Mëhill Elezi



Zoti Mëhill Elezi ka lindur në Katundin Bri-Hot të rrethit Mat me 29 shtator l940, në një familje me tradita patriotike. Mësimet e para i ka mbaruar në vendlindje. Në vitin 1957 mbaroi shkollën Pedagogjike në Tiranë. Në vitet l957-59 ka punuar si mësues në shkollat fillore Bërshi dhe Suç të Matit. Në vitin l962 mbaroi Fakultetin Bio-Kimi në Institutin e Lartë Pedagogjik Tiranë, dhe në vitin l970 Fakultetin e Filologjisë – dega Histori.gjeografi të USHT (me korospondencë).

 

Nga viti l962 - 76 ka punuar si mësues në shkollën e mesme Burrel, inspektor e drejtues në Seksionin e Arsimit të rrethit, Sekretar i parë i Komitetit të Rinisë së Rrethit Mat, specialist për arsimin, kulturën dhe shkencën në KP e rrethit Mat. Në vitin l970 ka kryer një kurs të lartë për filozofi. Në vitin l972 dhe l973 është propozuar për pedagog në USHT, dhe për të punuar në sektorin e Dipllomacisë, por është refuzuar për arsye biografike.

 

Në vitin l976, për të prerë rrugën e tij, është kërkuar përjashtimi i tij nga partia. Në qershor të vitit l976, revoltën e tij kundër burokracisë së kohës, e ka shprehur duke dhënë dorëheqjen nga të gjitha detyrat që mbante. E emëruan Drejtor në Gjimnazin e Klosit, po me 3 shtator l976 u godit nga një insult cerebral, pasojë e një lodhje të sistemit nervor, pasojë e atyre viteve të vështira për inteligjencën shqiptare.

 

Me shumë përpjekje dhe falë dinjitetit që kishte, po dhe vullnetit, në vitin l978 rifilloi punën si Historian në Muzeun Historik të Qytetit të Burrelit, ku punoi deri në vitin l996, periudhë të cilën e shfrytezoi për të kryer një sërë studimesh  historike, të cilat do të botoheshin si libra të veçantë në periudhën 2002- l5.  Gjatë kohës së punës në Muze fitoi titullin “Muzeolog i kategorisë Parë”, dhe “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor i Akademisë së Shkencave”.

 

Në vitet l986-96 ka qenë Kryetar i Shoqatës së Historianëve të Rrethit Mat dhe në Maj të l993 ka qenë njëri nga 100 Antarët e Mbledhjes themeluese të Lidhjes së Historianëve të mbarë Kombit Shqiptar. Në vitin l992 – 93 ka punuar si këshilltar i deputetëve të Matit. Në Maj të vitit 1990, në konsultën që organizoi në Burrel KQPPSH kërkoi vendosjen e pluralizmit politik, që nga ajo kohë nuk ka pranuar të jetë  anëtar  i asnjë partie politike.

 

Nga viti 2002 ka jetuar më shumë në Itali, kohë të cilën ka botuar l2 libra, një pjesë nga titujt e tyre janë të publikuar në profilin e tij Facebook.