Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Maj 2020
“La France” ka botuar, të shtunën e 12 dhjetorit 1942, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me premtimin askokohe të Sekretarit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria
Uashington, 11 dhjetor. — Z. Cordell Hull i ka premtuar popullit të Shqipërisë që Shtetet e Bashkuara do t’i vijnë në ndihmë dhe do ta dëbojnë pushtuesin nga toka e tij.
Pasi tha se Amerika e njihte qëndrimin heroik të popullit shqiptar dhe të luftëtarëve të saj, ai deklaroi :
“Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara po mendojnë ditën kur një ndihmë efektive do të mund t’u jepet këtyre njerëzve guximtarë që po dëbojnë pushtuesin nga shtëpitë e tyre.” — (sipas Reuter-it.)
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1942-premtimi-i-sekretarit-amerikan-te-shtetit-z-cordell-hull-per-shqiperine-dhe-luftetaret-e-saj-guximtare/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :