Le Monde (1985) / Deklarata e Leka Zogut I në Paris me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës


Mbreti Leka Zogu I dhe mbretëresha Susan
Mbreti Leka Zogu I dhe mbretëresha Susan

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Qershor 2021

 

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të dielën e 14 prillit 1985, në faqen n°3, deklaratën e Leka Zogut I me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Burimi : Le Monde, prill 1985, f.3
Burimi : Le Monde, prill 1985, f.3

Në Paris gjithashtu, pretendenti i fronit të Shqipërisë, Leka I (djali i mbretit Zog që mbretëroi nga viti 1928 deri në 1939), dha një deklaratë ku u bën thirrje “të gjithë nacionalistëve shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve”, që të bashkohen për krijimin, “brenda kufijve etnikë” të Shqipërisë, të një “kombi të lirë dhe demokratik”.

 

Duke u nisur për në Shtetet e Bashkuara, ku do të japë një konferencë shtypi të martën e ardhshme, Leka I beson se vdekja e Enver Hoxhës “shënon fundin e një epoke dhe paralajmëron fillimin e një periudhe paqëndrueshmërie në Shqipëri, e cila, nënvizon ai, do të ndikojë drejtpërdrejt te shqiptarët në rajonet tona etnike në Jugosllavi (Kosovë) dhe tërthorazi në stabilitetin e Ballkanit”.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/vdekja-e-enver-hoxhes-cfare-deklaroi-leka-zogu-nga-parisi/

 

https://tirananews.al/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/

 

http://www.illyria.com/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/

 

https://alb-spirit.com/2021/06/22/le-monde1985deklarata-e-leka-zogut-ne-paris-per-vdekjen-e-enver-hoxhes/

 

https://drini.us/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/

 

https://ina-online.net/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1612404/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/

 

https://dosja.al/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/

 

https://mattv.al/vdekja-e-enver-hoxhes-cfare-deklaroi-leka-zogu-nga-parisi/