Cikël Poezish


-----------------------------------

1 - MALL PRANVEROR

-----------------------------------

 

Sa mall qe kam, shume mall,

Ne kulle te me perkedhele dielli i mengjesit,

Te bunari i vjeter per nje kove uje te dal,

E mbi man te degjoj kengen e laureshes.

 

Te dal arnajve me vrap te hazdisur,

Te ndjej, te shijoj e te thith paprere,

Aromen e plisit prej plugut vithisur.

E klithma, klithma femije te leshoj ne ere.

 

Te kridhem ne mes te zhegut te vapes,

Embel te freskohem ne hurdhat e Luses.

Pusi te madhe ti ze une nates,

Me dajline ndezur ne Koder te Tezes.

 

Me sopate e kadhe ne sup ma ka enda,

Te hyj ne lisnaje si kreshnik i moçem,

Drute e dimrit ti bej te pylli Nan Rrepa,

E buken me gjise ta kem ne bohce.

 

Te pazari te dal rende, rende, serbes,

Me miq te mire nje kafe te pi me raki,

Cigaren te dredh nga kutia e Kukes,

Me ju te shmallem te dashur lisdanet e mi.

 

(1999)

 

Shpjegim: Disa toponime jane perdorur ne poezi si “Luse”- Perrua; “Koder Teze’- Emer i nje kodrine te bukur; “Nan Rrepa”- Emer pylli prane nje lagje dhe emri “Kuke” I perket gjyshes sime burrereshe, keshtu thirrej ajo prej gjithe fshatit.

 

 

 

----------------------------

2. DIELLI NE MAT

----------------------------

 

Kur koken e nxjerr mbi te madhen Deje,

Zogjte i zgjon neper lisnaje,

I thote Matit mirmengjes,

E harliset neper arnaje.

 

Faqe e vashes lehte skuqet,

Djali ndizet e merr vrap.

Ulet lehte perkedhel lulet,

Vesen e nates ngadale ua than.

 

Paturpesisht puthet me Matin,

Dashuri ben mbi liqen,

E kur del permbi Qafe Shtame,

Nate te mire thote i bukur Burrel.

 

(1984)

 

 

 

------------------------------

3. VASHES MATJANE

------------------------------

 

Me boren e Dejes,

Ballin e praruar,

Me ujet e Matit,

Syrin ke freskuar.

 

Molla jone e ulur embel,

Mbi mollezat e kuqe,

Permbi buzen tende,

Çelur nje lulekuqe.

 

Me lisat e malit,

Shtatin ke shartuar,

Me lulet e majit,

Aromen trazuar.

 

Me gjithe zogjte e qiellit,

Zerin ke bashkuar,

Kur e hedh ti hapin,

Sorkallja ndaluar.

 

Kur e nis ti kengen,

Ndalon dhe bilbili,

Kur e nis ti vallen,

Çel dhe trendafili.

 

Ma degjo ti kengen,

Degjo zemren time,

Vec ti ma heq brengen,

Moj Matjanja ime.

 

(1994)

 

 

 

---------------

4. VITET

---------------

 

Per mua, vitet jane si lulet,

Lulezojne, vyshken, serish lulezojne.

Dhe ne ne ritualin e tyre,

Butesisht e pabesisht na ftojne.

 

Dhe ne rendim ne maratonen pa fund,

Ashtu si dikur ne perrallen e vjeter.

Hipur mbi kale vitesh shkojme gjithkund,

Dhe mosha… mosha mbetet serish ne leter.

 

(2015)

 

 

 

---------------

5. KOHA

---------------

 

Urim per ditelindje

Nuk iken dita se fleten gris

ne kalendar.

Nuk iken muaji se fletet i gris

ne kalendar.

Nuk iken viti se grist e gjithin

nje kalendar.

Se koha shkruhet, por nuk jetohet

ne kalendar.

 

(2015)

 

 

 

---------------------

6. FTOHTESI

---------------------

 

Vuan e perpelitet zemra ime e çjerre,

Prej zmerilit te fjales tende.

E prehje nuk gjen zemra ime e mjere,

Prej ftohtesise se dores tende.

 

Kerkoj nje fjale te vetme te them,

Kepus nje lule du te ta dhuroj,

Por ndalem prej akullit te syrit tend,

E vehten me heshtje varri e denoj…

 

(1986)

 

 

 

-------------------

7. SEKRETI

-------------------

 

Ate nate gushti qielli ishte plot yje,

Valezat e liqenit nanurisnin tonat fjale.

Pa pushim ne mernim pllaquritjen e tyre,

Mbi buzet tona ne puthjen e pare.

 

Sekretin tone henes ia besuam,

Se vashez e embel si ti dhe hena ish…

Nen driten e saj embelsisht u zgjuam,

Mengjesi ne liqen na gjeti serish…

 

(1983)

 

 

 

--------------------------------

8. DHIMBJA E NENES

--------------------------------

 

(Ne vdekjen e babait me 17 prill 1985)

 

E embla nene dhimbjen kish te forte.

E embla nene vuante aq shume.

E embla nene nuk kish me lote.

E embla nene syte i kish tek une.

 

Nuk ma qetesuan dot shpirtin e trazuar,

As lotet qe rrjedhin rreke me pahir,

As dora e mikut mbi supin e rrenuar,

Veç fjala e nenes “mbahu o bir”.

 

 

 

-----------------------

9. PERJETESI

-----------------------

 

Vogelushit emigrant qe u gjet i mbytur ne breg te detit me 2 shtator 2015

Ngrehu vogelush, motra pot e pret ne oborr,

Ngrehu vogelush, nena do te te jape gji,

Ngrehu vogelush, vellai te pret me topin ne dore…

Por ti nuk je… je ngjitur ne perjetesi…

 

 

© Sali Frangu 

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania