Halil Patrona, shqiptari 43 vjeçar që nxiti revoltën e Kostandinopojës në 1730 dhe rrëzoi nga froni sulltanin Ahmet III


Portret i Halil Patronës nga Jean-Baptiste Van Mour
Portret i Halil Patronës nga Jean-Baptiste Van Mour

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Prill 2020

 

faqen n°395 të veprës “Biographie universelle, ou Dictionnaire historique des hommes qui se sont fait un nom par leur génie, leurs talents, leurs erreurs ou leurs crimes… – Biografia universale, ose Fjalori historik i njerëzve që janë bërë të njohur falë gjenisë, talentit, gabimeve ose krimeve të tyre...”, gjejmë një rrëfim për shqiptarin Halil Patrona, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

PATRONA-KHALIL

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me kombësi shqiptare, fillimisht një marinar (levanti) në galerën (anijen) “La Patrona”, nga e cila mori emrin e tij, ai ishte 43 vjeç kur nxiti revoltën e famshme të Kostandinopojës në 1730 (28 shtator 1730).

 

Pasi shërbeu në det dhe tokë, dhe pas disa vrasjeve, ai u bë jeniçer i Gardës së Sulltanit. Persianët, duke qenë në luftë me turqit, prenë hundët e 300 jeniçerëve që ranë në duart e tyre dhe i dërguan nëpërmjet detit në Turqi.

 

Veziri i Madh (Ibrahim Pasha), duke mos dashur që Kostandinopoja të bëhet dëshmitare e këtij spektakli të tmerrshëm, i mbyti këta njerëz të pafat. Patrona vendosi të hakmerret për këtë ofendim (shkelje); ai nxiti një revoltë (preteksti i të cilës ishte vendosja e një takse), në të cilën u bashkuan të gjithë jeniçerët. Ai mbylli dyqanet e Kostandinopojës dhe pati guximin të dërgonte një grup ushtarësh në pallatin sulltanor, dhe të kërkonte që atij t’i dorëzoheshin Veziri i Madh Ibrahimi, guvernatori i Kostandinopojës dhe shefi i jeniçerëve.

 

Sulltani i habitur mblodhi bordin drejtues, dhe, pas disa diskutimeve, ai dha urdhërin që t’u merrej fryma të tre personave që iu kërkuan, dhe i dërgoi trupat e tyre te rebelët. Këta të fundit, të befasuar dhe të irrituar, u ankuan se u kishin dërguar të vdekur ata që donin t’i kishin të gjallë, dhe me këtë pretekst rrëzuan nga froni sulltanin. Ata vunë në fron Mahmudin (Mahmud I, djali i madh i Mustafait), nipin e tij, 33 vjeç, babai i të cilit ishte rrëzuar 25 vjet më parë, dhe i cili (Mahmudi) hoqi taksën, shkak ose pretekst i revoltës.

 

Patrona qëndroi i qetë për ca kohë; por, i mërzitur nga mungesa e aktiviteteve, ai organizoi komplote të reja : emëroi njerëz, e quajti veten kapiten-pasha ose admiral, dhe pati guximin të përdorte arsenalin e tij.

 

Sulltani, në pamundësi të distancohej prej tij, e thërriti në seraje (nën pretekstin se do t’i besonte projekte të reja), ku e masakruan me të gjithë ata që e shoqëruan.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kush-ishte-shqiptari-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltan-ahmetin/

 

http://illyriapress.com/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/

 

https://kohajone.com/halil-patrona-shqiptari-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/

 

http://www.standard.al/2020/04/16/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-fronti-sulltanin-ahmet-iii/

 

https://www.balkanweb.com/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/

 

https://dosja.al/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1274298/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/

 

https://www.droni.al/2020/04/16/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltan-ahmetin-iii/

 

https://tiranatoday.al/halil-patrona-shqiptari-qe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/

 

https://opinion.al/halil-poltrona-shqiptari-qe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/