La France Libre (1918) / Profesori më i mirë francez i okulistikës erdhi nga Parisi në Lyon për të operuar Esat Pashë Toptanin


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Mars 2020

 

“La France Libre” ka botuar, të enjten e 22 gushtit 1918, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me operimin e syve të Esat Pashë Toptanit në qytetin Lyon të Francës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Një mysafir i shquar

 

Një qendër shëndetësore pranë parkut Tête-d'Or, në Lyon, aktualisht është shtëpia e një mysafiri të shquar, shëtitjet e të cilit nëpër qytet kanë mbetur pa u vënë re. Bëhet fjalë për Esat Pashën, udhëheqësin shqiptar, dikur kokë turku e “M'bretit” të disa muajve Princ Vidit.

 

I prekur nga një sëmundje e rëndë e syve, Esat Pasha, iu drejtua mjeshtërit të oftalmologjisë (okulistikës) franceze për ta operuar. Dhe profesori Morax, i cili erdhi nga Parisi, e kreu vetë ndërhyrjen e nevojshme.

 

Le t’i urojmë një rikuperim të shpejtë këtij luftëtari të fortë, goditjet e të cilit austriakët dhe bullgarët, që nga fillimi i luftës, i ndien më shumë se një herë, në malet e Shqipërisë, ku ai komandonte trupat autonome.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-libre-1918-profesori-me-i-mire-francez-i-okulistikes-erdhi-nga-parisi-ne-lyon-per-te-operuar-esat-pashe-toptanin/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-profesori-me-i-mire-francez-i-okulistikes-erdhi-nga-parisi-ne-lion-per-te-operuar-esat-pashen/

 

https://www.balkanweb.com/profesori-me-i-mire-francez-i-okulistikes-erdhi-nga-parisi-ne-lyon-per-te-operuar-esat-pashe-toptanin-me-1918/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1253341/la-france-libre-1918-profesori-me-i-mire-francez-i-okulistikes-erdhi-nga-parisi-ne-lyon-per-te-operuar-esat-pashe-toptanin/

 

https://tirananews.al/la-france-libre-1918-esat-pasha-operohet-nga-profesori-me-i-mire-francez-i-okulistikes/

 

https://dosja.al/la-france-libre/

 

https://vloranews.al/kulture/profesori-me-i-mire-francez-i-okulistikes-erdhi-nga-parisi-ne-lyon-per-te-operuar-esat-pashe-toptanin-me-1918/