L’Unità (1991) / Mbreti Leka I për AFP : “Vendet perendimore të pezullojnë ndihmat ndaj qeverisë komuniste shqiptare!”


Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve
Leka Zogu I – mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Shkurt 2021

 

“L’Unità” ka botuar, të martën e 2 prillit 1991, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me thirrjen e Leka Zogut I ndaj vendeve perendimore për të ndaluar ndihmat ndaj qeverisë komuniste shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Mbreti Leka I : “Pezulloni ndihmat” 

Burimi : L’Unità, e martë, 2 prill 1991, f.3
Burimi : L’Unità, e martë, 2 prill 1991, f.3

Paris. Pretendenti i fronit të Shqipërisë Leka I konfirmoi dje që zgjedhjet të konsiderohen “një mashtrim” dhe u kërkoi vendeve perëndimore të ndalonin të gjitha ndihmat për qeverinë shqiptare.

 

Leka I, në një intervistë për agjensinë AFP, arsyetoi gjykimin e tij ndër të tjera, me faktin se asnjë përfaqësues i partive shqiptare në mërgim nuk ishte i autorizuar të kandidonte, ndërsa “drejtuesit e të ashtuquajturave parti opozitare në vetë Shqipërinë, janë të gjithë që vijnë nga Partia e Punës (Komuniste). Është si t’i japësh (dorëzosh) pushtetin djalit tënd.

 

Në muajt e ardhshëm – shtoi Leka I – njerëzit, kur të shohin se nuk ka asnjë mënyrë për të hequr qafe këtë regjim, do të kthehen kundër udhëheqësve. Por nëse vendet perëndimore vazhdojnë t’u ofrojnë ndihmë këtyre udhëheqësve për të shtypur njerëzit, kjo nuk do të jetë e mundur. Këto vende duhet të ndërpresin të gjitha ndihmat derisa të ketë zgjedhje të vërteta. Refugjatët që takova në kampet në Brindisi, Bari dhe Napoli – përfundoi ai – më thanë qartë kështu”.

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-unita-1991-mbreti-leka-i-per-afp-vendet-perendimore-te-pezullojne-ndihmat-ndaj-qeverise-komuniste-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/pezulloni-ndihmat-per-komunistet-kerkesa-e-leka-zogut-me-1991-per-vendet-perendimore/

 

https://albuktv.com/lunita-1991-mbreti-leka-i-per-afp-vendet-perendimore-te-pezullojne-ndihmat-ndaj-qeverise-komuniste-shqiptare/

 

https://ampress.ca/lunita-1991-mbreti-leka-i-per-afp-vendet-perendimore-te-pezullojne-ndihmat-ndaj-qeverise-komuniste-shqiptare/

 

https://opinion.al/afp-mbreti-leka-ivendet-perendimore-te-mos-ndihmojne-qeverine-komuniste/

 

https://alb-spirit.com/2021/02/04/lunita-1991-mbreti-leka-per-afp-vendet-perendimore-te-pezullojne-ndihmat-ndaj-qeverise-komuniste-shqiptare/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1501856/mbreti-leka-i-per-afp-vendet-perendimore-te-pezullojne-ndihmat-ndaj-qeverise-komuniste-shqiptare/

 

https://dosja.al/mbreti-leka-i-per-afp-vendet-perendimore-te-pezullojne-ndihmat-ndaj-qeverise-komuniste-shqiptare/

 

https://www.voal.ch/1991-mbreti-leka-i-per-afp-vendet-perendimore-te-pezullojne-ndihmat-ndaj-qeverise-komuniste-shqiptare/