Radiocorriere (1979) / Kush është Ibrahim Kodra, piktori legjendar me origjinë shqiptare i adoptuar nga Mbreti Zog ?


Burimi : Ibrahim Kodra. Piktori me origjinë shqiptare është protagonist i kësaj jave të “Të parë nga afër – Visti da vicino”. – Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150
Burimi : Ibrahim Kodra. Piktori me origjinë shqiptare është protagonist i kësaj jave të “Të parë nga afër – Visti da vicino”. – Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Korrik 2021

 

“Radiocorriere” ka botuar, me 27 tetor 1979, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Heroi i një fabule është një piktor

 

Burimi : Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150
Burimi : Radiocorriere, 27 tetor 1979, f.150

I adoptuar nga mbreti i Shqipërisë, Ibrahim Kodra është një artist me një jetë legjendare. Poeti Eluard e quajti atë “primitivi i një civilizimi të ri”. Jetën dhe punën e tij e tregon vetë në “Të parë nga afër – Visti da vicino”

 

Ai është një “legjendë”. Ai ishte tetë ose nëntë vjeç kur një mjeshtër i zellshëm i oborrit të mbretit i foli sovranit për një djalë që pikturonte si një piktor i madh. Mbreti dhe mbretëresha e birësuan (adoptuan). Nuk është një fabul, as historia e një piktori të Rilindjes. Por legjenda e Kodrës. I lindur më 1918 në Tiranë në Shqipëri në kohën e Mbretit Zog, ai u adoptua nga ky i fundit me premtimin e mbretëreshës për ta dërguar për të studiuar në Itali. Dhe kështu ndodhi. Në fillim të të njëzetave, me një bursë, i riu arrin në Itali, në Milano dhe hyn në Brera në shkollën e Carra-s, Carpi-t, Funi-t, Morlotti-t, Dova-s, Peverelli-t. Pastaj lufta. Hy në Rezistencë. Dhe nuk largohet më nga Italia. Bëhet qytetar italian dhe nënshtetësia e tij firmoset nga i njëjti president Saragat-i që e uroj atë në “Quirinale”. Por edhe fitorja milaneze midis viteve 1940 dhe 1950 ka gjithashtu aromën e legjendës. Shkurtimisht, piktori nuk ndan, ashtu si në të kaluarën, ekzuberancën e jetës nga gjeniu artistik dhe bëhet një lloj heroi i romanit. Dhe është vetë ai që rrëfen tërë jetën e tij fantastike në takimin e tij me publikun në “Të parë nga afër – Visti da vicino” (e premte, ora 6 pasdite. Rete 2). Natyrisht, personaliteti i pagabueshëm i artistit të madh nuk është i ndarë nga stili i tij konfuz.

 

Është e gjitha në një. Rezultati është një vepër artistike gati si magjistare, drita, ngjyra, idhuj, aludime lirike për Orientin e tij Ballkanik, përzier në një stil të pagabueshëm. “Kodra është primitivi e një civilizimi të ri”, tha poeti Paul Eluard. Në përpjekje për të shpjeguar këtë alkimi misterioze artistike të këtij “primitivi” në transmetim është Carlo Munari. “Legjenda” e Ibrahim Kodrës është kështu një takim tjetër me artin bashkëkohor dhe mbi të gjitha me artistin, në ciklin e gjatë të Renzo Bertoni-t: një cikël që ka sjellë dhe sjell në shtëpi “të mëdhenjtë” e artit në dimensionin e tyre të përditshëm, në momentin e punës së tyre dhe në momentet e relaksimit: në një rrëfim që secili i bën vetes dhe artit të tij për publikun e gjerë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/ibrahim-kodra-piktori-legjendar-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

https://www.kultplus.com/arti-pamor/ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

http://www.illyria.com/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

https://www.balkanweb.com/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/ 

 

https://opinion.al/1979-ibrahim-kodrapiktori-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

https://drini.us/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1623569/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

https://dosja.al/radiocorriere-1979-kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

https://konica.al/2021/07/legjenda-e-djaloshit-qe-pikturonte-si-mjeshter-i-madh/

 

https://www.syri-vision.tv/ibrahim-kodra-piktori-legjendar-me-origjine-shqiptare-i-adoptuar-nga-mbreti-zog/

 

https://alb-spirit.com/2021/07/08/radiocorriere-1979kush-eshte-ibrahim-kodra-piktori-legjendar-origjine-shqiptare-adoptuar-nga-mbreti-zog/