Konfiskimet e pronës, rrënimi komunist mbi 131 familjet e Matit



Avni Dani, Tiranë – 23 Qershor 2018

 

Ishte e pritshme. Komunistët do të ishin të pamëshirshëm më shumë se kudo në Mat. Sepse aty ata shikonin rrezikun më të madh për pushtetin e tyre të sapomarrë. Aksioni rrënues i konfiskimit të pronave do të shtrihej i ashpër edhe mbi familjet e pasura matjane kudo që ishin, në Tiranë apo në fshtatrat e Matit. Fillimisht do të shtetëzoheshin pronat e atyre që kishin ikur vite më parë nga vendi së bashku me Mbretin Zog. Të parat do të ishin pasuritë e Abdurrahman Matit, Allaman Cupit, Murat Bashës e Bilal Kolës të cilët kishin jetuar me familjet e tyre në Tiranë. Më pas furtuna shkon në Mat dhe përfshin pothuaj të gjithë fshatrat, duke goditur natyrisht më shumë familjet e Burgajetit, Macukullit etj, për të ndalur në Ketën e largët, ku regjimi nuk resht të gjejë edhe atje një armik.

       

Janë 21 data kur ndërmerren vendime dhe shkurtime vendimesh për konfiskimin e pronave të familjeve të Matit. Duke nisur nga shkurti 1946 për të ndalur në gusht 1947 për më shumë se një vit e gjysëm terrori komunist është përjetuar me zhveshjen e familjeve nga pronat thjeshtë për faktin se regjimi i ri i quante të lidhur kryesisht me Zogun por edhe me armiq të tjerë që kishin dalë në vitet e luftës.

 

Vendimet për 131 familje, që natyrisht kanë qenë më të pasurat e Matit janë marrë më së shumti në vitin 1946, përkatësisht në shkurt, prill, shtator, nëntor e dhjetor. Më pak vendime ka në vitin 1947, që janë marrë në janar, korrik e gusht. Më poshtë jepen të renditura datat e vendimeve siç janë botuar në Fletoret Zyrtare të kohës, e në vijim të tyre edhe vendimet për secilën familje me të dhëna të detajuara.

 

Publikimi i tyre, duke i renditur të plotë në këtë shkrim ka vlerë historike jo vetëm për të kuptuar se cilat ishin familjet e para që pësuan goditjen dhe rrënimin, por është edhe një shërbim për ata dhe të tjerë që të kenë mundësinë të dinë çfarë ndodhi në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist.

 

Vlen të thuhet se kjo është vetëm vala e parë e goditjes e cila do të pasohet më pas edhe me të tjera aksione kundër atyre që cilësoheshin armiq, por edhe kundër gjithë shtresës së pasur të cilët vite më vonë, sipas modelit rus u shpallën “kulakë”, ju hoqën të gjithë të drejtat e pronës dhe në vitet kur prona ju hoq të gjithëve me anë të kolektivizimit për ata pati të tjera penalitete deri në heqjen e të drejtës për shkollim apo për të votuar. Kështu nëse lista e poshtëshënuar ka mungesa kjo do të thotë se rrënimi për të tjera familje të Matit ka ardhur më vonë.

 

 

DATAT E VENDIMEVE PËR KONFISKIMIN E PRONËS

 

02.02.1946.

03.02.1946.

05.02.1946.

20.02.1946.

08.04.1946.

13.04.1946.

27.04.1946.

30.09.1946.

02.11.1946.

10.11.1946.

20.11.1946.

21.11.1946.

02.12.1946.

03.12.1946.

11.12.1946.

18.12.1946.

25.12.1946.

28.12.1946.

24.01.1947.

05.07.1947.

05.08.1947.

 

 

VENDIMET PËR KONFISKIMIN E PRONËS TË ÇDO FAMILJEJE SIPAS DATAVE

 

Datë 02.02.1946.

 

1.     Vendim nr. 93, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme t’aratisurve kriminel lufte Jakup e Isuf Halil Kurti nga katundi Zmaç.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 1.

 

2.     Vendim nr. 94, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelit të luftës dhe armik i popullit Hazis Adem Suçi nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 2.

 

3.     Vendim nr. 95, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit Hysni e Ferit Kurti nga katundi Zmaç.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 2.

 

4.     Vendim nr. 96, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminel i luftës dhe armik i popullit Xhafer Kurti nga katundi Zmaç.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 2-3.

