1880 / Kur Gustave Flaubert mbështeste Guy de Maupassant pas akuzave ndaj poemës si tij “Au bord de l’eau – Në buzë të ujit” – Letra ekskluzive botuar në “Le Gaulois”


Gustave Flaubert (1821-1880) dhe Guy de Maupassant (1850-1893)
Gustave Flaubert (1821-1880) dhe Guy de Maupassant (1850-1893)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Prill 2021

 

“Le Gaulois” ka botuar, të shtunën e 21 shkurtit 1880, në ballinë, letrën e Gustave Flaubert dërguar Guy de Maupassant për ta mbështur pas akuzave ndaj poemës së tij “Au bord de l’eau – Në buzë të ujit”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Gustave Flaubert dhe proceset gjyqësore letrare

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një poet i ri, me talent të madh dhe me të ardhme të madhe, z. Guy de Maupassant, pati botuar, katër vjet më parë, në “Republikën e Letrave” (një revistë që nuk ekziston më), një poemë, me titull : “Au bord de l’eau – Në buzë të ujit”.

 

Këto vargje madhështore, shumëngjyrëshe dhe të fuqishme ranë shumë në sy të publikut letrar, por jo te magjistratura, e cila nuk u prek fare nga guximi i poetit. Kohët e fundit, një revistë e vogël provinciale, “l’Abeille d´Etampes”, botoi “Au bord de l’eau – Në buzë të ujit”. Ajo që ishte e padëmshme në Paris u konsiderua e neveritshme në Etampes dhe zyra e prokurorit publik të atij qyteti të mirë procedoi gazetën dhe autorin si të akuzuar për fyerje të zakoneve dhe moralit publik.

 

Ne shkuam te z. de Maupassant, i cili na komunikoi një letër të cilën z. Gustave Flaubert sapo ia kishte shkruar. Autori i shquar i “Madame Bovary – Zonjës Bovary” pranoi botimin e letrës së tij në “Le Gaulois”. Është një fat i mirë dhe i rrallë për gazetën dhe për lexuesit tanë, dhe ne shpresojmë që Gustave Flaubert të vazhdojë të bëjë përsëri, në favorin tonë, tradhëti ndaj romanit dhe shkencës, të cilat thithin (i marrin) gjithë jetën e tij. Eshtë e panevojshme të thuhet që një shkrimtar si Flaubert ka të drejtë të shprehë lirisht mendimet e tij në një gazetë si Le Gaulois, e cila beson se po e nderon veten duke hapur kolonat e saj me një emër të tillë.

 

Cloisset, 19 shkurt 1880

 

Miku im i dashur,

 

Qenka e vërtetë atëherë? Në fillim mendova se ishte një shaka, por jo! Përulem.

 

Epo, qenkan të bukur në Etampes! A do të futemi nën të gjitha gjykatat e territorit francez, përfshirë kolonitë? Si ndodh që një pjesë prej vargjesh (poemë), e botuar më parë në Paris në një gazetë që nuk ekziston më, të vazhdojë, duke u riprodhuar në një gazetë provinciale, së cilës mbase nuk ia keni dhënë këtë leje dhe që ndoshta ti nuk e dije se ekzistonte ? Çfarë jemi të detyruar të bëjmë tani? Çfarë duhet të shkruajmë ? Si të botojmë ? Në cilën Beoti jetojmë?

 

I pandehur “për fyerje të zakoneve dhe moralit publik”, dy sinonime të dashur, të cilat bëjnë dy akuza. Unë kisha edhe një akuzë të tretë: “dhe kundër moralit fetar”, kur u paraqita para Dhomës së Tetë me “Zonjën Bovary”. Një proces gjyqësor i cili më bëri një publicitet gjigant dhe të cilit i atribuoj tre të katërtat e suksesit tim.

 

Gjithsesi, nuk e kuptoj! A je viktimë e një hakmarrjeje personale? Ka diçka të pashpjegueshme këtu. A paguhen ata për të demonetizuar Republikën duke hedhur mbi të përbuzjen dhe talljen? Unë e besoj atë.

