Urdhëri i mbretit Zog ndaj qeverisë me qëllim organizimin e kurseve të veçanta për gratë në të gjitha qytetet e Shqipërisë


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Prill 2019

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 20 marsit 1937, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me urdhërin e mbretit Zog ndaj qeverisë me qëllim organizimin e kurseve të veçanta për gratë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbajtja e ferexhes te gratë shqiptare

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne e dimë se qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që urdhëron heqjen e ferexhes për gratë shqiptare. Megjithëse ky ligj hyn në fuqi me datë 25 të këtij muaji, gratë e pothuajse të gjitha klasave shoqërore tashmë e kanë ekzekutuar atë.

 

Nga ana tjetër, mbreti Zog urdhëroi qeverinë që të sigurojë në buxhet një shumë të mjaftueshme për të organizuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë kurse të veçanta për gratë, për të luftuar analfabetizmin dhe për të dhënë shërbime të përgjithshme dhe praktika mbi zhvillimin fizik dhe moral, në mënyrë që gruaja shqiptare të mund të kontribuojë aktivisht në jetën shoqërore.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/urdheri-i-mbretit-zog-ndaj-qeverise-me-qellim-organizimin-e-kurseve-te-vecanta-per-grate-ne-te-gjitha-qytetet-e-shqiperise/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/heqja-e-ferexhese-dhe-nje-urdher-i-zogut-per-grate-shqiptare/

 

http://www.gsh.al/2019/04/18/kur-mbreti-zog-urdheroi-heqjen-e-ferexhese-dhe-organizimin-e-kurseve-te-vecanta-per-grate/

 

http://www.tiranapost.al/urdhri-i-mbretit-zog-ndaj-qeverise-me-qellim-organizimin-e-kurseve-per-grate-ne-gjithe-qytetet-e-vendit/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1069632/urdheri-i-mbretit-zog-ndaj-qeverise-me-qellim-organizimin-e-kurseve-te-vecanta-per-grate-ne-te-gjitha-qytetet-e-shqiperise/

 

https://www.voal.ch/urdheri-mbretit-zog-ndaj-qeverise-qellim-organizimin-e-kurseve-te-vecanta-per-grate-ne-te-gjitha-qytetet-e-shqiperise/

 

https://opinion.al/urdheri-i-mbretit-zog-per-organizimin-e-kurseve-te-vecanta-per-grate/

 

https://joq.al/artikull/554106.html

 

https://www.koha.net/kulture/157828/kur-mbreti-zog-urdheroi-heqjen-e-ferexhese/

 

http://www.njekomb.com/?p=198469

 

https://www.kohajone.com/2019/04/18/gazeta-franceze-shkruante-per-zogun-kur-urdheroi-heqjen-e-ferexhese-dhe-organizimin-e-kurseve-per-grate/