Ismail Qemali, gazetarit francez të Excelsior (1914) : “Raportet me Greqinë, jo vetëm mund, por edhe duhet të jenë të shkëlqyera.”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Maj 2019

 

“Excelsior” ka botuar, të premten e 6 shkurtit 1914, në faqen n°7, intervistën e Ismail Qemalit me gazetarin francez të Excelsior, në Nice të Francës, rreth marrëdhënieve Greqi – Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Cilat do të jenë raportet e Shqipërisë dhe Greqisë? Ismail Qemali na tregon se ata mund dhe duhet të jenë të shkëlqyeshëm.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nice, 5 shkurt (Shkresë e veçantë e Excelsiorit). — Sapo mbërriti në Birindisi, Ismail Qemali, i cili kishte dorëzuar vullnetarisht, thotë ai, drejtimin e qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, u bë pre e intervistave. Por një çështje kryesore kishte mbetur ende në hije. Cilat do të jenë marrëdhëniet e shtetit të ardhshëm me Greqinë, dhe tensioni i tanishëm a do të ketë pasoja të mëtejshme ?

Kjo është pyetja që i bëra Ismail Qemalit. Bashkëbiseduesi im ishte shumë afirmativ. Ai beson se këto raporte, jo vetëm mund, por edhe duhet të jenë të shkëlqyera. E gjitha kjo, thotë ai, është në interes po aq të Greqisë sa dhe të Shqipërisë.

Ish-kreu i qeverisë shqiptare është kategorik : sipas mendimit të tij, nuk ka shkaqe serioze pakënaqësie. Sigurisht, ka pasur disa përplasje interesi, dhe kjo ndodh për shkak se ka gjithmonë, në të gjitha kufijtë, depërtim të një race në tjetrën. Por, në fund të fundit, ky depërtim bëhet më pak shqetësues kur të dyja racat kanë afinitete të mëdha midis tyre.

I kujtoj bashkëbiseduesit tim se gjatë lëvizjeve të ndryshme që ndodhën në territoret kontestuese, helenizuesit i drejtoheshin konsullatës franceze, ndërsa shqiptarët përfaqësuesve italianë dhe austro-hungarezë, dhe i kërkova rezultatin përfundimtar të këtyre manovrave. Por ai është tepër i zgjuar për t’u përgjigjur në mënyrë kategorike një pyetjeje të tillë:

“Sigurisht, Shqipëria ka qenë mirënjohëse ndaj fuqive që e kanë mbështetur atë, por nuk ka ndërmend të mbajë anën e dikujt. Ajo shpreson të marrë mbështetjen e Francës, interesi i të cilës, për më tepër, i korrespondon interesit të saj, sepse vetëm një situatë e qetë do ta lejojë vendin tim të zhvillohet. Por nuk mund të ketë pazare jashtë kursimit francez.”

Me këto fjalë u ndava me Ismail Qemalin; ai dëshiroi të më kujtonte mbresat e mira që i kishte lënë vizita e bashkëpunëtorit tonë Andre Jager-Schmidt në Vlorë.

Charles de Saint-Cyr

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-gazetarit-francez-te-excelsior-1914-raportet-me-greqine-jo-vetem-mund-por-edhe-duhet-te-jene-te-shkelqyera/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/ismail-qemali-gazetarit-francez-pse-raportet-me-greqine-duhet-te-jene-te-mira/

 

https://www.kohajone.com/2019/05/02/qemali-gazetarit-francez-1914-raportet-me-greqine-duhet-te-jene-te-shkelqyera/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/ismail-qemali-per-gazetarin-francez-raportet-e-shqiperise-dhe-greqise-duhet-te-jene-te-shkelqyeshme/

 

http://prizrenpress.com/kulture/ismail-qemali-per-gazetarin-francez-raportet-e-shqiperise-dhe-greqise-duhet-te-jene-te-shkelqyeshme/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1077788/ismail-qemali-gazetarit-francez-te-excelsior-1914-raportet-me-greqine-jo-vetem-mund-por-edhe-duhet-te-jene-te-shkelqyera/

 

http://www.gsh.al/2019/05/02/1914-ismail-qemali-raportet-greqine-mund-te-jene-te-shkelqyera/

 

https://opinion.al/1914-gazeta-franceze-interviste-me-ismail-qemalin-per-raportet-me-greqine/