Princ Leka II : “Politika e Jashtme duhet të ketë kredibilitet dhe vazhdimësi. Mini-shengeni pa Kosovën, një hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare.”


Princ Leka II
Princ Leka II

Tiranë, 28 nëntor 2019

 

Ajo kurdoherë duhet të bazohet mbi tre parime: Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, vënien në shërbim të plotë të integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike duke mbështetur fuqimisht plotësimin e standarteve integruese, rritjen e rolit të Shqipërisë në rajon duke synuar forcimin e paqes dhe stabilitetit.

 

Eshtë me rëndësi që Shqipëria të ketë bashkëpunim me vendet e rajonit, por përpjekjet për ta tërhequr atë në konceptin e një mini shengeni pa Kosovën dhe pa një strategji të qartë ekonomike, do të ishin një hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare.

 

Ndërkohë duhet stimuluar integrimi mes shqiptarëve me një vizion të përbashkët, “dy shtete-një Komb” brënda Europës!

 

Hapat drejt një diplomacie të përbashkët, një platforme ekonomike, arsimore dhe kulturore janë të domosdoshëm.

 

Të gjitha këto përpjekje duhet të kenë vetëm një synim, mirqënien e qytetarëve!

 

Princ Leka II

 

 

Burimi :

https://www.facebook.com/AlbanianMonarchy/photos/a.513369248764871/2247769561991489/?type=3&theater

 

Princ Leka II
Princ Leka II