Xhavit Gasa


Xhavit Gasa lindi në vitin 1956 në Zenisht të Matit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e kreu në vendlindje. Me ndihmën dhe përkrahjen e pa kursyer të Ali dhe Nazime Prenit (kushërinj), përfundoi studimet në shkollën e mesme Kamëz të Tiranës në vitet 1971-75. Është shquar në fëmijëri për talentin e tij krijues në fushën e poezisë. Ëndrra e tij për poezi u godit rëndë nga regjimi komunist për shkak të luftës së klasava. Por asnjëherë nuk e la të shuhet muzën poetike. Ajo rrinte gati për të shpërthyer, në shpirtin e tij, në pranverën e ëndërruar, e cila erdhi plot dritë e shpresë dhe sot lulëzon si lule pranverore.