 

5.     Vendim nr. 97, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit Shahin e Can Doci nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3.

 

6.     Vendim nr. 99, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme t’aratisunit armik i popullit Ali Koka dhe të bijt Sadik, Aqif dhe Abdulla nga katundi Bater i vogël.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3.

 

7.     Vendim nr. 105, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Dylejman Allamani nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3-4.

 

8.     Vendim nr. 120, datë 02.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Abaz Ibrahimi nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.6.

 

Datë 03.02.1946.

 

9.     Vendim nr. 126, datë 03.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Bajram nga katundi Rremul.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.8.

 

Datë 05.02.1946.

 

10.Vendim nr. 48, datë 05.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris t’arratisurit politk Abdurrahman Mati.- Gazeta Zyrtare Nr.48, E Enjte 30 Maj 1946, f.1.

 

 

Datë 20.02.1946.

 

11.Vendim nr. 116, datë 20.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Sali Xira nga katundi Vinjal.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f. 3-4.

 

12.Vendim nr. 11, datë 20.02.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Riza Paca nga katundi Vinjal.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.4.

 

Datë 08.04.1946.

 

13.Vendim nr. 112, datë 8.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së patundshmne të të dënuarit politik Murad Basha nga Mati e banues në Tiranë .- Gazeta Zyrtare Nr.35, shtunë 4 Maj 1946, f.2.

 

Datë 13.04.1946.

 

14.Vendim nr. 173, datë 13.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së arratisurit politik Allaman Çupi.- Gazeta Zyrtare Nr.62, E Premte 12 Korrik 1946, f.1.

 

Datë 27.04.1946.

 

15.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Beqir Valteri.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.

 

16.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Allaman Sulejman Pisku.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.

 

17.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Sali Ahmet Vata.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.

 

18.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Riza Asllan Hoxha.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.

 

19.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Jusuf Selamani.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.5.

 

20.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelëve të luftës Xhemal (ati), Haziz e Seit Vata (të birit).- G. Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.6.

 

21.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Xhavit Qazimi.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.6.

 

22.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Taf Tafaj.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.6.

 

23.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Xhelal Muça.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.

 

24.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të kriminelit të luftës Ismail Ahmeti.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.

 

25.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të arratisurit të luftës Rustem Kurti.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.

 

26.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të arratisurit të luftës Dalip Kurti.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.

 

27.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të arratisurit të luftës Sali Llani.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.7.

 

28.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të arratisunve politikë: Bilal, Adem, Shemsh e Halit Kola (Vëllazën).- G. Zyrtare Nr.67, 22 Korrik 1946, f.8.

 

29.Shkurtim-Vendimi, datë 27.04.1946. Mbi sekuestrimin e pasunis të arratisunve politikë Kurt Sala.- Gazeta Zyrtare Nr.67, E Hënë 22 Korrik 1946, f.8.

 

Datë 30.09.1946.

 

30.Vendim nr. 118, datë 30.09.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Idriz Doda nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.5.

 

31.Vendim nr. 119, datë 30.09.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Ismail Qerimi nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.5-6.

 

Datë 02.11.1946.

 

32.Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtshënuar të aratisurve kriminelë lufte Hazis Suçi dhe Adem Suçi nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, 20 Shkurt 1947, f. 3.

 

33.Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtshënuar të aratisurve kriminelë lufte Hysni e Ferid Kurti (vllazën) nga katundi Zmaçi.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f. 3.

 

34.Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtshënuar të aratisunit kriminel lufte Xhafer Kurti nga katundi Zmaçi - Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f.4.

 

35.Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimine pasurisë së poshtshënuar të aratisunve kriminel lufte Shahin e Can Doçi (vllazën) nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, 20 Shkurt 1947, f.4.

 

36.Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtshënuar të aratisunit kriminel lufte Xhemal Hima nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f.4 .

 

37.Shkurtim Vendimi, datë 02.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtshënuar të aratisunve armiq të popullit Ali Koka e të bijve Sadik, Aqif dhe Abdulla nga katundi Batër e vogël.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f.4.

 

Datë 10.11.1946.

 

38.Shkurtim-Vendimi nr. 58, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Beqir Sitki.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

39.Shkurtim-Vendimi nr. 59, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Beqir Dervishi.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

40.Shkurtim-Vendimi nr. 60, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Musa Karajtë.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

41.Shkurtim-Vendimi nr. 61, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Zenel Kurti.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

42.Shkurtim-Vendimi nr. 62, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Beqir Ali Hoxha.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

43.Shkurtim-Vendimi nr. 63, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Abdi Dervishi.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

44.Shkurtim-Vendimi nr. 64, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit Ali Muça.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

45.Shkurtim-Vendimi nr. 66, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit Osman Mata.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6 .

