1985 / Vdekja e Enver Hoxhës – Reagimi i Ismail Kadaresë ndaj gazetës “Le Monde” pas botimit të deklaratës së Leka Zogut I (Letra)



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Maj 2022

 

“Le Monde” ka botuar, të premten e 26 prillit 1985, në faqen n°2, letrën e Ismail Kadaresë në lidhje me pakënaqësinë e botimit në këtë media të deklaratës së Leka Zogut I me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Letër nga lexuesit

 

Burimi : Le Monde, e premte, 26 prill 1985, f.2
Burimi : Le Monde, e premte, 26 prill 1985, f.2

E kisha për detyrë t’ju shkruaj këtë letër pasi lexova në gazetën “Le Monde” shkrimet e botuara ditët e fundit me rastin e vdekjes së liderit të popullit shqiptar, Enver Hoxhës.

 

(…) Sigurisht, gazetarët tuaj kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre për rendin shoqëror të një vendi, për idetë që ai mbron dhe për politikën e tij. Megjithatë, më duket se është e padinjshme të ofendosh një popull në kohë zie dhe dhimbjeje, siç ndodh në artikujt e gazetës suaj. Populli shqiptar ka një histori të gjatë plot vështirësi, prandaj e di shumë mirë pse përjeton dhimbjen, si e manifeston atë dhe për kë duhet të vajtojë. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur në mënyrë të palëkundur me themelet, historinë dhe ndërtimin e Shqipërisë së re. Kjo është ajo që përcakton përmasat e figurës së tij dhe, rrjedhimisht, përhapjen e zisë.

 

Na u duk e çuditshme, kolegëve të mi dhe mua, që gazeta Le Monde (...) botoi me këtë rast deklaratën e një krimineli si djali i ish-mbretit Zog, të kësaj fantazme qesharake që kërkon të vendosë sërish monarkinë në Shqipëri, këtë monarki që Franca juaj përmbysi dy shekuj më parë, për të cilën ajo me të drejtë krenohet. Vetëm njerëzit me qëllim të keq mund të dëshirojnë të kthejnë pas historinë e Shqipërisë.

 

ISMAIL KADARE

(Tiranë).

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/1985-vdekja-e-enver-hoxhes-reagimi-i-ismail-kadarese-ndaj-gazetes-le-monde-pas-botimit-te-deklarates-se-leka-zogut-i-letra/Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/vdekja-e-enver-hoxhes-reagimi-i-kadarese-ndaj-le-monde-pas-botimit-te-deklarates-se-leka-zogut/

 

https://www.kultplus.com/lajme/vdekja-e-enver-hoxhes-reagimi-i-ismail-kadarese-ndajgazetes-le-monde-pas-botimit-te-deklarates-se-leka-zogut-i/

 

https://www.shkodraweb.com/deklarate-e-nje-krimineli-reagimi-i-ismail-kadarese-ndaj-gazetes-le-monde-pas-botimit-te-deklarates-se-leka-zogut/

 

https://ampress.ca/1985-vdekja-e-enver-hoxhes-reagimi-i-ismail-kadarese-ndaj-gazetes-le-monde-pas-botimit-te-deklarates-se-leka-zogut-i-letra/

 

https://dosja.al/art-argetim/reagimi-i-ismail-kadarese-ndaj-gazetes-le-monde-pas-botimit-te-dekla-i215964

 

https://inforculture.info/2022/05/21/1985-vdekja-e-enver-hoxhes-reagimi-i-ismail-kadarese-ndaj-gazetes-le-monde-pas-botimit-te-deklarates-se-leka-zogut-i-letra/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1814987/1985-vdekja-e-enver-hoxhes-ndash-reagimi-i-ismail-kadarese-ndaj-gazetes-le-monde-pas-botimit-te-deklarates-se-leka-zogut-i-letra/

 

https://bashk.tv/sq/news/article/112910/1985-Vdekja-e-Enver-Hoxhes-%E2%80%93-Reagimi-i-Ismail-Kadarese-ndaj-gazetes-Le-Monde-pas-botimit-te-deklarates-se-Leka-Zogut-I