Le Constitutionnel (1900) : Arratisja e Ismail Qemalit dhe tre djemve të tij nga Turqia nëpërmjet luftanijes angleze, “Salamander”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Shtator 2017

 

Gazeta franceze, “Le Constitutionnel”, ka botuar, të premten e 4 majit 1900, në ballinë, një shkrim në lidhje me arratisjen e Ismail Qemalit dhe tre djemve të tij nga Turqia.

 

Atdhetari shqiptar, i emëruar nga sulltani në postin e Valit në Tripoli, kishte planifikuar të udhëtonte drejt këtij destinacioni nëpërmjet anijes “Fuad”, por gjithçka ka ndodhur ndryshe.

 

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë mbi planin e arratisjes së patriotit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

Arratisja e Ismail Qemal Beut vazhdon të jetë objekt i të gjitha komenteve.

 

Ndryshe nga ajo që u tha më parë, Ismail Qemali, pasi u largua nga “Yildiz Kiosk”, nuk hyri në bordin e “Fuadit”, i cili do ta çonte atë në Tripoli, nga ku do të nisej natën. Ismail Qemali, duke dalë nga “Yildiz Kiosk”, hyri fare thjeshtë në luftanijen angleze “Salamander”, me tre djemtë e tij, dhe kërkoi strehim që iu akordua menjëherë.

 

Ambasada angleze informoi Portën e Lartë për atë që kishte ndodhur dhe e paralajmëroi se Ismail Qemali dëshironte të strehohej jashtë vendit për të jetuar tashmë atje. Sulltani ishte shumë i habitur dhe u përgjigj se Ismail Qemali, sipas dëshirës së tij, mund të shkonte, ose në postin e tij në Tripoli, ose të largohej jashtë vendit.

 

Ismail Qemali dhe tre djemtë e tij u larguan sot nga “Salamanderi” për tu nisur me një avullore (anije me avull) të Kompanisë “Rubattini”, e cila do t'i çojë ata në Marsejë.

 

Ismail Qemali ka reputacionin e një njeriu të drejtë dhe të kthjellët : vendimi që ai ka marrë, për të braktisur vendin e tij, tregon qartësisht se ai e konsideron të pamundur jetesën e çdo individi inteligjent në Turqi.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-constitutionnel-1900-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://www.syri.net/arte-media/97184/si-u-arratis-ismail-qemali-me-3-nga-djemte-e-tij-nga1-turqia/

 

http://shqiperiaebashkuar.al/2017/09/le-constitutionnel-1900-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://www.tiranaobserver.al/arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-qe-habiti-sulltanin/

 

http://www.kultplus.com/trashegimia/gazeta-franceze-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia/

 

http://www.americaneye.al/arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-qe-habiti-sulltanin/

 

http://perqasje.com/2017/09/arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://konica.al/2017/09/le-constitutionnel-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://opinion.al/le-constitutionnel-1900-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://www.njekomb.com/?p=38335

 

http://ina-online.net/arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-permes-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/766529/le-constitutionnel-1900-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://www.dritare.net/2017/09/30/si-u-arratis-nga-turqia-ismail-qemali-me-tre-djemte-e-tij/1

 

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=204426

 

http://www.kohanews.com/le-constitutionnel-1900-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

https://manastirilajm.com/le-constitutionnel-1900-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://www.kohajone.com/2017/10/01/arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemeve-te-tij-nga-turqia-me-luftanijen-salamander/

 

http://www.rrokum.tv/sene-vene/ikja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-qe-habiti-sulltanin-foto/

 

http://www.civitas.al/civitas-plus/e-rralle-si-u-arratisen-ismail-qemali-dhe-tre-djemte-e-tij-nga-turqia

 

https://gazetaprishtinapress.com/2017/09/30/le-constitutionnel-1900-arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-nepermjet-luftanijes-angleze-salamander/

 

http://www.gazetadita.al/arratisja-e-ismail-qemalit-dhe-tre-djemve-te-tij-nga-turqia-qe-habiti-sulltanin/