 

46.Shkurtim-Vendimi nr. 67, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit Haxhi Gjyla.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

47.Shkurtim-Vendimi nr. 68, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit Staf Dervishi.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.6.

 

48.Shkurtim-Vendimi nr. 69, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Demir Peshku.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.7.

 

49.Shkurtim-Vendimi nr. 70, datë 10.11.1946. Mbi konfiskimin e pasunis private të tundëshme e të patundëshme t’arratisunit kriminel lufte Ram e Ali Dervishi.- Gazeta Zyrtare Nr.118-bis, E Shtunë 28 Dhjetor 1946, f.7.

 

Datë 20.11.1946.

 

50.Vendim nr. 117, datë 20.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Xhelal Kaca nga katundi Vinjal.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.5.

 

Datë 21.11.1946

 

51.Shkurtim Vendimi, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtshënuar të aratisurve kriminelë lufte Jakup e Isuf Halit Kurti nga katundi Zmaçi.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f. 3.

 

52.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Ahmet Perhati nga katundi Qatmurrë.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.

 

53.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Ismail Qerimi nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.

 

54.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Idris Dedja nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.

 

55.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Barjam Hoxhës nga katundi Rremull.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.

 

56.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Llan Destanit nga katundi Lukan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 4.

 

57.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Abaz Ibrahimit nga katundi Selishtë.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.

 

58.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Dem Budinit nga katundi Selishtë.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.

 

59.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Xhemal Bardhit nga katundi Selishtë.- Gazeta ZyrtareNr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.

 

60.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit brenda shtetit të quajtunit Selim Skanjeti nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.

 

61.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminelit lufte e armik i popullit Xhevit Kërçovës nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.

 

62.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Rexhep Llani nga katundi Lacni.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.

 

63.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Shefqet Kurti nga katundi Zmaç.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 5.

 

64.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Bilal Xhetanit nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.

 

65.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Mehmet Kurti nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.

 

66.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Mal Dervishi nga katundi Lukan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.

 

67.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Halil Destani nga katundi Lukan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.

 

68.Vendim, datë 21.11.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i popullit Shaban Dervishit nga katundi Lukan.- Gazeta Zyrtare Nr. 19, E Enjte 27 Shkurt 1947, f. 6.

 

Datë 02.12.1946.

 

69.Shkurtim Vendimi, datë 02.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë nënshënume të dënuemit kriminel lufte Dylejman Allamani nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 14, E Enjte 20 Shkurt 1947, f.4.

 

70.Vendim nr. 121, datë 02.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Abaz Dylejman Rizvani nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.6.

 

71.Vendim nr. 122, datë 02.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Mehmet Kurti nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.6-7.

 

72.Vendim nr. 123, datë 02.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Bilal Xhetani nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.7.

 

73.Vendim nr. 124, datë 02.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Sul Xhetani nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.7-8.

 

74.Vendim nr. 135, datë 02.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit si kriminel lufte dhe armik i popullit Shefqet Kurti nga katundi Zaç.- Gazeta Zyrtare Nr. 44, E Mërkurë 14 Maj 1947, f.8.

 

Datë 03.12.1946.

 

75.Vendim nr. 127, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemve kriminelë të luftës dhe armikq të Popullit Jusuf e Fatak Limaja nga Burgajeti.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 1.

 

76.Vendim nr. 128, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte dhe armik i Popullit Sefedin Hasani nga katundi Lis.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 1.

 

77.Vendim nr. 129, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte dhe armik i Popullit Rifat Vallteri nga katundi Lis.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 2.

 

78.Vendim nr. 130, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte dhe armik i Popullit Zenel Limaja nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 2.

 

79.Vendim nr. 131, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte dhe armik i Popullit Musa Ruçi nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 2.

 

80.Vendim nr. 132, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte dhe armik i Popullit Xhavit Kërçova nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 2.

 

81.Vendim nr. 133, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte dhe armik i Popullit Halil Jusufi nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 2.

 

82.Vendim nr. 134, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte dhe armik i Popullit Halil Ahmeti nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 4.

