L’Oeil de Paris (1928) / Aleksandër Moisiu, i sapo kthyer nga SH.B.A : “I gjithë arti i filmit pa zë do të shuhet pas vdekjes së Çarli Çaplin”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Gusht 2018

 

Gazeta franceze, “L’Oeil de Paris”, ka botuar, më 10 nëntor 1928, në faqen n°9, rrëfimin e aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut mbi fatin e filmit pa zë në SH.B.A, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

 

Trupa gjermane që luajti për ekranin pjesën “Kean”, ku protagonist ishte Aleksandër Moisiu, i cili, pas kthimit të tij në Evropë, dha lajme të këqija për filmin pa zë amerikan.

 

Thuhet se është si puna e një njeriu të sëmurë, ditët e të cilit janë të numëruara. Pothuajse të gjitha kinematë amerikane tani kanë vetëm filma me tinguj apo me të folur, të cilët, edhe kur janë jo cilësorë, tërheqin më shumë spektatorë sesa një film pa zë. Kjo gjë detyroi teatrot e vërtetë të ulin çmimet përgjysmë.

 

Filmi pa zë, thotë Moisiu, jeton, përtej oqeanit, falë Çarli Çaplinit, dhe kur ai nuk do të jetë më, një art i tërë do të vdesë me të.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-oeil-de-paris-1928-aleksander-moisiu-i-sapo-kthyer-nga-sh-b-a-i-gjithe-arti-i-filmit-pa-ze-do-te-shuhet-pas-vdekjes-se-carli-caplin/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-aleksander-moisiu-paralajmeronte-arti-filmit-pa-ze-te-shuhet-pas-vdekjes-se-carli-caplinit/

 

https://www.voal.ch/loeil-de-paris-1928-aleksander-moisiu-sapokthyer-nga-shba-gjithe-arti-filmit-pa-ze-te-shuhet-pas-vdekjes-se-carli-caplin-nga-aurenc-bebja-france/

 

https://www.syri.net/arte-media/188903/aleksander-moisiu-pas-caplinit-filmi-pa-ze-nje-art-i-tere-do-te-vdese-me-te/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/941190/loeil-de-paris-1928-aleksander-moisiu-i-gjithe-arti-i-filmit-pa-ze-do-te-shuhet-pas-vdekjes-se-carli-caplin/