 

Nëse ju padisin për një artikull politik, në rregull; megjithëse i sfidoj të gjithë prokurorët që të më demonstrojnë dobinë e kësaj praktike; por për vargje, për letërsi. Jo! Kjo shtë shumë e fortë!

 

Ata do të të përgjigjen se poezia jote ka prirje të pahijshme (të turpshme)! Me teorinë e tendencave, ne mund t’i presim kokën një dashi, vetëm sepse ai ka ëndërruar mishin. Duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare për këtë çështje të moralit në shtet. Ajo që është e bukur është morale, kjo është e gjitha dhe asgjë më shumë.

 

Poezia, si dielli, vë ar mbi plehun. Keqardhje ndaj atyre që nuk e shohin atë. Ti trajtove një vend të zakonshëm (të përbashkët), në mënyrë të përsosur dhe ti meriton lavdërime në vend të gjobës dhe burgut.

 

“E gjithë mendja e një autori,” thotë La Bruyère, “konsiston në përcaktimin e mirë dhe në pikturimin mirë”. Ti ke përcaktuar dhe pikturuar mirë. Çfarë duam më shumë? Por “tema – subjekti”, kundërshtoi Prudhomme-n, tema, zotëri! Dy të dashuruar. Një vend ku lahen rrobat ! Buza e ujit ! Duhej të merrej një ton ngacmues (lozonjar), për ta trajtuar këtë me delikatesë, më imtësi, duke e stigmatizuar me një fije elegance dhe duke përfshirë, në fund, një klerik të nderuar ose një mjek të mirë, duke dhënë një konferencë mbi rreziqet e dashurisë. Shkurtimisht, historia juaj kërkon “bashkimin e gjinive”. Ah!

 

Së pari, kjo nuk e shtyn! dhe kur ajo do të jetë, në këtë kohë të shijeve anormale, nuk do të jetë e gabuar të predikosh adhurimin (kultin) e grave. Dashnorët e tu të varfër nuk bëjnë asnjë tradhëti bashkëshortore! Si njëri dhe tjetri janë të lirë, “pa ndonjë angazhim ndaj askujt”. Pavarësisht se sa do të luftosh, partia e rendit do të gjejë argumente. Lëre të vazhdojë.

 

Por denoncoje, në mënyrë që ajo t’i shtypë ata, të gjithë klasikët grekë dhe romakë, pa përjashtim, nga Aristofani te Horaci i mirë dhe Virgjili i butë. Pastaj, midis të huajve, Shekspirin, Gëten, Bajronin, Servantesin. Tek ne, Rabelais, “nga ku rrjedhin letrat franceze”, sipas Chateaubriand, kryevepra e të cilit zhvillohet rreth inçestit; dhe pastaj Molieri (shih tërbimin e Bossuet kundër tij); Corneille i madh, Teodori i tij ka për motiv prostitucionin; po Lafontaine, Voltaire dhe Jean-Jacques, etj; po përrallat e Perrault! Për çfarë bëhet fjalë në “Peau d’Ane – Lëkurën e gomarit” dhe ku ndodh akti i katërt i “Le roi s’amuse – Mbreti argëtohet”? Pas kësaj, do të jetë e nevojshme të eliminohen librat e historisë që ndotin imagjinatën.

 

Më merret fryma nga indinjata.

 

(“Kush do të habitet? Shoku Bardoux! Ai, entuziazmi i të cilit ishte i tillë kur lexonte dramën tënde, saqë donte të njihej me ty dhe së shpejti të vendosi në ministrinë e tij”. Drejtësia i trajton mirë, mbrojtësit e saj.)

