Morning Post (1912) / Zakonet e popullit shqiptar mbi përdorimin e armëve, mikpritjen, respektin ndaj gruas, edukimin e fëmijëve…


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Gusht 2018

 

Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të enjten e 8 gushtit 1912, në faqen n°3, shkrimin e medias britanike, “Morning Post”, mbi traditat dhe zakonet shqiptare, në të cilin hasim trajtimin e temave të ndryshme si përdorimi i armëve, mikpritja, respekti për gruan apo rritja (edukimi) i fëmijëve.

 

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu Dars (Klos), Mat – Albania :

 

Zakonet shqiptare

 

Londër, 7 gusht. – Morning Post jep, në vijim, detaje interesante mbi traditat dhe zakonet e popullit shqiptar :

 

Nuk ka asgjë moderne te shqiptarët përveç armëve të tyre, të cilat janë të shkëlqyera sepse në këtë fushë ata janë njohës të vërtetë. Ceremonia vjetore e bekimit të pushkëve, në fisin e mirditorëve, është shumë mbresëlënëse. Një fis shqiptar drejtohet në mënyrë arbitrare nga një udhëheqës, i cili ka të drejtën të vendosë për jetën dhe vdekjen e anëtarëve të këtij fisi.

 

Frika është një ves i panjohur te shqiptarët sepse, që nga lindja, ata kanë jetuar në një atmosferë luftimi dhe përleshjet e tyre me fqinjët janë më të shpeshta se ndeshjet e futbollit në Angli.

 

Ushqimi i tyre është shumë i thjeshtë. Ata janë shumë mikpritës.

 

Burrat, në përgjithësi, janë të mëdhenj, dhe sytë e tyre janë jashtëzakonisht të gjallë ; gratë, me një karakter më të butë, kanë një shprehje të thellë ; durimi dhe butësia e nënës shqiptare për fëmijët e saj nuk mund të tejkalohet.

 

Ajo nuk keqtrajtohet, sepse personi i saj është i shenjtë për gjininë dominuese. Shqipëtari e shfryn zemërimin e tij mbi armikun dhe nëse harron e godet një grua, ai do të dëbohet nga fisi.

 

Për një fjalë përbuzëse apo një poshtërim disi të dhunshëm, ai duhet të japë llogari përpara pleqve, dhe nëse familja e gruas e merr vesh, kjo mund t’i kushtojë jetën.

 

Nëna shqiptare zbaton të njëjtin kujdes, me të cilin është rritur, për fëmijët e saj. Goditja e një fëmije konsiderohet një mëkat monstruoz, dhe mohimi i diçkaje, derisa ai të arrijë moshën e arsyes, nuk shihet me sy të mirë.

 

Ky trajtim njerëzor nuk duket se e llaston (përkëdhel) të riun shqiptar. Ai rrallëherë bërtet, dhe kërkesat e tij janë të thjeshta.

 

Beteja e tij e parë është dita e madhe që ai pret dhe për të cilën përgatitet sa më shpejt që të jetë i aftë të mbajë një pushkë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/morning-post-1912-zakonet-e-popullit-shqiptar-mbi-perdorimin-e-armeve-mikpritjen-rrespektin-ndaj-gruas-edukimin-e-femijeve/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/morning-post-1912-zakonet-e-shqiptareve-mbi-armet-mikpritjen-dhe-respektin-ndaj-gruas/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/gazeta-franceze-zakonet-e-popullit-shqiptar-mbi-perdorimin-e-armeve-mikpritja-dhe-respekti-ndaj-gruas/

 

http://www.gazetatema.net/2018/08/24/zakonet-traditat-mikepritja-dhe-respekti-ndaj-gruas-media-britanike-artikull-per-shqiperine-qe-nuk-eshte-me/

 

http://opinion.al/morning-post-1912-tradita-dhe-zakonet-e-popullit-shqiptar-nga-perdorimi-i-armes-tek-respekti-ndaj-gruas/

 

http://www.gazetadita.al/morning-post-1912-zakonet-e-shqiptareve-mbi-armet-mikpritjen-dhe-respektin-ndaj-gruas/

 

http://www.njekomb.com/?p=133654

 

https://www.syri.net/arte-media/188336/media-e-huaj-ne-1912-shqiptaret-me-arme-te-shkelqyera-s-e-njohin-friken-sa-mikprites-ndersa-grate-e-tyre/

 

https://www.voal.ch/morning-post-1912-zakonet-e-popullit-shqiptar-mbi-perdorimin-e-armeve-mikpritjen-respektin-ndaj-gruas-edukimin-e-femijeve/

 

https://blog.alpenews.al/aurenc-bebja-zakonet-traditat-mikepritja-dhe-respekti-ndaj-gruas

 

http://ulqini-online.com/sajti/?p=20148

 

https://telegrafi.com/morning-post-1912-per-traditat-dhe-zakonet-e-mirditoreve/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/940279/morning-post-1912-zakonet-e-popullit-shqiptar-mbi-perdorimin-e-armeve-mikpritjen-respektin-ndaj-gruas-edukimin-e-femijeve-hellip/