Le Radical (1922) / Kur respekti ndaj grave shqiptare kërkohej të bëhej shembull edhe për ato franceze


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Gusht 2018

 

“Le Radical” ka botuar, të enjten e 16 marsit 1922, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me respektin që gëzonin gratë shqiptare në të kaluarën dhe po ky rrespekt kërkohej asokohe që të merrej si shembull edhe ndaj grave franceze.

 

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Shqiptarja.

 

Që prej disa ditësh, gratë mund të shëtisin në Paris, pa frikën që palltot e tyre të shqyhen apo të priten me brisk. Megjithatë, ato nuk duhet të dyshojnë më pak ndaj të sjellshmëve gjatë ditës se banditëve gjatë natës.

 

Ekziston një vend ku gratë respektohen gjithmonë, bëhet fjalë për Shqipërinë, për të cilën z. Justin Godart ka realizuar një vepër të mrekullueshme : "Shqipëria në vitin 1921".

 

A kujtohen shqiptarët për të kaluarën e lavdishme të betejave të tyre, për rrethimin e famshëm të Shkodrës, në vitin 1474, ku Lavandini i vjetër shkruante se u pa "mbi muret, punimet, rreziqet dhe virtytet, shkëlqimi i matronava (grave)" ?

 

Sidoqoftë, burrat i admirojnë ato, nën flokët e tyre të ngjyrosura me bojë të zezë, prodhuar nga goglat e lisit (dushkut), një balluke e trashë e prerë drejt në ballë.

 

Në fakt, gratë shqiptare janë jashtëzakonisht të zellshme : në qytet, në treg, të veshura me pantallonat – fustan dhe boleron e ngushtë të qëndisur, me shirita metalikë, ato qëndisin qilimat e mrekullueshëm prej kadifi dhe mëndafshi.

 

Në fshat, pas punëve të vështirë në ara, i takojmë ende rrugëve, me furkën në dorë duke tjerrë leshin e bagëtisë.

 

Pra, si myslimanët ashtu dhe katolikët i konsiderojnë ato si qenie të shenjta. Ata mund të udhëtojnë ditë e natë në të gjitha vendet, pa frikë nga ndonjë sulm apo rrezik.

 

Për të ruajtur një thesar, mjafton t'ia besosh një gruaje; çfarëdo qoftë ajo, thesari është i sigurt. Me një grua, edhe vetë krimineli kursehet.

 

Ja pra një homazh. Mund të hapim Akademinë për gratë, por kur do të ngremë për to, ashtu si shqiptarët e ashpër, këtë altar të padukshëm të respektit.

 

Jean Le Meur

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-radical-1922-kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-ato-franceze/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/le-radical-1922-kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-ato-franceze/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/le-radical-1922-kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-ato-franceze/

 

http://politiko.al/gazeta-franceze-e-vitit-1922-t-respektojme-grate-si-shqiptaret/

 

http://illyriapress.com/le-radical-1922-kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-ato-franceze/

 

http://www.njekomb.com/?p=133974

 

http://www.gazetatema.net/2018/08/25/kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-femrat-franceze/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2018/08/le-radical-1922-kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-ato-franceze/

 

https://www.voal.ch/le-radical-1922-kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-ato-franceze/

 

http://www.panorama.com.al/le-radical-1922-kur-respekti-ndaj-grave-shqiptare-kerkohej-te-behej-shembull-edhe-per-ato-franceze/

 

https://www.syri.net/arte-media/188691/le-radical-1922-grate-shqiptare-edhe-myslimanet-edhe-katoliket-i-konsiderojne-si-qenie-te-shenjta/