Londër, 1913 : Memorandumi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare dërguar ambasadorëve të Fuqive të Mëdha


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2016

 

Në fillim të janarit të vitit 1913, Qeveria e Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u dërgon ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të mbledhur në Konferencën e Londrës, një memorandum për të mbrojtur kufijtë natyrorë shqiptarë.

 

Ja dokumenti në vijim i cili gjendej fillimisht në gjuhën frënge :

 

« Ne, përfaqësuesit e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, kemi nderin të ju paraqesim në takimin e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, këndvështrimin shqiptar dhe vënien në dijeni për pretendimet legjitime të Shqipërisë.

 

Është një fakt që pranohet historikisht se populli shqiptar formon grupin më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm në gadishullin ballkanik. Origjina, gjuha, traditat dhe karakteri i tij e dallojnë atë krejtësisht nga racat fqinje dhe i japin atij këtë individualitet, përmes të cilit ai ka ditur të rezistojë ndaj të gjitha përpjekjeve për asimilim.

 

Nëse Shqipëria nuk ka qenë në gjendje të ndjekë kombet perëndimore në zhvillimin e tyre të admirueshëm në lidhje me përparimin dhe qytetërimin, duhen marrë parasysh kushtet dhe rrethanat e pafavorshme të saj…

 

…Historia e popullit shqiptar është e mbushur nga luftërat e përgjakshme me të cilat i është nevojitur të përballet për të mbrojtur integritetin e saj.

 

Në asnjë periudhë të ekzistencës si komb, Shqipëria nuk ka hequr dorë nga sovraniteti i saj i plotë. I ka ndodhur, në disa momente të historisë së saj, që ti nënshtrohet pushtuesit, por ideali i saj ka qëndruar gjithmonë i paprekshëm dhe nënshtrimi i saj ka qenë sipërfaqësor.

 

Prandaj, në këtë moment ngjarjesh të rëndësishme që po ndodhin në gadishullin ballkanik në lidhje me riorganizimin e hartës së Ballkanit, Shqipëria beson se e ka për detyrë të ngrejë zërin e saj për t’u kërkuar Fuqive të Mëdha Evropiane, me të drejtën e jetës, mundësinë për tu zhvilluar mes rendit dhe paqes…

 

…Populli shqiptar ka vuajtur nën sundimin e huaj. Ai ka besimin e plotë ndaj kombeve perëndimore, ndaj të cilave aspirohet të aplikojë përparimin mbi një tokë, e cila kërkon vetëm të lulëzojë.

 

Shqipëria është e vendosur të bëhet një vend ekuilibri dhe paqeje në gadishullin ballkanik ; por, për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme që homogjenitetit kombëtar, të cilin ajo ka ditur ta ruajë mjaft mirë, ti mundësohet krijimi i një organizate politike të besueshme, të drejtë dhe të qëndrueshme.

 

Krijimi i kësaj organizate mundësohet vetëm nëpërmjet pavarësisë absolute, sepse vetëm ajo është në gjendje të eliminojë, për të ardhmen, çdo ndërhyrje që rrjedh nga ndikimet e huaja.

 

Kombi shqiptar është i bindur se aleatët ballkanikë nuk e kanë humbur perspektivën e aksioneve të përbashkëta të ndërmarra nga ana e tyre, e cila është, në një farë mynyre, vazhdimësia e kryengritjeve të fundit shqiptare, si dhe sukseset e tyre mund të konsiderohen si fryt i çlirimit, në të cilin shqiptarët, qoftë në të tashmen apo në të kaluarën, përmes kryengritjeve të vazhdueshme dhe një irredentizmi të palodhur, janë dalluar për trimërinë e tyre…

 

…Sot që zgjidhja përfundimtare e problemit ballkanik nevojitet në mënyrë rigoroze dhe urgjente, populli shqiptar nuk mund të durojë që të drejtat e tij të sakrifikohen dhe e ardhmja e pavarësisë së tij të ndërtohet mbi themele të paqëndrueshme.

 

Pas pranimit të shprehjes « Ballkani për popujt ballkanikë » është e vështirë të konceptohet një ndarje e cila nuk frymëzohet tërësisht në këtë rregull sa njerëzor dhe të drejtë.

 

Por nuk mund të ketë paqe të përgjithshme të gadishullit, në qofë se funksionet e dhëna ndaj çdo organizate politike nuk frymëzohen në kufijtë gjeografikë dhe etnografikë të secilit  shtet. Do të ketë konflikte dhe trazira, në qoftë se tokat ku ka shumicë shqiptare lejohen nën sundimin e huaj.

