Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Maj 2017
Në « Bulletin périodique de la presse américaine » gjejmë një shkrim të gazetës prestigjioze, The New York Times, botuar me 8 prill 1939, me titull « E premtja e shenjtë në Shqipëri ».
Media e famshme ironizon asokohe në mënyrë mjeshtërore sulmin e padrejtë të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë. Për më shumë, do të gjeni në vijim shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
« Një tjetër vend i vogël në Evropën Qendrore shlyen krimin e tmerrshëm se është një shtet i vogël. Arsyeja e luftës që ka shpërthyer në Adriatik është krejtësisht e qartë. Shqipëria ka provokuar Italinë. Ajo e ka provokuar atë sepse Italia është e dobët, e vogël dhe pa mbrojtje, viktimë ndaj një egërsire, të cilës bllofi iu zbulua prej dikujt të përmasave të saj.
E frenuar nga Franca, e cila ka refuzuar t’i frikësohet, dhe përballë rritjes së vazhdueshme të Britanisë së Madhe për të pasur përgjegjësi në kontinent, qeveria fashiste e Musolinit ka kërkuar në Shqipëri mundësinë për të provuar se, në fund të fundit, Italia është një vend shumë, shumë i madh, shumë i mrekullueshëm dhe që meriton të rrespektohet.
Italia i ka dhënë provat duke shkatërruar qytete krejtësisht pa mbrojtje, duke i bombarduar nga deti dhe qielli, duke hedhur eksplozivë mbi kokat e njerëzve për fatin e keq se ishin shqiptarë, duke përhapur vdekjen dhe shkatërrimin mbi fshatrat paqësorë – të gjitha këto nën pretekstin e « rivendosjes së rendit », « mbrojtjes së interesave jetike » dhe afirmimit të drejtave territoriale që datojnë 229 vite para lindjes së Krishtit.
Kohët e fundit, Gjermania ka pasur triumfet e saj. Dhe tani Italia, gjithashtu, ka diçka për të qenë krenare ! »
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
Dielli :
http://gazetadielli.com/the-new-york-times-e-premtja-e-shenjte-e-shqiperise/
Opinion.al :
http://opinion.al/e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
Shqiperia e Bashkuar :
http://shqiperiaebashkuar.al/2017/05/the-new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
Bota Sot :
Tirana Observer :
http://www.tiranaobserver.al/the-new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
American Eye :
http://www.americaneye.al/new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
Vloranews :
Telegrafi :
http://telegrafi.com/new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
Arbresh :
http://www.arbresh.info/shqiperi/637792-5/
Tetovanews :
http://www.tetovanews.info/2017/05/the-new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
Manastiri Lajm :
http://manastirilajm.com/new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
Koha Jonë :
http://www.kohajone.com/2017/05/22/the-new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
Njëkomb.com :
http://www.njekomb.com/?p=7635
Maqedonia Shqiptare :
http://maqedoniashqiptare.com/2017/05/the-new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi/
VOAL :
Ulqini Online :
http://ulqini-online.com/sajti/?p=14122
InfoPress :
http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/new-york-times-1939-e-premtja-e-shenjte-ne-shqiperi