The United States Daily (1926) / Shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Nëntor 2021

 

“The United States Daily” ka botuar, të martën e 12 tetorit 1926, në faqen n°3, shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :  

 

Ministri i Shqipërisë i dorëzon letrat (kredenciale) Presidentit

 

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3
Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Faik Konica, i dërguari i parë i kombit të tij në Shtetet e Bashkuara, vlerëson ndihmën e Amerikës.

 

Faik Konica, ministri i parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara, së fundmi u prit zyrtarisht nga Presidenti Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë. Në prezantimin e letrave të tij kredenciale, Ministri tha se ndjenjat e tij të dashurisë dhe respektit për Shtetet e Bashkuara “forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të dhënë nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe”. Në përgjigjen e tij, Presidenti shprehu ndjenja të ngjashme nga ana e qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara.

 

Deklarata e ministrit të ri.

 

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3
Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Tekstet e plota të dy fjalimeve, të bëra publike në Departamentin e Shtetit, vijojnë si më poshtë :

 

Fjala e ministrit të ri shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

 

Z. President,

 

Kam nderin t’i paraqes Shkëlqesisë suaj letrat kredenciale me të cilat Presidenti i Republikës së Shqipërisë më emëron të Dërguar të Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara.

 

E konsideroj veten me fat që dallohem si i Dërguari i parë i Shqipërisë pranë kombit të madh amerikan, një komb që kam mësuar prej kohësh ta dua dhe ta respektoj dhe historia e lavdishme dhe arritjet e mrekullueshme të të cilit admirohen sinqerisht nga populli shqiptar. Këto ndjenja të thella forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe.

 

Kështu, misioni im, i cili konsiston në forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes kombit tuaj të madh dhe Shqipërisë, bëhet detyrë tërheqëse për mua. Unë do ta realizoj atë me të gjitha mundësitë e mia, nën kujdesin dhe vullnetin e mirë të administratës së Shkëlqesisë suaj. 

 

Përgjigjja e Presidentit.

 

Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3
Burimi : The United States Daily, e martë, 12 tetor 1926, f.3

Përgjigjja e Presidentit ndaj fjalëve të ministrit të sapoemëruar shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

 

Z. Ministër,

 

Është kënaqësi të marr nga duart tuaja letrat me të cilat Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ju akrediton si të dërguarin e jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara. Jam veçanërisht i lumtur t’ju akordoj njohjen zyrtare si i dërguari i parë i kësaj republike në këtë Kryeqytet.

 

E vërej me vlerësim të sinqertë komentin tuaj në lidhje me kombin amerikan dhe ndjenjat që mbahen (ekzistojnë) në Shqipëri ndaj këtij vendi.

 

Ju mund të jeni të sigurt, zoti Ministër, se përpjekjet tuaja për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të kenë bashkëpunimin tim të sinqertë dhe të zyrtarëve të kësaj qeverie.

 

Ju falënderoj për urimet e mira që shprehni në emër të kombit shqiptar. Janë përzemërsisht reciproke dhe shpresoj që ju do t’i përcillni Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nga unë dhe bashkatdhetarët e mi, garancitë e respektit të lartë dhe të sinqertë.

 

Shpresoj, z. Ministër, që qëndrimi juaj në këtë kryeqytet të jetë i këndshëm.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-united-states-daily-1926-shkembimet-midis-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-faik-konica-dhe-presidentit-amerikan-calvin-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://www.kultplus.com/lajme/shkembimet-mes-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-faik-konica-dhe-presidentit-amerikan-calvin-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe/

 

https://www.balkanweb.com/the-united-states-daily-shkembimet-mes-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-faik-konica-dhe-presidentit-amerikan-calvin-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe/

 

https://www.koha.mk/the-united-states-daily-1926-faik-konica-dhe-presidenti-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe-foto/

 

https://www.voal.ch/the-united-states-daily-1926-shkembimet-midis-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-faik-konica-dhe-presidentit-amerikan-calvin-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe/

 

https://www.tetovasot.com/2021/11/shkembimet-midis-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-faik-konica-dhe-presidentit-amerikan-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe/

 

https://opinion.al/shkembimet-midis-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-dhe-presidentit-amerikan/

 

https://konica.al/2021/11/letrat-kredenciale-ministri-i-pare-shqiptar-ne-amerike/

 

https://tirananews.al/shkembimet-mes-ministrit-te-pare-shqiptar-ne-shba-faik-konica-dhe-presidentit-amerikan-calvin-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe/

 

http://plavaeguciasot.com/the-united-states-daily-1926-faik-konica-dhe-presidenti-coolidge-ne-dhomen-blu-te-shtepise-se-bardhe-foto/

 

https://alb-spirit.com/2021/11/21/leterkembimi-konices-presidentin-e-shba/

 

Koha, e shtunë, 20 nëntor 2021, f.16
Koha, e shtunë, 20 nëntor 2021, f.16