Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Janar 2020
“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 23 majit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit në “Il Mattino”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Esat Pasha akuzon Austrinë dhe instruktorët hollandezë
(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)
Romë, 22 maj. – Esat Pasha, i intervistuar nga “Mattino”, bëri deklaratat e mëposhtme :
“Austria dhe oficerët hollandezë kanë bërë marrëveshje konspirative ndaj meje. Gjatë ditës së arrestimit tim, këta të fundit u shpërndanë njëqind e pesëdhjetë pushkë nacionalistëve katolikë për të rrethuar shtëpinë time.
Jam i bindur se kryengritja që më largoi nga Durrësi buron nga një komplot midis Austrisë dhe oficerëve hollandezë. Do ta gjej provën, e cila do të mund të përdoret për historinë e Shqipërisë.”
Esat Pasha është i bindur se do të mund të kthehet së shpejti në Durrës.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/esat-pasha-per-il-mattino-1914-largimi-im-nga-durresi-ndodhi-si-arsye-e-nje-komploti-midis-austrise-dhe-oficereve-hollandeze-do-ta-gjej-proven/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/esat-pasha-me-1914-austria-dhe-oficeret-holandeze-konspiracion-ndaj-meje/
https://opinion.al/esat-pasha-komploti-i-austrise-me-oficeret-holandez-me-largoi-nga-durresi/