La Stampa (1991) / Leka Zogu I : “Zgjedhjet e 31 marsit në Shqipëri u manipuluan!”


Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve
Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Janar 2021

 

“La Stampa” ka botuar, të martën e 2 prillit 1991, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e Leka Zogut I mbi zgjedhjet e para postkomuniste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ish Mbreti Leka : “Zgjedhjet u manipuluan” 

Burimi : La Stampa, e martë, 2 prill 1991, f.3
Burimi : La Stampa, e martë, 2 prill 1991, f.3

Zgjedhjet e zhvilluara dje në vendin e tij u manipuluan për të garantuar fitoren e komunistëve. “Fakti që partia e punëtorëve (e punës) ka fituar ka treguar se gjithçka është përgatitur paraprakisht. Në konsultimin e ardhshëm, për t’i demonstruar botës perëndimore se diçka po ndryshon me të vërtetë në Shqipëri, një parti tjetër do të fitojë”, tha sovrani, i cili ka jetuar në mërgim që nga viti 1939, në një intervistë radiofonike të një stacioni parizian.

 

Sipas Leka I, fakti që në zonat rurale Partia Komuniste ka marrë më shumë vota tregon “se sa e vështirë është të fshehësh të vërtetën dhe të manipulosh realitetin në qytetet e mëdha”. Monarku në mërgim përsëriti pastaj se ai është “mbreti i shqiptarëve derisa njerëzit të shprehen lirshëm” mbi këtë temë.

 

Edhe midis turmës së mbledhur përpara selisë së Partisë Demokratike kishte disa momente tensioni: “Ata mashtruan”, “mjaft me diktaturën” bërtisnin aktivistët, të cilët në një moment të caktuar bllokuan një furgon të ngjashëm me ato të përdorura nga qeveria dhe më pas e lanë të shkojë kur e kuptuan se i përkiste një delegacioni amerikan. Udhëheqësit demokratë qetësuan mbështetësit e tyre duke i ftuar ata të qetësoheshin dhe të mos pranonin provokime... [Agi]

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-stampa-1991-leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/leka-zogu-per-la-stampa-ne-1991-zgjedhet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/

 

https://www.balkanweb.com/la-stampa-1991-leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1498081/la-stampa-1991-leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/

 

https://www.voal.ch/la-stampa-1991-leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/

 

https://360grade.al/404136/la-stampa-1991-leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/

 

https://konica.al/2021/01/leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/

 

https://dosja.al/la-stampa-1991-leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/

 

https://ampress.ca/la-stampa-1991-leka-zogu-i-zgjedhjet-e-31-marsit-ne-shqiperi-u-manipuluan/