 

Duke ngritur zërin në emër të popullit shqiptar, qëveria jonë e përkohshme, e cila përfaqëson në tërësi popullin e saj, sigurisht nuk pretendon t’u diktojë Fuqive Evropiane rrugën që ato duhet të ndjekin. Të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe të udhëhequr nga dëshira e kancelarive të nderuara evropiane, që të realizojnë një vepër të shëndetshme dhe të qëndrueshme, populli shqiptar frymëzohet nga nevojat lokale dhe nga popujt që e rrethojnë në Ballkan, për të deklaruar se paqja dhe qetësia në gadishull do të arrihen vetëm nëse do t’i jepet Shqipërisë së ardhshme një konfigurim homogjen.

 

Populli shqiptar kërkon që ti kthehen kufijtë e tij të natyrshëm dhe të domosdoshëm, si arsye e kushteve etnike dhe si banorë të parë të këtyre tokave. Për këtë, ai është i bindur se falë dashamirësisë vigjilente të Fuqive të Mëdha do të merren hapa për të siguruar që këto parime të respektohen në mënyrë rigoroze.

 

Tokat që ne pretendojmë nisen nga kufijtë e sotëm të Malit të Zi dhe përfshijnë në mënyrë të veçantë rrethinat përkatëse të qyteteve të Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit deri në Metsovo (afër me Janinën), dhe nga Metsovo deri në Prevezë.

 

Duke pretenduar këta kufij, populli shqiptar ka për qëllim të ketë me fqinjët e tij marrëdhenie të ngrohta dhe afatgjata.

 

Pavarësisht arsyeve etnike, geografike e historike që militojnë në favor të këtij kufiri racional, shtojmë se pakësimi apo reduktimi i kufijve natyrorë nga Evropa rrezikon të vendosë shtetin shqiptar në paaftësinë e tij natyrore për të jetuar jetën e tij, sepse do t’i mungojnë, nga pikëpamja ekonomike, resurset thelbësore për zhvillimin e tij normal.

 

Sidomos, lokalitetet e përmendura më sipër janë të banuara pothuajse të gjitha nga shqiptarë. Lidhur me përcaktimin e kufijve në terren, një komision i përbashkët do të mobilizohet më vonë. Ai do të ndërhyjë jashtë çdo lloj ndikimi dëmtues interesash dhe do të përbëhet në mënyrë që të japë garanci fqinjëve të shtetit të ardhshëm shqiptar.

 

Kombi shqiptar ka dhënë edhe në të kaluarën prova të mjaftueshme të pikëpamjes së tij mbi çështjet politike : tek ai, interesi kombëtar ka qenë gjithmonë mbi atë fetar, ndërsa tek popujt fqinj feja ka qenë burim konfliktesh e mosmarrëveshjesh…

 

…Në përfundim, populli shqiptar është i bindur se në zgjidhjen e konfliktit aktual, Fuqitë e Mëdha nuk do të neglizhojnë shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë memorandum, dhe se ato nuk do të mbeten indiferente ndaj kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë, i cili ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe që ka vënë në të ardhmen e tij të gjitha shpresat dhe besimin më të madh.

 

Shqipëria dëshiron gjithashtu të jetë pjesë e progresit mbarëkombëtar dhe të ketë vendin e saj mes njerëzve të kombeve të qytetëruara, për këtë arsye ajo i kërkon Fuqive të Mëdha t’i sigurojnë asaj të Ardhmen. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

 

Publikuar në :

 

Koha Jonë :

http://www.kohajone.com/2016/10/31/historilonder-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha-nga-aurenc-bebja-france-1-nentor-2016/

 

Shqiptari.eu :

http://www.shqiptari.eu/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-ismail-qemalit-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Bota.al :

http://www.bota.al/2016/11/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

ABC24 :

https://abc24.al/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Njekomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=1947

 

Albanian Today :

http://albaniantoday.com/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Albert Vataj :

http://albertvataj.com/2016/11/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Botasot :

http://www.botasot.info/historia-lajme/600257/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Shkodranews :

http://shkodra.news/londer-1913-memorandumi-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Nacional Albania :

http://www.nacionalalbania.al/2016/11/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-ismail-qemalit-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Gazeta Ora :

http://gazetaora.com/2016/11/01/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Ulqini Online :

http://ulqini-online.com/sajti/?p=11445

 

Lexo.al :

http://lexo.al/londer-1913-memorandumi-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Epavarura :

http://epavarura.com/londer-1913-memorandumi-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Lajmpress :

http://lajmpress.com/londer-1913-ky-eshte-memorandumi-i-qeverise-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Shqip Press :

http://shqip.press/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Infokusi :

http://infokusi.com/londer-1913-ky-eshte-memorandumi-qeverise-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Gazeta Tribuna :

http://gazetatribuna.com/lajme/londer-1913-ky-eshte-memorandumi-i-qeverise-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/

 

Shqiperia Ime :

http://shqiperiai.me/2016/11/02/londer-1913-ky-eshte-memorandumi-i-qeverise-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha/