L’Humanité (1914) / Esat Pasha – Princ Vidit, kur zbarkoi në Durrës për herë të parë : “Ju do të jeni një Skënderbe i dytë për shqiptarët !”


Excelsior (E premte, 13 Mars 1914, Ballinë) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Excelsior (E premte, 13 Mars 1914, Ballinë) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Janar 2020

 

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 9 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe pritjen e tij nga Esat Pashë Toptani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Festimet në Durrës

Mirëseardhja e Esat Pashës për Princ Vidin

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Durrës, 8 Mars. Ja detajet për ardhjen e sovranëve shqiptarë.

 

Që në mëngjes, rrugica ku duhet të kalojnë sovranët është zbukuruar me harqe triumfi. Paria mbërrin në marine (port) rreth orës një, turma është shumë e madhe. Në orën 1 e 30 minuta anijet shfaqen sipas rendit të mëposhtëm : Taurus-i, Quarto, Bruix-i, Gloucester-i ; një varkë, duke pasur në bord Esat Pashën, guvernatorin e përgjithshëm të Durrësit, kryebashkiakun dhe komandantin holandez të xhandarmërisë niset në orën 2 e 05 minuta.

 

Varka mbretërore largohet nga Taurus-i në orën 2 e 40 minuta, ndërsa marinsat e anijeve në breg brohorasin dhe topat buçasin. Sovranët priten në breg nga Mexhit beu, trupi konsullor, përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe nga oficerë të anijeve në port. Mexhit beu bën prezantimet.

 

Duke përshëndetur sovranët, në bordin e Taurus-it, Esat Pasha tha këto fjalë :

 

Unë jam i lumtur t’ju uroj mirëserardhjen. Ju do të jeni një Skënderbe i dytë. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ju do ta bëni Shqipërinë të madhe dhe se do të jeni babai ynë.

 

Gjatë mbrëmjes, orkestra italiane dha një koncert në sheshin e Marinës, i ndriçuar në mënyrë shkëlqyeshme, në prani të një turme të madhe. Pati një spektakël të madh fishekzjarresh. Delegacionet shqiptare marshuan në kopshtin mbretëror përpara sovranëve. U mbajtën disa fjalime. Grupe të mëdha demonstruesish marshonin në rrugët e qytetit, duke brohoritur me entuziazëm para konsullatave italiane dhe austro-hungareze. (Havas).

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-humanite-1914-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-here-te-pare-ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-cfare-i-tha-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres/

 

https://shqiptarja.com/lajm/lhumanit-1914-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-here-te-pare-ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret

 

https://www.balkanweb.com/ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret-cfare-i-tha-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-per-here-te-pare-ne-durres-1914/

 

https://opinion.al/esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-do-jeni-nje-skenderbe-i-dyte/

 

http://www.thealbanian.co.uk/lhumanite-1914-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-here-te-pare-ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret.html

 

https://360grade.al/326536/ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret-cfare-i-tha-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-per-here-te-pare-ne-durres-1914/

 

https://konica.al/2020/01/ju-do-te-jeni-skenderbeu-yne-do-ta-beni-shqiperine-te-madhe/

 

https://tirananews.al/esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-here-te-pare-ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret/

 

https://alpenews.al/lhumanite-1914-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-here-te-pare-ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret/

 

https://dosja.al/dosja-princ-vidi/

 

https://www.voal.ch/lhumanite-1914-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-te-pare-ju-te-jeni-nje-skenderbe-dyte-per-shqiptaret/

 

https://vloranews.al/kulture/lhumanite-1914-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-here-te-pare-ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2020/01/lhumanite-1914-esat-pasha-princ-vidit-kur-zbarkoi-ne-durres-per-here-te-pare-ju-do-te-jeni-nje-skenderbe-i-dyte-per-shqiptaret/