Një tufë me fabula ndër vite nga poeti matjan Xhavit Gasa


Xhavit Gasa
Xhavit Gasa

---------------

FERRA

---------------

 

Në një pyllë,

Të bukur,

Plot me llojshmëri,

Drurësh shtatlartë,

E livadhe me lule shumë ngjyrshe,

Mbiu një ferrë plot gjemba,

Rrënjë e shtat filloj të hidhte.

 

Dhe kjo ferrë,

Po rritej,

Rrënjët shtrinte nëpë tokë,

Lastarët sajë

Që si zvaranikë kacavirreshin,

Drurët shtatlartë,

Filloj ti gllabërojë.

 

E pushtoj kjo ferrë,

Gjithë hapsirën e pyllit,

 

Me lastarë, gjemba e rrënjë.

Po shtohej si fara e hithrit,

Drurët shtatlartë,

Filluan të rënkonin,

As rrezet e diellit nuk po depërtonin.

 

Të gjithë,

Ata drurë shtatlartë,

Që krye ngritën,

E kësajë ferre guxonin,

 

Ti bënin ballë,

Ju zinte fymën,

Me lastarët zvaranikë gjembaçë.

 

Kishte edhe drurë,

Që ferrës i thurnin hymne,

U shëndruan në shkurre,

E ferrës i rrinin në hije.

 

O zot,

Sa ferrë e trishtë,

 

Fara e sajë,

Kurrë mbi tokë mos mbiftë........

 

 

 

-------------------------

FATI I QENIT

-------------------------

 

E goditën të gjorin qen,

E goditën pa mëshirë,

Ai nuk po shqetësonte askënd,

Një kockë po lëpinte të shuante urinë.

 

Po çfar faji kishte,

Ky qen i shkretë,

Një kockë pa mish po lëpinte,

Se mishin e kishin ngrënë të tjerët.

 

Eh, ku ta dinte qeni i gjorë,

Se ata që kishin ngrënë mishin,

Rinin nëpër zyra luksoze,

Dhe gjithë ditën dridhnin bishtin.

 

 

 

----------

KALI

----------

 

Na ishte,

Një herë një kalë,

Të gjithë e kishin frikë,

Ishte kalë i marrë.

 

Ai nuk ngjante,

As me kalin,

Nuk dinte ta mbante,

Mbi shpinë,

Shalën as samarin,

Në kokën e tij

Të madhe,

Nuk rrinte as kapistalli.

 

Vriste

Me shkelmat e tij,

Këdo që përpara i dilte,

Kudo që shkelte,

Këmba e tij e madhe,

As një fije bari nuk mbinte.

Vitet kaluan,

Kali  një ditë  ngordhi,

 

Në fillim e qanë e vajtuan,

Derdhën dhe pika loti,

Pastaj e shanë,

E quajtën gogol,

E çfar nuk i thanë.

 

Pse e shani,

Tha një plak i mençur,

Ai po tretet në varr,

Mos humbni kohë me te vdekur,

Meruni me kuajt e gjallë,

Ka të tjerë kuaj të çmendur.

 

 

 

-----------------------

KORBAT E ZI

-----------------------

 

Bilbili këngëtar,

E ndërtoi folenë

Te një pemë e lartë,

Që të këndonte i qetë,

Në atë pyllë të madh,

Në ato të bukura bjeshkë.

 

Dhe ja niste këngës,

Që herët në mëngjes,

Zëri i tij i ëmbël,

Përhapej nëpër bjeshkë.

 

Seç i zuri tmerri.

Korbat e zinj,

Ky zë po na vret veshin,

Thanë korbat me xhelozi,

Duhet t'ja ndalim këngën,

Ta shkatërrojmë folenë e tij.

 

Ja prishën folenë,

Të gjorit bilbil,

Pse kishin frikë nga këto këgë,

Këta korba të zinj?

 

E ndoqën bilbilin,

Pemë në pemë,

Në çdo cep të pyllit,

Nuk e lanë të ngrejë folenë,

Nga kënga e tij i zinte trishtimi.

 

Bilbili zë ëmbël,

I mbetur pa fole,

Filloj të mbidhte gjethe,

Dhe mbi to shkruante këngë,

Me sqepin e tij të mprehtë.

 

Korbat e zinj,

Të zinj mbetën.

Fryni era e pranverës,

Dhe i përhapi anë e mbanë gjethet,

U përhapën këngët,

Si rrezet e arta të diellit.

 

 

 

--------------

LEPURI

--------------

 

Të gjithë me syrin në shënjestër,

Po mundohen me vra një lepur.

Eh, ç'po heq ky lepur i shkretë,

 

Po vuan për një strehë.

Ç'po dridhet i gjori nga frika,

Po me mua ç'ka politika?

 

 

 

----------------------

RETË E ZEZA

----------------------

 

Ku janë,

Varret e atyre,

Që pa gjyq i vranë?