 

83.Vendim nr. 135, datë 03.12.1946. Mbi sekuestrimin e gjithë pasuris së tundshme e të pa tundshme t’aratisurit kriminel lufte dhe armik i Popullit Selim Skajoti nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 47, E Martë 20 Maj 1947, f 4.

 

Datë 11.12.1946.

 

84.Shkurtim Vendimi nr. 120, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris poshtë shënuar të kriminelit luftës dhe armik i popullit Abaz Ibrahimi nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 4.

 

85.Shkurtim Vendimi nr. 121, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris poshtë shënuar të kriminelit luftës dhe armik I popullit Abaz Dyle Rizvani nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, 4 Mars 1947, f. 4.

 

86.Shkurtim Vendimi nr. 124, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris poshtë shënuar të kriminelit luftës dhe armik i popullit Sul Xhetanit nga katundi Derjan.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 4-5.

 

87.Shkurtim Vendimi nr. 127, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris poshtë shënuar të kriminelëve të luftës dhe armiq të popullit Isuf e Fetah Limaja ( vëllazën) nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 5.

 

88.Shkurtim Vendimi nr. 128, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte e armik i popullit Sefedin Hasanit nga katundi Lis.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 5.

 

89.Shkurtim Vendimi nr. 129, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte e armik i popullit të Rifat Valterit nga katundi Lis.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 5.

 

90.Shkurtim Vendimi nr. 130, datë 11.12.946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte e armik i popullit Zenel Limajës nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 5.

 

91.Shkurtim Vendimi nr. 131, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme të dënuemit kriminel lufte e armik i popullit Musa Ruçi nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 5.

 

92.Shkurtim Vendimi nr. 137, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme t’aratisunit jashtë shtetit Kurt Shqutit nga Katundi Lis.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 6.

 

93.Shkurtim Vendimi nr. 133, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme t’aratisunit jashtë shtetit Halil Jusufi nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 6.

 

94.Shkurtim Vendimi nr. 134, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme t’aratisunit jashtë shtetit Halil Ahmeti nga katundi Burgajet.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 6.

 

95.Shkurtim Vendimi nr. 135, datë 11.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris tundshme e të pa tundshme t’aratisunit jashtë shtetit Allaman Çupi nga katundi Lis.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 6.

 

Datë 18.12.1946.

 

96.Vendim nr. 312, datë 18.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme të kriminelit të luftës dhe armik të Popullit dhe të quajturit Murat Basha nga Mati e banues në Tiranë.- Gazeta Zyrtare Nr. 9 E Enjte 6 Shkurt 1947, f. 6.

 

Datë 25.12.1946.

 

97.Shkurtim Vendimi nr. 115, datë 25.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris poshtë shënuar të kriminelit luftës dhe armik i popullit Riza Kaca nga katundi Vinjall.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 4.

 

98.Shkurtim Vendimi nr. 116, datë 25.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris poshtë shënuar të kriminelit luftës dhe armik i popullit Sali Xira nga katundi Vinjallë.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 4.

 

99.Shkurtim Vendimi nr. 117, datë 25.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasuris poshtë shënuar të kriminelit luftës dhe armik i popullit Xhelal Kacës nga katundi Vinjallë.- Gazeta Zyrtare Nr. 21, E Martë 4 Mars 1947, f. 4.

 

Datë 28.12.1946.

 

100.                   Vendim nr. 314, datë 28.12.1946. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme të kriminelit të luftës dhe armik të Popullit të quajturit Beqir Valteri nga Mati e banues në Tiranë.- Gazeta Zyrtare Nr. 9 E Enjte 6 Shkurt 1947, f. 6.

 

101.                   Vendim nr. 316, datë 28.12.1946. Mbi sekuestrimine pasurisë së tundshme të kriminelit të luftës dhe armik të Popullit të quajturit Taf A Vata nga Macukli e banues në Tiranë.- Gazeta Zyrtare Nr. 9 E Enjte 6 Shkutr 1947, f. 7.

 

Datë 24.01.1947.

 

102.                   Vendim nr. 13, datë 24.01.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së pa tundshmne të kriminelit të luftës dhe armik i popullit të quajturit Allaman Cupi nga katundi Lis i Matit e tani i aratisur.- Gazeta Zyrtare Nr. 11. E Enjte 14 Shkurt 1947. f. 8.

 

Datë 05.07.1947.

 

103.                   Shkurtim Vendimi nr. 14, datë 05.07.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë-shënuar të kriminelit të luftës dhe armik i Popullit Ali Muçës nga katundi Ketë.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.3.

