë të mëngjesit, fjalët e para të Mbretit Zog.

 

Por, sovrani shqiptar prej Mati, në pritje të akomodimit të familjes së tij, ka mundur të flasë para tyre vetëm mbas orës shtatë të mbrëmjes.

 

Në vijim, shkëmbimi i Mbretit Zog me gazetarët, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

 

« Mbreti u shpreh fillimisht për pritjen e cila zgjati disa orë :

 

– Ne ishim të gjithë shumë, shumë të lodhur nga udhëtimi i gjatë.

 

 

Pasi u dha dorën të gjithë të pranishmve, Mbreti Zog deklaroi :

 

– Dua dhe e kam për detyrë të ju shpreh të gjithë konsideratën që kam për shtypin francez. Duhet të dini admirimin që ka populli im për vendin tuaj, dhe pavarësisht nga varfëria e Kombit tim, ne kemi krijuar nga hiçi, në njërën nga qytetet tona, një gjimnaz të rëndësishëm dedikuar kulturës franceze. Kjo tregon se sa e vlerësuar është letërsia juaj nga të gjithë ne.

 

 

Dhe pas një minute heshtjeje, i buzëqeshur, Mbreti vazhdoi :

 

– Nuk jam unë ai që do t’u mësojë gazetarëve francezë që më rrethojnë, se sa në të shkuarën si dhe kohën e tanishme, vendi juaj ka dëshmuar se ështe i madh, bujar dhe mbrojtës i vendeve të vogla.

 

 

Dhe ai shton :

 

– Ju keni një komb të madh dhe të fortë. Zemra dhe sakrifica e tij janë të pafundme dhe ai respektohet nga të gjithë. Le të vazhdojë këtë politikë të admirueshme.

 

 

Sa për kohëzgjatjen e qëndrimit të tij, ish-sovrani tha se ai nuk mund të përgjigjet :

 

– Por kam kërkuar azil në këtë vend – tha ai – pra të qëndroj në hijen e tij bujare dhe të fortë.

 

 

Një pyetje të fundit :

 

– A mendoni se në Shqipëri ka ende patriotë, të cilët do të sakrifikojnë jetën e tyre për triumfin e idealit të tyre ?

 

 

Këtu mbretit Zog iu desht pak kohë, vështroi princin Sali, dhe ngriti zërin fuqishëm :

 

– Ju duhet ta dini se në shekullin e XX-të, nuk mund të ketë fuqi të aftë të jetojë pa liri. Shqipëria është një emër i formuar nga fjala Iliria, e cila në gjuhën tonë do të thotë liri. Shumica e popullit tim e ka ende në zemër këtë ideal dhe ai do ta bëjë detyrën e tij. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e mi kanë një afeksion të veçantë për Francën, pra kjo duhet të dihet.

 

 

Intervista përfundoi me disa fjalë mirënjohjeje të ish-monarkut, i cili e tregoi veten shumë të prekur kur e pyetëm për Mbretëreshën dhe Princin e Kurorës, Aleksandrin (Lekën). Dhe me fytyrën e tij të shndritur nga buzëqeshja tha :

 

– Ata janë mirë me aq sa është mundur – u përgjigj ai. Përfitoj nga rasti të ju siguroi, se kur shtëpia të jetë më e mirëmbajtur, Mbretëresha do të ju ftojë të gjithëve. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-dyzet-gazetareve-dhe-reportereve-fotografe-shqiperia-eshte-nje-emer-i-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-do-te-thote-liri/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

Dielli :

http://gazetadielli.com/mbreti-zog-ne-france-shqiperia-vjen-nga-iliria/

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/news-item/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-france-perballe-40-gazetareve-ideali-ilir-qe-ka-shqiperia/

 

American Eye :

http://www.americaneye.al/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-france-perballe-40-gazetareve-ideali-ilir-qe-ka-shqiperia/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-gazetareve-shqiperia-eshte-nje-emer-i-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-do-te-thote-liri/

 

Dritare.net :

http://www.dritare.net/2017/05/01/ja-cfare-thoshte-mbreti-zog-ne-paris-perballe-40-gazetareve/1

 

InfoPress.al :

http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-dyzet-gazetareve-dhe-reportereve-fotografe-shqiperia-eshte-nje-emer-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-te-thote-lir

 

Vlora News :

http://vloranews.net/?p=59811

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/historia-lajme/694209/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-dyzet-gazetareve-dhe-reportereve-fotografe-shqiperia-eshte-nje-emer-i-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-do-te-thote-liri/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=7131

 

Pasqyrë.al :

http://www.pasqyre.al/te-gjitha/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-40-gazetareve-shqiperia-nje-emer-i-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-do-te-thote-liri/

 

Maqedonia Shqiptare :

https://maqedoniashqiptare.com/2017/05/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-dyzet-gazetareve-dhe-reportereve-fotografe-shqiperia-eshte-nje-emer-i-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-do/

 

Tribuna Shqiptare :

http://tribunashqiptare.com/?p=689

 

Nacional Albania :

http://www.nacionalalbania.al/?p=116256

 

VOAL :

https://www.voal.ch/le-petit-parisien-1939-mbreti-zog-ne-versailles-perballe-dyzet-gazetareve-dhe-fotoreportereve-shqiperia-eshte-nje-emer-formuar-nga-fjala-iliria-e-cila-ne-gjuhen-tone-te-thote-liri/