The Daily Colonist (1940) / Mbreti Zog po mëson anglishten dhe ngadalë po fiton zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2021

 

“The Daily Colonist” ka botuar, me 13 tetor 1940, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me mësimin e gjuhës angleze nga Mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbreti po mëson anglishten

 

Burimi : The Daily Colonist, 13 tetor 1940, f.4
Burimi : The Daily Colonist, 13 tetor 1940, f.4

Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili po jeton në Londër në hotelin West End me mbretëreshën e tij të re, djalin dhe gjashtë motrat e tij, po fiton ngadalë zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi.

 

Çdo ditë ai studion gjuhën angleze, duke u përpjekur të lexojë gazetat tona, duke biseduar me rrethin e tij të ngushtë të miqve anglezë dhe duke marrë mësime anglisht nga gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë.

 

Fjalitë e thjeshta të tilla si “It has been a lovely day – Ka qenë një ditë e bukur” janë gjithçka që ai mund të flasë për momentin.

 

Djali i tij gjashtëmbëdhjetë muajsh, Princi Leka – shkurtim i emrit Aleksandër – po mëson gjithashtu anglisht. Ai tashmë di disa fjalë të tilla si baba, mama, përshëndetje, lamtumirë, park.

 

Ai ishte i veshur me çizme të vogla të bardha për fëmijë dhe një kostum me ngjyrë luleshtrydhe kur e pashë duke u larguar për shëtitjne e tij “kushtetuese” rreth parkut (shkruan një reporter i Overseas Daily Mall). I pyetur se çfarë do të shihte, ai u përgjigj “Quack-quacks”.

 

Princi i vogël me flokë të çelët ka shtuar në peshë dhe ngjyrë që kur erdhi në Angli.

 

Ai tashmë ka udhëtuar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, Belgjikë dhe Francë, duke ikur nga një armik për të cilin nuk di asgjë.

 

Herë pas here Mbreti Zog shoqëron gruan dhe djalin e tij nëpër parqe.

 

Gradualisht ai po sheh vende me interes – Kew Gardens, Dhoma e Komunave, Gjykatat e Drejtësisë.

 

Mbretëresha Geraldinë ka vajtur pa u vënë re disa herë në kopshtin zoologjik.

 

Mbreti Zog dhe mbretëresha e tij tani po mendojnë të marrin një shtëpi në vend – ndoshta në Surrey. Ata kanë vizituar agjentë të pasurive të patundshme, por ende nuk kanë gjetur atë që duan.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-colonist-1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-ngadale-po-fiton-zakonet-dhe-pikepamjet-e-nje-anglezi/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-mbreti-zog-nisi-te-mesonte-anglishten-ne-londer/

 

https://fjala.al/2021/07/26/the-daily-colonist-1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-ngadale-po-fiton-zakonet-dhe-pikepamjet-e-nje-anglezi/

 

https://www.voal.ch/the-daily-colonist-1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-ngadale-po-fiton-zakonet-dhe-pikepamjet-e-nje-anglezi/multimedia/dossier/

 

https://opinion.al/1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-po-fiton-zakonet-e-nje-anglezi/

 

https://dosja.al/the-daily-colonist1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-ngadale-po-fiton-zakonet-dhe-pikepamjet-e-nje-anglezi/

 

https://alb-spirit.com/2021/07/26/daily-colonist-1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-ngadale-po-fiton-zakonet-dhe-pikepamjet-e-nje-anglezi/

 

https://www.arsalbanica.mk/the-daily-colonist-1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-ngadale-po-fiton-zakonet-dhe-pikepamjet-e-nje-anglezi/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1635625/the-daily-colonist-1940-mbreti-zog-po-meson-anglishten-dhe-ngadale-po-fiton-zakonet-dhe-pikepamjet-e-nje-anglezi/

 

https://ntv.al/the-daily-colonist1940-mbreti-zog-anglishtja-dhe-zakonet-angleze/