 

Datë 05.08.1947.

 

104.                   Shkurtim Vendimi nr. 15, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i Popullit Shaqir Lleshit nga katundi Dom.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.3.

 

105.                   Shkurtim Vendimi nr. 16, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i Popullit Ramazan Taf Tafa nga katundi Ketë.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.3.

 

106.                   Shkurtim Vendimi nr. 17, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i Popullit Mehmet Bardhit nga katundi Plani-Bardhë.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.3.

 

107.                   Shkurtim Vendimi nr. 18, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i Popullit Rexhep Kurt Pjetri nga katundi Gura e Madhe.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.4.

 

108.                   Shkurtim Vendimi nr. 19, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin i pasurisë së poshtë shënuar të kriminelit të luftës e armik i Popullit Ibrahim Karajt nga katundi Guri i Bardhë.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.4.

 

109.                   Shkurtim Vendimi nr. 19, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin i pasurisë të tundshme e të pa tindshme të dënuemit kriminel lufte e armik i Popullit Sinan Shabani nga katundi Gura e Vogël.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.4.

 

110.                   Shkurtim Vendimi nr. 21, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Mustafa Mehmet Hoxha nga katundi Gura e Madhe.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.4.

 

111.                   Shkurtim Vendimi nr. 22, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Man Selman Keta nga katundi Ketë.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.5.

 

112.                   Shkurtim Vendimi nr. 23, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin i pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Ali Çela nga katundi Patin.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.5.

 

113.                   Shkurtim Vendimi nr. 24, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Jusuf Çeka nga katundi Patin.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.5.

 

114.                   Shkurtim Vendimi nr. 25, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin i pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Ahmet Boza nga katundi Gurrë e Madhe.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.5.

 

115.                   Shkurtim Vendimi nr. 26, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Dalip Can Ahmeti nga katundi Rremull.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.5.

 

116.                   Shkurtim Vendimi nr. 27, datë 05.07.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Sahit Elez Lleshit nga katundi Rremull.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.5.

 

117.                   Shkurtim Vendimi nr. 28, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Hasan Ahmet Koka nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.6.

 

118.                   Shkurtim Vendimi nr. 29, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Ibrahim Rahman Parja nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.6.

 

119.                   Shkurtim Vendimi nr. 30, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Çup Rahman Parja nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.6.

 

120.                   Shkurtim Vendimi nr. 31, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Hajr Kolloverit nga katundi Macukull.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.6.

 

121.                   Shkurtim Vendimi nr. 32, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin i pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Ali Mani nga katundi Shllije.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.6.

 

122.                   Shkurtim Vendimi nr. 33, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Osman Mehmeti nga katundi Shallijt.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f. 7.

 

123.                   Shkurtim Vendimi nr. 36, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Staf Stamelli nga katundi Prolle.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.7.

 

124.                   Shkurtim Vendimi nr. 34, datë 05.08.1947. Urdhërohet Mbi sekuestrimin i pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Ymer Kuka nga katundi Kurdari.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.7.

 

125.                   Shkurtim Vendimi nr. 35, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Hasan Sefer Kola nga katundi Burrel.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.7.

 

126.                   Shkurtim Vendimi nr. 37, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Bajram Dalip Kurtit nga katundi Sqofen.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.7.

 

127.                   Shkurtim Vendimi nr. 38, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Ram Kola nga katundi Burrel.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.8.

 

128.                   Shkurtim Vendimi nr. 39, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Hidar Valteri nga katundi Vinjalle.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.8.

 

129.                   Shkurtim Vendimi nr. 40, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik I Popullit Ram Tusha nga katundi Muzhake.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.8.

 

130.                   Shkurtim Vendimi nr. 41, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së poshtë shënume të dënuemit Kriminel Lufte e armik i Popullit Lam Marku nga katundi Karice.- Gazeta Zyrtare Nr. 75, E Hënë 18 Gusht 1947, f.8.

 

131.                   Shkurtim Vendimi nr. 42, datë 05.08.1947. Mbi sekuestrimin e pasurisë së tundshme e të pa tundshme të dënuarit kriminel lufte dhe armik i popullit Xhafer Kurti nga katundi Karicë.- Gazeta Zyrtare Nr. 76, E Shtunë 23 Gusht 1947, f.7.

 

 

© Avni Dani

 

Blogu : Dars (Klos), Mat – Albania