Syrja bej Vlora – La Tribuna-s (1913) : “Ja çfarë i kam kërkuar ministrit të jashtëm italian dhe atij austro-hungarez.”


Syrja bej Vlora
Syrja bej Vlora

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Prill 2020

 

“La Démocratie” ka botuar, të premten e 6 qershorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e atdhetarit shqiptar Syrja bej Vlorës, dhënë asokohe gazetës italiane “La Tribuna”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një intervistë e Syrja beut

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 5 Qershor. – La Tribuna do të botojë këtë mbrëmje një intervistë të zhvilluar me Syrja bej Vlorën, ish-deputetin turk dhe kunatin e Esat Pashës.

 

Syrja beu tha se i kishte dërguar një memorje (shkresë) të shkurtër markezit të San Giuliano-s (ministrit të jashtëm italian) dhe kontit Berchtold (ministrit të jashtëm austro-hungarez) për t’u kërkuar :

 

1° emërimin e një princi të krishterë;

2° krijimin e një banke shtetërore shqiptare, me kapital austro-italian dhe me një kontroll mbi të gjitha hyrjet e shtetit;

3° krijimin e një xhandarmerie ndërkombëtare.

 

Në lidhje me organizimin e Shqipërisë, thuhet gjithashtu se Austria do të mbështesë kandidaturën e një princi mysliman, duke argumentuar se një princ i krishterë do të rrezikonte vazhdimisht të godiste elementët jo të krishterë të popullsisë.

 

Kandidatura e një princi mysliman përbën për Austrinë ushtrimin e protektoratit katolik shqiptar.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/syrja-bej-vlora-la-tribuna-s-1913-ja-cfare-i-kam-kerkuar-ministrit-te-jashtem-italian-dhe-atij-austro-hungarez/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/syrja-bej-vlora-kerkese-italise-dhe-austrise-emeroni-nje-princ-te-krishtere-ne-shqiperi/

 

https://www.balkanweb.com/cfare-i-kerkoi-syrja-bej-vlora-ministrit-te-jashtem-italian-dhe-atij-austro-hungarez-me-1913/

 

https://gazetamapo.al/syrja-bej-vlora-ne-1913-cfare-i-kam-kerkuar-ministrit-te-jashtem-italian-dhe-atij-austro-hungarez/

 

https://opinion.al/syrja-bej-vloracfare-i-kerkova-ministrit-italian-dhe-atij-austro-hungarez/

 

https://kohajone.com/cfare-i-kerkoi-syrja-bej-vlora-ministrit-te-jashtem-italian-dhe-atij-austro-hungarez-me-1913/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1279697/syrja-bej-vlora-ndash-la-tribuna-s-1913-ja-cfare-i-kam-kerkuar-ministrit-te-jashtem-italian-dhe-atij-austro-hungarez/

 

https://alpenews.al/dossier-cfare-i-kerkoi-syrja-bej-vlora-ministrit-te-jashtem-italian-dhe-atij-austro-hungarez-me-1913/