Fatmir neli


© Fatmir Neli
© Fatmir Neli

Fatmir Nezir Neli, lindur më 31 maj 1970, në rrethin e Matit.

 

Me cikle të plota poetike jam paraqitur në organe të ndryshme letrare të kohës që kur isha student në Universitetin e Tiranës, në vitet ‘90. Vëllimi i parë poetik “S’e kam zili diellin”, botuar në vitin 2003, u prit mjaft mirë nga qarqet intelektuale dhe dashamirësit e poezisë. Në vitin 2006 doli para lexuesve vëllimi im i dytë poetik “Deti u mbyt tek unë”, të cilin kritika letrare e kohës e cilësoi “një zë i pastër poetik”.

  

Unë, Fatmir Neli, me profesion mësues, aktualisht drejtor i shkollës 9-vjeçare, Klos, ushtroj gazetarinë prej 18 vitesh në median vizive matjane “Mat Televizion”, përvojë të cilën e kam pasqyruar më së miri në librin tim të tretë, monografinë “Ditëlindja e një televizioni”. Së fundmi, që prej vitit 2016 mbaj edhe detyrën; Sekretar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi”, Mat.