Paris-soir (1938) : Tri motrat e Zogut udhëtuan në bordin e “Queen-Mary” me Samuel Goldwyn, producentin e famshëm kinematografik amerikan.


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Prill 2018

 

“Paris-soir” ka botuar, të martën e 29 marsit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me udhëtimin e tri motrave të Mbretit Zog nga Amerika për në Francë, në të cilin shpjegon arsyen e kthimit të tyre të përshpejtuar në Evropë.

 

Aurenc Bebja ka sjellë në vijim, për publikun shqiptar, tekstin e plotë të gazetës franceze, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Tri motrat e Mbretit Zog, princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, të cilat kaluan disa javë në Amerikë, po kthehen në Evropë në bordin e “Queen-Mary”.

 

Ato mbërrijnë këtë pasdite në Cherbourg (Francë).

 

Producenti i njohur kinematografik amerikan, Samuel Goldwyn, i cili u pati propozuar princeshave shqiptare që t’i bëjë të famshme, gjendet gjithashtu midis pasagjerëve të “Queen-Mary”.

 

Motrat e Mbretit Zog përshpejtuan kthimin për në Evropë, në mënyrë që të merrnin pjesë në martesën e vëllait të tyre me Princeshën Geraldinë Apponyi; ceremonia do të zhvillohet me 27 prill në Tiranë.

 

Gjatë paradës ushtarake, pas martesës, do të marshojë një regjiment i tërë i amazonave shqiptare, të veshura me uniforma piktoreske dhe të udhëhequra nga Princesha Maxhide.

 

Është kjo e fundit, e frymëzuar nga idetë moderne, që ka krijuar këtë regjiment amazonash, të rekrutuara në mesin e vajzave të familjeve më të mira të Shqipërisë. 

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1938-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-ne-bordin-e-queen-mary-me-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://illyriapress.com/paris-soir-1938-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-ne-bordin-e-queen-mary-me-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

http://gazetadielli.com/histori-princeshat-shqiptare-ne-bordin-e-quin-mary/

 

http://www.panorama.com.al/nga-amerika-ne-france-udhetimi-i-motrave-te-zogut-me-producentin-e-famshem-premtimi-qe-moren-dhe-pse-e-shpejtuan-kthimin/

 

https://www.voal.ch/paris-soir-1938-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-ne-bordin-e-queen-mary-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

https://americaneye.al/udhetimi-motrave-te-zogut-nga-amerika-ne-france-dhe-premtimi-qe-iu-beri-producenti-amerikan/

 

http://www.gazetatema.net/2018/04/18/fotot-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-me-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

https://www.syri.net/arte-media/153883/foto-tri-motrat-e-zogut-ne-bordin-e-queen-mary-me-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-amerikan/

 

http://konica.al/2018/04/tri-motrat-e-zogut-udhetuan-ne-bordin-e-queen-mary-me-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

http://opinion.al/paris-soir-1938-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-ne-bordin-e-queen-mary-me-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

http://www.njekomb.com/?p=94619

 

http://shqiperiaebashkuar.al/2018/04/paris-soir-1938-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-ne-bordin-e-queen-mary-me-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

http://botasot.info/historia-lajme/873629/paris-soir-1938-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-ne-bordin-e-queen-mary-me-samuel-goldwyn-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

https://vloranews.net/paris-soir-1938tri-motrat-e-zogut-udhetuan-me-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

http://pamfleti.net/nga-amerika-ne-france-udhetimi-i-motrave-te-zogut-me-producentin-e-famshem-premtimi-qe-moren-dhe-pse-e-shpejtuan-kthimin/

 

http://www.lexo.al/fotot-tri-motrat-e-zogut-udhetuan-me-producentin-e-famshem-kinematografik-amerikan/

 

http://zanimalsise.com/udhetimi-ne-bordin-e-queen-mary-i-motrave-te-zogut-me-producentin-e-famshem-amerikan/

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/udhetimi-ne-bordin-e-queen-mary-i-motrave-te-zogut-me-producentin-e-famshem-amerikan-525712/

 

http://www.hapur.al/2018/04/18/nga-amerika-ne-france-udhetimi-i-motrave-te-zogut-me-producentin-e-famshem-ja-cili-ishte-premtimi-qe-moren/

 

https://www.shkodraweb.com/dokumenti-udhetimi-i-motrave-te-zogut-me-producentin-e-famshem-premtimi-qe-moren-dhe-pse-e-shpejtuan-kthimin/2018/04/18

 

http://www.sovrani.info/udhetimi-ne-bordin-e-queen-mary-motrave-te-zogut-producentin-e-famshem-amerikan/