 

Dhe ky Volter i shkëlqyeshëm (jo njeriu, por gazeta) i cili, ditën tjetër, butësisht më bëri shaka për dashurinë që kam për të besuar në urrejtjen e letërsisë! Volteri gabohet! dhe, më shumë se kurrë, besoj në urrejtjen e pavetëdijshme të stilit. Kur shkruan mirë, ke dy armiq kundër teje: 1° publiku, sepse stili e detyron të mendojë, e detyron të punojë; dhe 2° qeveria, sepse ajo ndjen tek ju një forcë dhe se pushtetit nuk i pëlqen një pushtet (fuqi) tjetër. Qeveritë mund të ndryshojnë, monarki, perandori ose republikë, por kjo nuk ka rëndësi! Estetika zyrtare nuk ndryshon! Në sajë të pozitës së tyre, agjentët e saj – administratorët dhe gjykatësit – kanë një monopol të shijes (shih recitalet e pafajësisë sime). Ata dinë si duhet të  shkruajmë, retorika e tyre është e pagabueshme dhe ata kanë mjetet për t’ju bindur.

 

Ngjiteshim drejt Olimpit, më fytyrën mbuluar me plot rreze, me zemrën plot shpresë, duke aspiruar të bukurën, hyjnoren, në gjysmë të rrugës në qiellin e lehtë, - dhe putra e një roje të tërheq përsëri në kanalizim. Ju po bisedonit me muzën: ata ju marrin për ata që korruptojnë vajzat e vogla! I parfumosur nga dallgët e Permesse, ti do të ngatërrohesh me zotërinjtë që përndjekin, nga epshi, urinaret!

 

Dhe do të ulesh, i vogli im, në stolin e hajdutëve dhe do të dëgjosh një person që lexon vargjet e tua (jo pa mungesë të prozodisë) dhe i rilexon ato, duke theksuar disa fjalë të cilave do t’u japë një kuptim tradhtar. Ai do të përsërisë disa prej tyre disa herë, si qytetari Pimard : “Kofsha, zotërinj, kofsha,” etj.

 

Ndërsa avokati yt të bën shenjë të përmbahesh, një fjalë mund të të humbasë, – do të ndjesh pas teje, në mënyrë të paqartë, të gjithë xhandarmërinë, të gjithë ushtrinë, të gjithë forcën publike, duke peshuar mbi trurin tënd me një peshë të pallogaritshme; atëherë do të përhapet në zemrën tënde, një urrejtje që nuk e imagjinon, me plane për t’u hakmarrë, por të ndaluara menjëherë nga krenaria.

 

Por, edhe një herë, kjo nuk është e mundur. Ti nuk do të ndiqesh penalisht, nuk do të dënohesh. Ka një keqkuptim, një gabim, nuk e di se çfarë. Ministri i drejtësisë do të ndërhyjë. Ne nuk jemi më në ditët e bukura të z. de Villèle.

 

Sidoqoftë, kush e di! toka ka kufij; por marrëzia njerëzore është e pafund.

 

Të përqafoj.

 

Plakushi yt

 

 

G. FLAUBERT

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/1880-kur-gustave-flaubert-mbeshteste-guy-de-maupassant-pas-akuzave-ndaj-poemes-si-tij-au-bord-de-l-eau-ne-buze-te-ujit-letra-ekskluzive-botuar-ne-le-gaulois/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-gustave-flaubert-mbeshteste-guy-de-maupassant/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1562215/1880-kur-gustave-flaubert-mbeshteste-guy-de-maupassant-pas-akuzave-ndaj-poemes-si-tij-au-bord-de-leau-ndash-ne-buze-te-ujit-ndash-letra-ekskluzive-botuar-ne-le-gaulois/

 

http://www.arsalbanica.mk/kur-gustave-flaubert-mbeshteste-guy-de-maupassant-pas-akuzave-ndaj-poemes-si-tij-au-bord-de-leau-ne-buze-te-ujit-letra-ekskluzive-botuar-ne-le-g/

 

https://opinion.al/1880-kur-flaubert-mbeshteste-guy-de-maupassant-pas-akuzave-per-poemen/

 

Fjala, e shtunë, 17 prill 2021, f.13
Fjala, e shtunë, 17 prill 2021, f.13