Piccolo e Triestes (1911) / Intervista e Ismail Qemalit në lidhje me kryengritjen e Shqipërisë së Jugut


Ismail Qemali
Ismail Qemali

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Nëntor 2019

 

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 17 prillit 1911, në faqen n°3, intervistën e korrespondentit të gazetës “Piccolo” me Ismail Qemalin, në lidhje me kryengritjen e shqiptarëve të jugut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Revolta shqiptare

Ekziston frika e një kryengritjeje në Shqipërinë jugore.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Shërbim special i L’Echo de Paris)

 

Vjenë, 16 prill.

 

Korrespondenti i Piccolo-s (Gazetës së Triestes) në Konstandinopojë ka mundur të bisedojë, së fundmi, me deputetin shqiptar Qemal beun :

 

Një pakënaqësi ogurzezë, deklaroi deputeti, zotëron në mesin e popullit të Shqipërisë jugore, megjithëse ai shfaq ndjenja më paqësore sesa ai i veriut, por nuk duhet të çuditemi nëse një kryengritje ndodh në Valesa (Vlorë).

 

Shqiptarët, shtoi Qemal Beu, i janë lutur qeverisë që prej disa muajsh që ti japë fund shtypjes me të cilën vendi i tyre fatkeq gjendet i tronditur.

 

Nëse shpërthen një revoltë, do të duhet derdhur gjak për ta shypur, të shpenzohen shuma të mëdha parash, të përballemi me vështirësi pothuajse të pakapërcyeshme, veçanërisht pasi trupat turke do të duhet të luftojnë kundër një populli të reduktuar në dëshpërim dhe që mban në thellësitë e zemrës së tij fyerjet për të cilat ai ka qenë objekt.

 

Kujtimi i metodave të përdorura vitin e kaluar nga ushtria kushtetuese, e cila, për të shtypur kryengritjen, i vuri zjarrin çdo gjëje, është më i gjallë se kurrë.

 

Dha ja tani, qeveria turke është gati të predikojë luftën e shenjtë.

 

(Daily Telegraph.)

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/piccolo-e-triestes-1911-intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/intervista-e-ismail-qemalit-per-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

http://www.gsh.al/2019/11/04/intervista-e-ismail-qemalit-per-picolo-ne-1911-jugu-shqiperise-gati-te-shpertheje-ne-kryengritje/

 

https://gazetamapo.al/intervista-e-ismail-qemalit-per-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://balkanweb.com/nese-shperthen-nje-revolte-zbulohet-intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1181642/piccolo-e-triestes-1911-intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://www.55news.al/dossier/item/228211-nese-shperthen-nje-revolte-zbulohet-intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://konica.al/2019/11/ctha-plaku-i-vlores-per-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://opinion.al/1911-intervista-e-ismail-qemalit-per-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

http://www.gazetatribuna.com/kulture/intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://startnews.al/2019/11/04/nese-shperthen-nje-revolte-zbulohet-intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-me-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://www.syri.net/arte-media/291954/gazeta-e-triestes-ne-1911-interviste-me-ismail-qemalin-per-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://www.koha.net/kulture/192442/intervista-e-ismail-qemalit-per-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/

 

https://www.voal.ch/piccolo-e-triestes-1911-intervista-e-ismail-qemalit-ne-lidhje-kryengritjen-e-shqiperise-se-jugut/