 

Pyeta,

Malet e larta,

Dhe fushat e gjëra.

 

Ato më thanë,

Pyet më mirë tek hëna.

 

E pyeta,

Dhe hënën,

As unë,

Nuk e di ku janë.

Më tha hëna,

Nuk i pashë as kur i vranë,

Ma zunë dritën, retë e zeza.

 

 

 

-----------

VESI

-----------

 

Një akrep

Bretkocës i thotë.

 

Më kalo,

Nga bregu në breg,

Se nuk di të notoj.

 

Kam frikë,

Prej teje.

Ai thumbi yt,

Vetëm lëshon helme.

 

Jo betohej akrepi,

Prej meje mos ki frikë,

Nuk të thumboj dot,

Se mbytemi të dy.

 

Se unë nuk di not.

Dhe u nisën të dy,

Për të kaluar lumin,

Befas bretkoca dëgjoj pickimin,

Akrepi ja nguli thumbin.

 

Mos tha bretkoca,

Ti po më mer jetën,

S'kam çfar të bëj,

I tha akrepi,

Nuk e harroj dot vesin.

 

 

 

-----------------------------

BRENDA AVLLISË

-----------------------------

 

Po ziheshin,

Një ditë,

Një shtëpi

E vjetër,

Dhe një vilë.

Të dyja,

Ishin në

Të njetën avlli.

 

Ik moj shëmtirë.

Se po,

Ma prish bukurinë,

 

Pamja jote,

E shëmton avllinë.

Thoshte vila.

Me mendje madhësi.

 

Faj nuk

Është imi,

Tha shtëpia e vjetër,

Të dyja,

Një pronar kemi,

Ai më largon,

Dhe askush tjetër.

 

Ç’keni,

Pse ziheni,

Pse shaheni,

Të dyja,

Aty do të rrini,

Ju tha pronari,

Brenda avllisë,

Shtëpia e vjetër,

Është e kohës komunizmit,

Vila e kohës demokracisë.

 

Të ndërtova,

Me mure prej balte,

Ty shtëpi e vjetër,

Se  me gurët,

Çimenton dhe hekurin,

Ndërtuam tunelet e bunkerët

Prandaj nuk të prish,

Aty për muzeum,

..................Do të rishë

......... Se i duhesh historisë...

 

 

 

----------------------------------------

BILBILI DHE KUKUVAJKA

----------------------------------------

 

Kur këndon bilbili,

Në degë të pemëve,

Më shumë rrezet,

e diellit ndrisin,

Çelin më shumë lule,

që natyrën stolisin.

 

Kur këndon kukuvajka,

Gjemb në gjemb,

Dhe ferrë në ferrë,

Më e zezë bëhet nata,

Retë e zeza,

Dan të zënë,

diellë dhe hënë...

 

 

 

--------------------

O QUKAPIK

--------------------

 

Ti o qukapik,

që me sqepin,

Tënd të fortë,

Ju heq çdo krimb,

Pemëve nën lëvozhgë,

 

Heqi,

Nga trupi,

I atdheut tim,

Këta politikanë,

...................të këqinj!

 

 

 

-------------------------

BARKU I DETIT

-------------------------

 

Nga rrëketë e vogla,

Lindin përrenjtë,

Përrenjtë bashkohen,

E bëhen lumenj,

Rrëke,

 

Përrenj,

Lumenj,

Të gjithë,

sëbashku,

Derdhen,

në të kripurin

të pafundmin,

det.

Rrëketë, përrenjtë, lumenjtë,

 

Çdo gjë,që përpara ju del,

Pa mëshirë e rrëmbejnë,

Shkulin pemë,

gërrejnë tokën,

marrin gurë

dhe shkëmbej,

Të gjtha këto,

i hedhin,

në të kripurin,

të pafundmin

det....

 

I kripuri det,

I pafundmi det,

Sa gjëra treten,

Në brendësinë,

e barkut tënd,

Vetëm kripë,

Nuk të sjellin,

Rrëketë,

përrenjtë,

dhe lumenjtë,

Se atë,

e ke me shumicë,

ti vetë...

Kurrë mos paçim,

Krasitës të tillë,

Që masakron bahçet,

E pemët i len  pa prodhim...

 

 

 

------------

THESI

------------

 

Dikur,

Futën në një thes,

Harabelat,

..............skifterët.

Pulat,

..........dhelprat.

 

Ujkun,

...............delet.

Zagarët,

.............lepujt.

Kur e hapën thesin,

Një gërmadhë,

Skeletësh,

................ gjetën.

 

Gjallë,

Kishte mbetur,

Vetëm një dhelpër.

Ishte shtirur,

si e vdekur,

Kur grabitqarët,

.........filluan të hanin,

.....................më në fund,

...............................njeri tjetrin.

 

 

© Xhavit Gasa

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania