U lind në Klos të Matit. Mësimet e para i mori në Laç-Bruç. Më pas kreu shkollën e mesme artistike “Prekë Jakova” në Shkodër. Pas mbarimit të shkollës artistike punoi për disa muaj si mësues muzike në shkollën 8-vjeçare në Klos, më pas nisi dhe kreu studimet e larta në Shkodër.
Për 13 vite punoi mësues në shkollën 8-vjeçare në Prell dhe për katër vite në pozicionin e zv.drejtorit në shkollën e Mesme të Bashkuar në Bruç.
Në vitin 2001 u vendos në Tiranë. Këtu, për dhjetë vite zhvilloi veprimtarinë profesionale si mësues në Institucionin Arsimor Jopublik “Univers”.
Aktualisht është zv.drejtor në shkollën 9- vjeçare “Azem Hajdari”në Tiranë ku ka iniciuar e drejton edhe gazetën “Fjala Jonë”.
Ka drejtuar për disa vite revistën mbarëkombëtare për fëmijë “CICËRIMAT”.
Ka botuar poezi, fabula, gazmore, publicistikë në shtypin periodik :
“Drita”, “Temp”, “Mati”, “Gazeta Shqiptare”, “Emathia”, “Obelisk”, “Nacional”, “Humor e Satirë”, “Hosteni”, “Muzg”, “Telegraf” dhe në revistat për fëmijë “Cicërima”, “Mrekullia” në Shqipëri si dhe “Pionieri”, “Sy mëngjesi”, “Mollëkuqja” në Prishtinë - Kosovë.
Është bashkëhartues i antologjisë letrare për fëmijë “Lule për lulet” dhe pjesëmarrës në këtë antologji me një cikël me poezi dhe fabula. Gjithashtu është pjesëmarrës në disa antologji me poezi.
Është redaktor i disa librave me poezi, fabula, publicistikë dhe pjesëmarrës përmes referimeve në disa konferenca shkencore.
Është autor i 21 librave.
Për të rritur :
“Mos ma vrisni dashurinë” poezi; “Edhe të qeshim” fabula; “Shahin Toçi-Një jetë për flamur” monografi; “Nuk të fal drejtor Ujku” fabula; “Përtej ëndrrës” poezi; “Ku del shqipja e flet me gurin” jetëshkrim për dëshmorin Shahin Toçi; “Musatafai-Miku i të gjithëve” monografi, “Një shtëpi me emër”.
Për fëmijë :
“Përroi i zanave” legjenda, “E bukura e liqenit” përralla, “Nori dhe matematika” poezi, “Vallja e numrave” poezi, “Arta kukulla ime” poezi, “Miqtë e Hënës” poemë-përrallë, “Lule dhe nektar” fabula, “Udhëtoj mbi një breshkë“ gjëegjëza, “Era” tregime”, “Aventurat në pyllin me pisha” roman, “E fshehta e Kështjellës së Zezë” roman, “Zemërimi i ariut” roman, “Matematika ime 1” dhe “Matematika ime 2”.
Vlen të nënvizohet se librat për fëmijë janë ribotuar disa herë.
Ka zë në disa Leksikone të shkrimtarëve për fëmijë.
Është çertifikuar me dy çmime letrare :
“Penda Budi” nga Shoqata Historike Kulturore “Dilaver Kurti” 2010.
Çmimi “Skënder Hasko” për romanin “E fshehta e Kështjellës së Zezë” dhënë për prozën më të mirë për vitet 2013, 2014 dhënë nga Shoqata Marëkombëtare e Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, mbështetur nga Mission Possible në Shqipëri.